Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mijëra pensionistë italianë po jetojnë e vdesin në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Mijëra pensionistë italianë po jetojnë e vdesin në Shqipëri
AnalizaLajmi i funditShoqëri

Mijëra pensionistë italianë po jetojnë e vdesin në Shqipëri

Published: December 23, 2023
Shpërndaje

Juljeta dhe Giuseppe kanë ftuar 11 mysafirë për darkën e Krishtlindjes. Të zotët e shtëpisë janë njohur në Napoli vite më parë dhe njësoj si 4,000 bashkatdhetarë nga Italia jetojnë në Durrës.

“Disa janë miq pensionistë italianë që banojnë pranë nesh, ndërsa të tjerët shokë e familjarë durrsakë”, tha Juljeta.

“Çdo të shtunë, në katedralen ‘Shën Luçia’, famullitari e zhvillon meshën në gjuhën italiane dhe kisha është plot. Por herën e fundit frekuentimi ishte i ulët, pasi një pjesë e mirë kanë shkuar në Itali për festat e fundvitit me familjet e tyre”, tha për BIRN Juljeta Palumbo.

- Publicitet -

Numri i shtetasve nga Italia që jetojnë në vendin tonë u shtua vitet e fundit, pas marrëveshjes së qeverive të të dy vendeve, që mundëson anulimin e taksimit për pensionet italiane.

“Marrëveshja dypalëshe këtu na mundëson defiskalizimin. Pra, pensionistët italianë që banojnë në Shqipëri nuk paguajnë taksa për pensionin italian”, tha për BIRN Giuseppe Palumbo, i cili mban detyrën e sekretarit nacional të Shoqatës së Italisë në Botë, AIM, duke shtuar se “për shkak të legjislacionit italian, pritet një ndryshim i marrëveshjes së mëparshme”.

Përvoja të tilla lehtësuese ishin krijuar më parë në Portugali, Bullgari, Tunizi, etj., por aktualisht këto vende kanë vendosur t’i mbyllin marrëveshjet për defiskalizimin dhe pensionistët po u drejtohen qyteteve shqiptare.

Sipas Palumbos, sot në vendin tonë llogaritet një komunitet prej 19 mijë pensionistësh italianë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë kryesisht në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

Të moshuarve u shtohet edhe një grup i madh sipërmarrësish dhe të punësuarish nga Italia, të cilët punojnë në qytete të ndryshme shqiptare.

Ata kanë krijuar jo pak miqësi me vendasit dhe në Durrës një gjë e tillë nuk është e vështirë për shkak të italishtes, që njihet masivisht nga të gjitha moshat.

Por pensionistët italianë në Shqipëri nuk e kanë të lehtë të organizohen për veprimtari të përbashkëta dhe aq më shumë për të krijuar grupime apo shoqata.

Gaetano Castellon bashkatdhetarët e tij e quajnë “dekani” i italianëve në Durrës.

Sipërmarrës për impiantet e gazit që nga viti 1992 në Vlorë, Tiranë dhe Durrës, 81-vjeçari është një nga frekuentuesit e shfaqjeve të të gjitha llojeve edhe në Durrës dhe kryeqytet, madje në oborrin e banesës së tij historike që prej tre vitesh organizon festën e 2 qershorit, Ditën e Republikës së Italisë.

Shtepia e Castellos në Rrashbull

“Mulliri i Bullgarit”, 6 km larg qytetit, është ndërtuar në fundin e shekullit të 19-të nga një grup mjeshtrash nga Sardenja, Itali.

Sipas Gaetanos, ata sapo kishin përfunduar ngritjen e katedrales “Shën Luçia” në qendër të Durrësit, kishën katolike ku kanë kontribuar figura të rëndësishme të historisë sonë si Dom Nikoll Kaçorri apo Dom Vinçens Prendushi.

Gaetano është një nga italianët e shumtë të Durrësit që nuk flasin gjuhën shqipe, ndonëse prej shumë vitesh jetojnë në Shqipëri.

“E vërtetë, por kur unë përpiqem të them diçka në shqip, menjëherë miqtë shqiptarë përgjigjen në gjuhën time”, justifikohet Gaetano.

Miqtë e tij shqiptarë dhe të huaj festuan edhe kur presidenti i Republikës së Shqipërisë e nderoi atë me titullin “Për merita të veçanta civile”.

Sipas marrëveshjes mes dy vendeve, pensionistëve italianë nuk u lejohet të punojnë në shtetin ku janë vendosur.

Por disa prej tyre kanë gjetur mundësi për të qenë të vlefshëm.

Angela, një zonjë 69-vjeçare, shkon çdo ditë në një nga qendrat e kujdesit shëndetësor dhe u vjen në ndihmë të moshuarve apo pacientëve që kanë nevojë. “Ndihem mirë kur më falënderojnë dhe, mbi të gjithë, bëhem e dobishme”, shton Angela.

Por jeta bën të vetën dhe tashmë në varrezat e Durrësit pushojnë përjetësisht edhe pensionistët e parë italianë.

“Francesca Savoca, 65 vjeçe, ndërroi jetë para një muaji pas një ataku kardiak. Bashkë me të shoqin, që të dy nga Mesina, ata kishin punuar për vite me radhë në Lugano Zvicër”, tha znj Angela për BIRN.

“E varrosëm pranë të shoqit në varrezën e re të Durrësit, ashtu siç e kishte lënë amanet”, shtoi ajo.

Edhe Giuseppe Palumbo nuk ka hequr dorë asnjë ditë nga pasioni i tij artistik.

Në kuadër të një shoqate kulturore, ai dhe bashkëshortja kanë organizuar koncerte në Durrës, Sarandë dhe Gjirokastër.

“Në amfiteatrin e Durrësit u krijua një atmosferë mjaft e bukur dhe, veç Juljetës, ishin ftuar edhe artistë nga Napoli”, tha Giuseppe.

“Ne po punojmë për një binjakëzim kulturor mes Durrësit dhe Napolit”, përfundoi napoletani i dashuruar me Durrësin.

Reporter – Gëzim Kabashi

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • TIRONA says:
    December 23, 2023 at 6:32 am

    Falenderoj Durresin dhe durrsaket e kulturuar!

    Reply
  • vlonjati says:
    December 23, 2023 at 8:05 am

    Se sa italiane jetojne ne Shqiperi kete asnje nuk e di por shtypi yne me gjithe drejtuesit tane jane 100% mashtrues. Rama ka 2-3 vjet qe e ben fakt te kryer punen e pretendenteve shqiptare per pensionet ne Itali por deri me sot vetem fjale.Kur Rama tha se kemi bere marreveshjen per njohjen e viteve te punes me Italine un kisha 67 vjeç dhe 15 vjet pune ndersa sot kam mbi 70 vjeç dhe akoma nuk mi njeh njeri! Shpresoj qe te tjeret te mos presin kaq gjate se sa per mua dhe te tjere te moshes sime na mungon dhe nje vit .

    Reply
  • TONI says:
    December 27, 2023 at 9:14 pm

    JA PASKAN MARR SHPIJAT SHTETI JON HAJN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?