Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfimi i kolonelit amerikan të KFOR-it: U sulmuam me armë e granata, po të përdornim forcën do kishte viktima
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrëfimi i kolonelit amerikan të KFOR-it: U sulmuam me armë e granata, po të përdornim forcën do kishte viktima
AktualitetKosovë

Rrëfimi i kolonelit amerikan të KFOR-it: U sulmuam me armë e granata, po të përdornim forcën do kishte viktima

Published: June 6, 2023
Shpërndaje

Koloneli Chris Mabis, kreu i Komandës Rajonale-Lindje në Kosovë thotë se tre ushtarë amerikanë të KFOR-it u lënduan nga protestuesit serb në fund të muajit të kaluar në Zveçan.

Mabis thekson se situata mund të ishte shumë më e keqe, meqë forcat e KFOR-it ishin të autorizuara të përdorin forcën nëse do ishte e nevojshme.

“Kam marrë vendimin që të mos e përdorim forcën për shkak të faktit se do të kishte viktima të pafajshme civile”, tha ai për mediumin amerikan Stripes.

- Publicitet -

Ai theksoi se ushtarët po ruanin ndërtesat komunale dhe personat që ishin brenda, “pasi u bë e qartë se disa serbë donin të largonin me dhunë kryetarin e komunës”.

“Rreth 750 njerëz u mblodhën duke bërë thirrje që kryetari i komunës të lirojë ndërtesën”, tha Mabis, duke shtuar se shumica e tyre po protestonin në mënyrë paqësore.

“Por një turmë rrethoi një grup policësh të Kosovës dhe filloi të dëmtonte veturat e tyre”, ka shpjeguar ushtaraku amerikan.

Pas rreth tetë orësh sipas Mabis, u bë e qartë se situata do të përkeqësohej. Kështu që ai urdhëroi trupat të përparonin drejt hapësirës.

“Kishte një grup agjitatorësh që shumë qartë sulmuan ushtarët e KFOR-it. Trupat më vonë gjetën gëzhoja të plumbave. Përveç armëve, sulmuesit përdorën edhe granata. Ushtaret u përpoqën të mbroheshin me mburoja dhe shkopinj”, tregon ai.

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, shtuan masat e sigurisë para ndërtesave të komunave në Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç, në veri të Kosovës, më 30 maj, një ditë pasi që në komunën e Zveçanit, protestuesit serbë lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve ishin plagosur me armë zjarri.

Tensionet në veri u rritën pasi të premten e kaluar kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga serbët, hynë në ndërtesat komunale për të marrë detyrën.

Serbia e vuri ushtrinë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë dhe dërgoi më shumë trupa në kufirin me Kosovën.

Një ditë pas kësaj ngjarje, NATO-ja vendosi të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë për të përforcuar praninë e saj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një i burgosur ia prish gjumin kryeministrit
  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?