Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rikthehet Edicioni i Tretë i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Rikthehet Edicioni i Tretë i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” në Tiranë
Kulture

Rikthehet Edicioni i Tretë i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” në Tiranë

Published: September 10, 2024
Shpërndaje

Në datat 10, 11 dhe 12 shtator, Tirana do të presë Edicionin e III-të të “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”, organizuar nga RIAS në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe mbështetur nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe disa ambasada dhe institucione kulturore ndërkombëtare.

Për shkak të kushteve atmosferike, nata e parë do të mbahet tek salla “Avni Mula”, në shkollën “Servete Maçi”. Ditët e tjera të festivalit, në varësi dhe të kushteve të motit, do të zhvillohen në Bahçen e Instalacionit Reja – The Cloud. Feativali do të ofrojë një program të larmishëm muzikor me pjesëmarrjen e gjashtë formacioneve muzikore dhe tridhjetë muzikantëve të njohur dhe të rinj nga Shqipëria dhe jashtë. Ndër të ftuarit e veçantë këtë vit janë “Roaring Cats” nga Hollanda, “Barista 3” nga Austria, dhe “Roberto Tarenzi Trio” nga Italia.

Një fokus i veçantë i këtij edicioni është promovimi i talenteve të reja, me prezencën e formacioneve si “AJS Quartet”, “Elona Islamaj Trio”, dhe “UART Combo”, studentë të degës së re “Muzikë Jazz” në Universitetin e Arteve.

- Publicitet -

Nata e tretë do t’i kushtohet kompozitorit të njohur italo-amerikan Harry Warren, për të cilin do të interpretohen disa nga këngët e tij më të njohura, duke ndriçuar lidhjen e tij me trashëgiminë shqiptare.

Gjon Mili Jazz & Blues Festival synon të promovojë muzikën jazz dhe blues, si dhe të nxisë aktivitetin artistik dhe krijimtarinë ndërmjet muzikantëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ky festival është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar në zhvillimin e muzikës jazz në Shqipëri dhe për të inkurajuar brezat e rinj në këtë art.

Programi i tre ditëve të festivalit

E martë, 10/09/2024
UART COMBO (Shqipëri) – ora 19.30
BARISTA 3 (Austria) – ora 20.30

E mërkurë, 11/09/2024
AJS QUARTET (Shqipëri) – ora 19.30
ROARING CATS (Hollandë) – ora 20.30

E enjte 12/09/2024
ELONA ISLAMAJ QUINTET: Harry Warren tribute (Shqipëri)– ora 19.30
ROBERTO TARENZI TRIO (Itali) – ora 20.30

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  • Rama komenton protestën me vezë në Dublin: Kjo është demokracia
  • Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë, çfarë pritet ditët në vijim
  • Një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë dhe shërbime për hebrenjtë pritet të hapet në Shqipëri
  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Greta on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  3. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  4. [email protected] on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  5. gardieri on Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?