Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rita Ora e përlotur para koncertit: Të vazhdojmë të tregojmë se ëndrrat bëhen realitet edhe në vendin tonë të mrekullueshëm; Veliaj: Koncerti, ‘line up’ vetëm me çikat tona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Rita Ora e përlotur para koncertit: Të vazhdojmë të tregojmë se ëndrrat bëhen realitet edhe në vendin tonë të mrekullueshëm; Veliaj: Koncerti, ‘line up’ vetëm me çikat tona
Enciklopedi

Rita Ora e përlotur para koncertit: Të vazhdojmë të tregojmë se ëndrrat bëhen realitet edhe në vendin tonë të mrekullueshëm; Veliaj: Koncerti, ‘line up’ vetëm me çikat tona

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Koncerti i Rita Orës, mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, do të përcjellë një mesazh të madh ndërgjegjësimi, pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të 11-vjeçares në Kosovë, si një mënyrë për të inkurajuar dhe për t’u dhënë forcë vajzave dhe grave shqiptare.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja Rita Ora, e cila nuk i fshehu sot emocionet, teksa foli për ngjarjen që preku çdo shqiptar, në konferencën për mediat pak orë përpara koncertit në Tiranë.

“Është një privilegj të jem sërish këtu, për të performuar dhe treguar mbështetjen e një pune të pabesueshme që ka bërë [kryetari i Bashkisë]. Dua të përgëzoj Tiranën, e cila është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë. Të falenderoj, Erion, është një arritje e madhe! Dua gjithashtu të nënvizoj rëndësinë e të qenit këtu, për të festuar jo vetëm për rininë, por për lirinë që kemi për t’u mbledhur së bashku si komunitet, por edhe për të shijuar muzikën sonte në shesh. Të kesh mundësinë të flasësh për rininë është diçka, të cilën unë nuk e marr për të mirëqenë; e ndjej se, si Ambasadore [e UNICEF], është puna ime të vë në dukje gjërat për të cilat mund të ndihmoj në të ardhmen. Gjithashtu, është shumë frymëzuese të shoh talentet e shumta që kanë dalë në këto 10 vitet e fundit në fushën time”, u shpreh ajo.

- Publicitet -

E përlotur, këngëtarja tha se “është shumë e rëndësishme të tregojmë se ëndrrat bëhen realitet edhe në vendin tonë të mrekullueshëm”.

“Jam vërtet e trishtuar për ngjarjen e ndodhur para pak ditësh, ndaj dua ta përdor këtë mundësi për të nënvizuar sa e rëndësishme është t’i kushtojmë vëmendje mënyrës si i rrisim fëmijët tanë, që t’u japim atyre një shans të mësojnë si të respektojnë femrat, që t’i trajtojnë ato në mënyrë të barabartë, që ato të kenë të drejtën të ecin lirshëm nëpër rrugë”, u shpreh ajo e prekur.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se për këtë arsye në skenën e këtij koncerti do të ngjiten vetëm këngëtare femra.

“Në koncert do të performojnë vetëm vajza, çikat tona. Ka qenë një zgjedhje e Ritës, e lidhur edhe me kontekstin e asaj që ka ndodhur, jo vetëm për atë histori dramatike në Prishtinë, por edhe të tjera që ndodhin tipikisht në trevat tona. Prandaj, ne duhet të japim një mesazh! Unë, Vera do ta vazhdojmë përpjekje të përbashkët, këtej dhe andej kufirit, për të emancipuar djemtë dhe burrat, se disa gjëra të tilla nuk tolerohen më. Jo vetëm që ligji duhet të jetë i ashpër, por ne duhet të punojmë me fëmijët që kur janë të vegjël. Mesazhin që do të japë Rita sot, duhet ta vazhdojmë në punën tonë të përditshme. Po ashtu, Rita mori dje titullin “Naim Frashëri”. Është një titull i jashtëzakonshëm, një vlerësim nga Presidenti i Republikës, por unë besoj se titulli i vërtetë është dashuria, energjia fantastike që vjen nga djemtë dhe vajzat e Tiranës, të cilët shpresoj që t’i shohim të gjithë sot në darkë”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Muharrem says:
    September 6, 2022 at 1:21 pm

    Rita Ora mbetet per ne gjithmon nje “Embleme” nje shembull teper pozitive,qe ka arritur me ane te perfaqesimit dinjitoz ne fushen e muzikes,te njihet emri i Shqiperise ne te gjithe boten.
    Ju faleminderit z.Rita !

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 7, 2022 at 8:00 am

    Jo xhorxhsorrista!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?