Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rishi Sunak, kush është 42-vjeçari me origjinë indiane që do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rishi Sunak, kush është 42-vjeçari me origjinë indiane që do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
BoteKryesore

Rishi Sunak, kush është 42-vjeçari me origjinë indiane që do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Rishi Sunak, 42-vjeçme origjinë nga India dhe një hindu i devotshëm, do jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi Penny Mordant nuk arriti të mblidhte 100 nënshkrime parlamentare dhe u tërhoq nga gara.

Sunak, i cili u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 2015, u dallua menjëherë në politikë në kohën kur pandemia goditi Britaninë pasi ai krijoi një program “pezullimi pune” për të mbështetur miliona britanikë.

Sot, kryeministri i ri i Britanisë është lideri i parë me origjinë indiane dhe një ish-bankier multi-milioner i Goldman Sachs që po përballet me një nga krizat më të këqija financiare të vendit. Britania po zhytet në recesion për shkak të kostove gjithnjë në rritje të energjisë, normave të larta të interesit të banesave, rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe efekteve negative të “Brexit”.

- Publicitet -

42-vjeçari Sunak lindi në Southampton, Anglinë jugore, nga prindër me origjinë indiane, të cilët kishin emigruar në Britani nga Afrika Lindore. Familja e tij emigroi në Britani në vitet 1960, një kohë kur shumë njerëz nga ish-kolonitë e Britanisë mbërritën në vend për të ndihmuar në rindërtimin e saj pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai ndoqi shkollën elitare “Winchester College” dhe më pas, falë një burse, studimet e larta ai fillimisht i kreu në Oksford, ku studioi Filozofi, Politikë dhe Ekonomi. Pas diplomimit në Universitetin e Oksfordit, ai vazhdoi në “Universitetin e Stanfordit”. Atje ai takoi Aksatha Murthy, gruan e tij, babai i së cilës është miliarderi indian Narayana Murthy, themeluesi i gjigantit “Infosys Ltd”. Madje shumë pretendojnë se Aksata ka më shumë pasuri se mbretëresha Elizabeth.

Sunak konsiderohet si mishërimi i Britanisë multietnike. I përket krahut modern të Partisë Konservatore. Ngritja e tij ka qenë shpërthyese që nga zgjedhja e tij e parë në Parlament në 2015.

Vetëm 42 vjeç, Sunak, një aktivist i Brexit, u bë ministër i financave, i dyti në hierarkinë e qeverisë, pak pas kryeministrit Boris Johnson, i cili sot është 58 vjeç. Të dy u përpoqën para verës të shpallin një plan të ri ekonomik, por nuk arritën të bien dakord. Sunak e ka konsideruar prej kohësh pozicionin e tij mbi politikën ekonomike si “thelbësisht të ndryshëm” nga ai i Johnson.

Kritikët e tij thonë se ai e tradhtoi Boris Johnson, i cili e kishte emëruar atë, kur ai dha dorëheqjen si Kancelar i Thesarit në fillim të korrikut. Megjithatë, ishte lëvizja e tij që çoi në shpërbërjen e kabinetit dhe më pas në rënien e Johnson disa ditë më vonë.

Taksimi ishte linja kryesore ndarëse midis Sunak dhe Truss në fushatën për të pasuar Johnson me ish-ministrin e financave që paralajmëroi rivalen e tij kundër marrjes së zotimeve që ajo nuk mund t’i mbante.
Megjithatë, pavarësisht se Sunak kryesonte në sondazhet brenda grupit konservator, trupi 172,000 anëtarësh i partisë zgjodhi Truss pikërisht për shkak të premtimit të saj për të ulur taksat.

Njoftimi për uljen e taksave i kushtoi shtrenjtë Britanisë pasi bonot britanike dhe sterlina morën një rënie , sondazhet e fundit tregonin se anëtarët e partisë kanë ndryshuar mendje dhe po kthehen te Sunak. Ai e bën shumë të qartë se qëllimi i tij kryesor është të zbusë inflacionin dhe jo të ulë taksat për të pasurit, kategorisë së cilës ai bën pjesë.

Pasuria
Sunak, 42 vjeç, gruaja e tij dhe vajzat e tyre Krishna dhe Anushka do të jenë familja e parë hindu që do të futen në shtëpinë e kryeministrit.

Deri më tani, gruaja e ish-kryeministrit David, Samantha Cameron dhe ‘zonja e parë’ e Mbretërisë së Bashkuar nga viti 2010 deri në vitin 2016, kishte bërë bujë gjatë kohës që bashkëshorti i saj udhëhoqi Brianinë për pasurinë e saj të madhe që trashëgonte, në listën e 10 më të pasurve.

Por tashmë vendin e saj ka pasuar Akshata Murthy, e cila thuhet se është me e pasur se mbreti për shkak të aksioneve të saj prej 430 milionë funtesh në ‘perandorinë’ e IT të babait të saj.

Akshata Murthy u takua me Rishi Sunak në Stanford dhe u martuan në vitin 2009. Së bashku, Sunak dhe Murthy kanë një pasuri të kombinuar prej 730 milionë £, sipas listës së Sunday Times të publikuar në maj. Pasuria neto individuale e Akshata raportohet të jetë 500 milionë funte.

Murthy ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se po përballet me një shqyrtim të hollësishëm për shkak se dyshohet se i është shmangur pagesën e taksave. Akshata Murthy është vajza e indianit Narayana Murthy, që zotëron kompaninë e IT Infosys.

Çifti tani jeton në një shtëpi prej 7 milionë funtesh në Kensington me vajzat e tyre, e cila është vetëm një nga disa pronat që ata zotërojnë. Përveç shtëpisë së qytetit, ata gëzojnë gjithashtu një apartament prej 1 milion £ në Kensington dhe një rezidencë prej 2 milion £ në zonën elektorale të Rishi në Yorkshire, ku ai është mbiquajtur ‘Maharaja e Dales’. Ata gjithashtu kanë një apartament nën çati prej 5.5 milionë £ në Kaliforni, me pamje nga skela e Santa Monica, të cilën e përdorin gjatë pushimeve.

Jo vetëm skandali i taksave, por Murthy është vënë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për veshjet e saj me vlerë mijëra paund. Në dhjetor të 2020, Murthy veshi një palë këpucë me vlerë 445 £, një pallto prej lëkure RED Valentino që kushton 1630 £, dhe një fund lëkure me vlerë më shumë se 1000 £.
o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • XXXL says:
    October 25, 2022 at 1:51 am

    Eshte fare e qarte, nga sot GB eshte shteti i 29 i Indise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?