Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rinas, porta e pasigurisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Rinas, porta e pasigurisë
AnalizaLajmi i funditopinion

Rinas, porta e pasigurisë

Published: November 12, 2025
Shpërndaje

Nga Arbër Sheholli

Nga shqetësimi për rendin publik, te kriza strukturore e shtetit: një polici që jo vetëm dështon të parandalojë krimin, por në disa raste bashkëjeton me të.

Vrasja e djeshme në zonën e Rinasit është më shumë se një ngjarje kriminale. Është një skenë që ekspozon publikisht se sa i brishtë është rendi, por edhe sa thellë ka depërtuar krimi në shtetin shqiptar.

- Publicitet -

E para, krimi i rëndë nuk ndodhi në ndonjë rrugicë periferike, por në portën hyrëse të vendit, aty ku çdo ditë kalojnë diplomatët, turistët dhe mijëra qytetarë që e marrin Rinasin si simbol të sigurisë dhe rregullit.

Kur një vrasje ndodh në një nga pikat më të ruajtura të vendit, problemi nuk është thjesht kriminal. Këtë ndjesi e shton një detaj i përsëritur: Në makinën ku ndodhej viktima (një person i njohur për lidhjet me botën e krimit) ishte edhe një punonjës në proces i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë.

Ky institucion teorikisht ekziston për të kontrolluar policinë dhe për të luftuar korrupsionin e saj.

Kjo është goditje e rëndë për imazhin e kujtdo që pretendon të ketë reformuar sistemin e sigurisë. Nëse edhe organet që duhet të garantojnë integritetin e policisë bëhen shoqërues të botës së krimit, atëherë deklaratat për rendin dhe sigurinë bëhen thjesht një fasadë e zbrazët.

Rinas bëhet kështu, edhe njëherë, simbol i dështimit të politikës së rendit: një hapësirë që duhet të përfaqësonte shtetin në formën e tij më të disiplinuar, kthehet në pasqyrë të dobësisë së autoritetit.

Policinë e shohim shumë të zellshme dhe skenike ndaj makinave me xhama të zinj, apo cepave në lagje ku gjëmojnë cigare hashashi, por në përballjen me rrjetet e organizuara, me armët dhe paratë e krimit, nuk shohim të njëjtën kurajo.

Kjo është një krizë e sigurisë, një kalbëzim i brendshëm i sistemit. Policia nuk arrin të mbrojë realisht qytetarin sepse një pjesë e saj është bërë peng i krimit. Është momenti për të kuptuar se reforma në polici nuk matet me fjalë, me uniforma të bukura apo me patrulla që shfaqen gjithandej nëpër qytete e rrugë, por së pari me aftësinë për të pastruar veten nga brenda.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Ethem Lalaj says:
    November 12, 2025 at 9:10 am

    Ok,Zotri:
    Çdo ngjarje si kjo shqetëson vetën njërzit e ndërgjegjshëm dhe hedh në sulmë pikërisht Ata që e stimulojnë krimin.!
    Shqipëria është bër aren krimi që në 1992,kur:
    -U hapën portat dhe hyri DERRI DHE DOSA NË SHQIPRI.
    -Kur policët GJENERAL me akademi u hodhën në rrugë dhe u graduan militantët idiot me 4,7,8 kllasë të tipit AGIM SHEHU E BASHKIM GAZIDEDE..!
    -Kur Saliu ligjëroi DROGËN NË LAZARAT,SAIMIR TAHIRI E SHKULI DHE PËR PASOI SHKOI NË BURG..! Pasi, kur Saimiri arrestonte drogaxhijt e Saliut,po drejtësia e Saliut i nxori Ata na burgu për të mbjell më shumë në 28 km/2,po me porosi të Saliut për të SIGURUAR MBI 60 VILA NË GJITHË EUROPËN,QË DUHESHIN 50 % E POPULLIT TË VISHEJ POLIC PËR TË RUAJTUR 50 % TË PJESËS TJERËR.!?
    -ZOTRI:Kur në një QYP ME MJALT 50 kg HIDHET 1gr. HELMË..GJITHË QYPI BËHET HELMË..!
    -Kur KRIMINELI DRITAN DAJTI VRAU 4 POLIC NË DURRËS DHE JU FAL JETA PSE BABI TIJ KA KËN KUZHINER I SALI NON GRATËS,TË GJITHË KRIMINELËT DO TË VRASIN MË SHUMË SE DO I FALI DREJTËSIA E SALIUT FATKEQSI KOMBËTARE.!
    Ndaj,E.Rama ka deklaruar..KOKËN TË HANË..dhe sa të jetë Sb në PD,kriminel do pjellë..!
    -Ngjarje të tilla po ndodhin në gjithë BOTËN,por nuk kemi dëgjuar se POLICIA ËSHTË KRIMINALE 100 % SIÇ DEKLARON SALIZMI.
    -Nuk mundet të sigurohen 28 mij Km/2 me 1.500 polic,nëse nuk ndërgjegjsohet: POLITIKA AGRESIVE,SPASTRIMI POLICISË NGA HAJDUTËT DHE SPIUNËT,EDUKIMI MASËS SË POPULLIT PËR TI RAPORTUAR POLICISË ÇDO NGJARJE. PSH:
    ● Në 1997 u ndodha në GREQI(nga frika e Saliut 1996) dhe në një rast QAU NIPI 2 VJEÇ..PAS 5 MINUTASH ERDHËN 3 POLIC..NË NDIHMË..KUSH I NJOFTOI ATA..? MINISTRI,DREJTORI POLICISË..? APO BASHKPUNËTORI(PATRONAZHISTI)LAGJES..!?
    ● Dhe kjo nuk ndodh tek NE,pasi POLICIA,PREKURORIA,etj I DEKONSPIROJNË & DËNOJNË.!
    -Ndaj,populli thot.”..O BALO TË KEQEN NËNA E KE TË KEQEN BRËNDA.”.!
    E.L News Albania

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Njoftimi zyrtar i SPAK lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut
  2. demo on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  3. bjeri drejt se ke lehtesira on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  4. I.Troplini on Me “targa të fortish”, SPAK gjen një nga makinat luksoze të Ergys Agasit, të fshehur në garazhin e Equos Resort
  5. Pushtetarët e mallkuar 36 vieçar on Qytetet më të ‘shkretuara’, Korça ka mbi 80% të territorit pa banorë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?