Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet
EkonomiLajmi i fundit

Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet

Published: July 7, 2025
Shpërndaje

Vitin e ardhshëm vlera e pronës në Shqipëri pritet të rritet deri në 100% për shkak të referencave të reja. Për të frenuar këtë rritje, ekspertët e tregut gjykojnë se është domosdoshmëri një tjetër rivlerësim pronash, duke qenë se nisma e depozituar vjet në kuvend tashmë konsiderohet e djegur.

Me mbylljen e legjislaturës së 10-të parlamentare, mes disa dhjetëra iniciativa ligjore që mbetën ‘punë të nisura në mes’ u arkivua në Kuvend edhe nisma e deputetes Blerina Gjylameti për rivlerësimin e pronave të paluajtshme.

Projektligji ngeci në komisione derisa të ishin gati referencat e reja të pronave për të gjithë vendin, ndërsa me humbjen e mandatit të Gjylametit më 11-maj nisma digjet dhe i mbetet në dorë qeverisë ose opozitës nëse do ta rikthejnë atë në Kuvend.

- Publicitet -

“Mungesa e rivlerësimit e dëmtoi dhe vazhdon ta dëmtojnë. Ne kemi çmimet e referencës që kanë ndryshuar, kanë ndryshuar goxha edhe çmimet e tregut kanë ndryshuar dhe qytetarët janë të prekur”, thotë eksperti i pasurive të paluajtshme Ervin Demirxhiu.

Një tjetër fushatë rivlerësimi që do të ishte i pesti në 14 vite, sipas ekspertëve të tregut të pronave është domosdoshmëri në kushtet kur qeveria po bëhet gati që prej vitit të ardhshëm pronat në vend me përjashtim të Tiranës (referencat u miratuan në 2023), të kenë referencat e reja.

“Me çmimet e reja të referencës është akoma më shumë domosdoshmëri për tu bërë një proces. Ideale është të ndryshojë vlera e taksimit. Të mos jetë 15%, se dhe duke bërë fushata rivlerësimi çdo 2-3 vite apo 5 vite nuk është zgjidhje”, pohon eksperti.

Nga veriu në jug çmimet referuese të pronave pritet të rriten deri në 100%.

“Referencat e reja do të ndikojnë në rritjen e çmimeve, sepse çdo taksë që i shtohet shitësit do të jetë një barrë për blerësin. Do të reflektohet në çmim patjetër. Referenca është pak a shumë si indeksim çmimi, duhet të bëhet gjithmonë, problemi është që ka shumë vite që nuk janë bërë dhe hendeku i krijuar është shumë i madh”, pohon eksperti.

Referencat e reja nën të cilat nuk mund të shiten pronat pritet të përfshijnë të gjitha bashkitë e vendit, por shtrenjtimi më i madh do të jetë përgjatë vijës bregdetare, dhe në zonat më turistike të vendit. Sipas përllogaritjeve aktuale të grupit të punës vlera e pronës do të rritet me mesatarisht 22% në Berat, 52% në Kavajë, 61% në Durrës, 86% në Sarandë, 88% në Vlorë e deri më 110% në Himarë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?