Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëfimi i të dhunuarës nga bashkëjetuesi, që akuzohet dhe për abuzimin me 11-vjeçaren: Ramizi shkonte dhe me vajzën e tezes!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrëfimi i të dhunuarës nga bashkëjetuesi, që akuzohet dhe për abuzimin me 11-vjeçaren: Ramizi shkonte dhe me vajzën e tezes!
AktualitetKronike

Rrëfimi i të dhunuarës nga bashkëjetuesi, që akuzohet dhe për abuzimin me 11-vjeçaren: Ramizi shkonte dhe me vajzën e tezes!

Published: September 8, 2023
Shpërndaje

Arrestimi për dhunë në familje i një 24-vjeçari nga efektivët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë zbuloi një tjetër skandal. Policia ka dyshime se i riu i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11 vjeçe.

Në një rrëfim ekskluziv për gazetaren e Report Tv, Besmira Pelushaj,  gruaja thotë se kërcënohet nga të afërmit e bashkëjetuesit që të tërheqë denoncimin për Ramis H. me profesion ushtarak që ndodhet në paraburgim prej 6 shtatorit. Ajo kërkon urdhër mbrojtje nga familjarët e bashkëjetuesit  pasi ndihet e këcënuar për jetën e saj dhe dy vajzat.

Si u njoh me Ramis H.?

- Publicitet -
E reja strehohej në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijeve pasi ishte larguar nga bashkëjetuesi i saj italian i cili e dhunonte dhe e keqtrajtonte edhe pse ishte shtatzënë.

Më pas erdhi njohja me bashkëjetuesin

“Kam qenë në qendër se kam bashkëjetuar me një italian.  Isha 5 muajshe. E njoha në punë. Ai më lidhte, më dhunonte, derisa nuk e durova dot më dhe bëra denoncimin  në policinë e Durrësit. 

Kërkova urdhër mbrojtje por nuk më dhanë por më dërguan në Qendër Mbrojtje në Tiranë kur gocën e kisha 2 javëshe.  Qëndrova 1.5 vjet. Aty erdhi një gocë nga Mallakastra e cila qëndroi për 6 muaj dhe më foli për kunatin, vëllanë e burrit.

Në fillim hezitova, se kisha frikë pasi kisha kaluar shumë dhunë, por më pas mendova mos ishte njeri i mirë që unë të kem në krah, sepse unë s’kam njeri,  jam e vetme. Ramiz H. e takova në lokal. Njohja zgjati 1 muaj. 

Pranova të dilja nga Qendra dhe të bashkëjetoja me të me të gjithë gocën. U soll shumë mirë. Gocën e mbante. Fliste me cupën e tezes. Unë dyshova diçka e më thoshte jo. Por më vonë kuptova se ai kishte shkuar me cupën e tezes.

Në polici e akuzoi për ngacmim seksual të një të miture 11 vjeçe.

“E zbulova me mesazhe e video. Ishin banale. Ngjarjen ia tregova kunatit i cili më tha të mbyll gojën. I thashë nuk mund të rri urtë pasi unë kam vajzë dhe nuk kam besim tek ai”

Çfarë ndodhi më pas?

“U bë më i dhunshëm. Më kërcënonte me jetë. Më kapi për fyti” tregon gruaja duke shtuar se kjo e nxiti të denonconte në polici në komisariatin nr 6 ndërkohë familjarët e tij kërkojnë që të tërheqë denoncimit.

“Njerëzit e tij më thonë hiq denoncimin se do të kesh pasoja. Më merr i vëllai e më thotë tërhiq denoncimin”  

Gruaja e akuzon bashkëjetuesin dhe për raste të tjera abuzimi

“Po ka qenë dhe një tjetër. Ma thanë njerëzit e afërt të tij. Por nuk kam fakte”

E reja kërkon urdhër mbrojtje pasi ka frikë nga familjarët e bashkëjetuesit ndërkohë që frika më e madhe e saj është se s’do të rrijë rrugëve.

Nënë e 2 vajzave të mitura bën një apel për ndihmë, pasi jeton në kushte të vështira ekonomike.

“Jam vetëm me vajzë. Ju lutem më ndihmoni” thotë gruaja në apelin e saj për Report Tv.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike
  • Moti i kthjellët në të gjithë vendin, parashikimi për sot
  • VIDEO: Rama del në darkë vonë nga pjesa e pasme e Kryeministrisë, përballet me protestues që qëndronin ende në Bulevard
  • “Serumi” i lashtësisë!
  • Kush fiton nga pasiguria?

Komentet e Fundit

  1. Detari on “Na morën vetëm se ishim aty”
  2. Leo on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  3. Qytetari on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  4. Trapajane hesapi on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  5. Oficeri i artilerise on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?