Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfimi i bujshëm i yllit të Anglisë: Jam abuzuar seksualisht nga shoqja e nënës sime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Rrëfimi i bujshëm i yllit të Anglisë: Jam abuzuar seksualisht nga shoqja e nënës sime
Sport

Rrëfimi i bujshëm i yllit të Anglisë: Jam abuzuar seksualisht nga shoqja e nënës sime

Published: July 13, 2023
Shpërndaje

Ylli anglez i futbollit Dele Alli, i cili ka kaluar disa sezone të vështira sa te Everton dhe te Beshiktash, pasi mbylli kapitullin e tij me Tottenham, është rrëfyer në një intervistë zemërthyese për legjendën Gary Neville në “The Overlap”.

Me rrëfimin që nis në rininë e hershme, Alli zbulon se ka qenë tepër e vështirë për të që të rritej me nënën e alkoolizuar. Ai madje zbuloi se është abuzuar seksualisht në moshën 6 vjeçare nga një mikeshë e nënës biologjike.

“Kur isha 6 vjeç u ngacmova seksualisht nga shoqja e nënës sime, e cila ishte vinte shpesh në shtëpi. Nëna ime ishte e alkoolizuar. Më dërguan në Afrikë për të mësuar disiplinën dhe më pas më kthyen. Kur isha 7 vjeç nisa të pi duhan dhe 8 vjeç fillova të merrja drogë”, zbuloi ai.

- Publicitet -

Por Alli tregoi se jeta e tij ktheu kurs në mënyrë të bujshme kur ai u adoptua nga Alan dhe Sally Hickford, duke zbuluar se është jashtëzakonisht i afërt me familjen e tij adoptuese dhe aktualisht menaxhohet nga vëllai i tij, Harry.

Alli po ashtu tregoi arsyet përse karriera e tij mori të tatëpjetën në moshën 24-vjeçare kur ai shihej si një prej sulmuesve më të talentuar dhe përflitej madje për një kalim te gjigandët e Real Madrid.

Ylli i Anglisë zbuloi se ka kaluar një periudhë kohe së fundmi në një institucion rehabilitimi në Shtetet e Bashkuara, për ta ndihmuar atë që t’i largohej varësisë nga pilula e gjumit.

Alli po ashtu pranoi se kishte menduar seriozisht të tërhiqej nga futbolli kur ishte 24 vjeç, por përshëndeti ish-teknikun e tij te Totenham, Mauricio Poketino si trajnerin më të mirë për të cilin ka luajtur dhe i shmangu të tjerët duke i cilësuar “fake”.

Alli gjithashtu lavdëroi mirëkuptimin e menaxherit të Everton Sean Dyche në muajt e fundit dhe u shpreh se po synon të realizojë një sezon të madh për klubin që i ka shprehur besim.

Rrëfimi i Delle Alli

“Tani është ndoshta koha e duhur për t’iu treguar njerëzve të vërtetat. Është diçka që e kam fshehur për një kohë të gjatë dhe kam frikë të flas për të. Kur u ktheva nga Turqia (pas një huazimi te Beshiktash) kuptova se kisha nevojë për një operacion. Isha keq mendërisht.

Vendosa të shkoj në një institucion modern rehabilitimi që merret me varësinë, shëndetin mendor dhe traumat. Ndjeva se ishte koha për mua, duhet ta merrja vetë vendimin.

Isha në një cikël të keq të jetës. Unë mbështetesha në gjëra që po më bënin dëm. Unë zgjohesha çdo ditë, fitoja luftën duke shkuar në stërvitje çdo ditë duke buzëqeshur – i gatshëm të tregoja se isha i lumtur.

Brenda po e humbja betejën dhe ishte koha për të ndryshuar. Kur më thanë se kisha nevojë për operacion, munda të ndjeja ndjenjat që kisha kur filloi ky cikël.

Kështu që e ndoqa këtë trajtim për gjashtë javë. Te Everton ishin të mrekullueshëm dhe më mbështetën, do t’u jem mirënjohës përgjithmonë. Që ata të ishin kaq të sinqertë dhe të kuptueshëm, nuk mund të kërkoja asgjë më shumë gjatë një kohe kur po merrja vendimin më të madh të jetës sime – të bëja diçka që kisha frikë ta bëja. Jam i lumtur që e kam bërë”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përfundon mbledhja, zbulohen ‘porositë’ e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve
  • Ish-zv.ambasadori i OSBE-së filmohet në protestë
  • I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  • Aksident tragjik në Lezhë–Milot, automjeti përplaset me kamionin, një viktimë dhe dy të plagosur
  • INSTAT: Burrat apo gratë, cilët fituan më shumë në vitin 2025, pagat për 36 profesione

Komentet e Fundit

  1. Flamur,Struga on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. J on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Ela on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Artan on RaBexit!
  5. Ilir Troplini on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?