Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
Politike

Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave

Published: July 24, 2026
Shpërndaje

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar kundër përfshirjes së zonave të Shalës, Shoshit dhe Pultit në Paketën e Maleve, duke ngritur shqetësime për ndikimin që kjo nismë mund të ketë mbi pronësinë dhe identitetin e këtyre trevave.

Në një postim të saj, Koçeku u është drejtuar banorëve të këtyre zonave, duke deklaruar se Paketa e Maleve nuk përbën një zgjidhje për zhvillimin e tyre, por rrezikon të sjellë tjetërsimin e tokave.

Sipas saj, përpara se të pranohen premtime për investime dhe zhvillim, banorët duhet të kërkojnë njohjen e pronësisë dhe të drejtën për të vendosur vetë mbi tokat e tyre.

- Publicitet -

Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësime për mungesën e infrastrukturës bazë në këto zona, duke përmendur problemet me pronësinë, rrugët dhe energjinë, të cilat sipas saj duhet të adresohen përpara çdo projekti zhvillimi.

Reagimi i Marjana Koçekut:

Të dashtun banorë të Shalës, Shoshit e Pultit, Përfshimja e zonave tueja në Paketën e Maleve, siç asht ba e ditun këto ditë, nuk asht shpëtimi i atyne trojeve, por fillimi i nji tjetërsimi që pasojat ka me i pasë aq negative sa ju s’keni me mujtë ma me i kontrollue ato toka.

Nëse doni me qenë shërbyes e lypsarë n’tokat tueja, atëherë pranojeni hak Paketën e Maleve, por di me ju thanë se malet tona nuk futen në paketë, dhe se treva jonë ka ditë me e ruejtë identitetin e vet për shekuj me radhë.

As nuk asht pushtu e as nuk asht shitë. Dhe ju duhet me e pasë parasysh, secili prej jush, se pushtimet gjithmonë kanë ardhë me maska të reja, që ju të mos i njihni.

Unë e di se, çfarëdo çmimi që ata munden me ju ofru, ju nuk i lëshoni tokat e t’parëve, qoftë edhe veç për faktin pse janë t’parëve… se malsori ka qenë dhe asht zot n’tokë t’vet.

Por tash e vetmja mënyrë me jua marrë, asht tu spekulu përmes ligjit me pretekstin se ju do mundeni ma n’fund me i zhvillue ato toka, a ndërkohë nuk keni as tituj pronësie, as rrugë, as energji e as kushtet e nji infrastrukture që jua siguron nji gram jetë të mirë.

S’keni ditë kurrë me i kërkue ato kushte! Kështu që para se me pranue çfarëdolloj premtimi për “zhvillim”, kërkojeni njiherë atë çka ju asht mohue deri tash: pronën tuej, dhe të drejtën me vendosë vetë se çka bahet me pronën tuej.

Zhvillimi që ju nxjerr prej tokës e ju kthen në vasalë e shërbëtorë të dikujt tjetër, nuk ka si me u quejtë zhvillim, përndryshe ju do ishit “zhvillue” me kohë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • demo says:
    July 24, 2026 at 9:50 am

    Te lumte Deputete! Ti perfaqson Malesoret e vertete. Kete i shkrova edhe Une duvaxhinjve te Thethit,qe e priten Edi Ramen si Enver Hoxhen,,ne vend,qe ti vinin drune.

    Reply
  • demo says:
    July 24, 2026 at 11:11 am

    Edhe Terminologjia ne goje te hajdutit behet si e lehur qensh. Paketa e Maleve si Pako e Vitit te Ri,si kutia e Mrekullive.
    Burgjet cfarrosese te nazizteve quheshin:Kampe Pune.Arbait macht Frei.Burgjet e tmerrshme enveriste quheshin:Kampe Riedukimi.Po ju vjedhin o malsore!
    E dini si e pushtoi Malsine dhe Kosoven Dervish pasha ne 1878?Nuk e dini..Me 2 kokrra qepe.I mblodhi shqiptaret ne xhami te Shkupit,Lotet curke prej dashurise per shqiptaret,.Dervish pasha qaj prej qepes,Shqiptaret qaj prej budallallukut.Keshtu mori fund Lidhja Prizrenit.Me dy kokrra qepe.Keto qe u them i di vetem demo ne bote,po Ju degjoni bijen tuaj,Kocekun,edhe po nuk degjuat demon.

    Reply
  • vlonjat says:
    July 24, 2026 at 11:56 am

    Te lumte bytha mos katunare…gezo rrogen 3500 euro e kakaris vend e pa vend.

    Reply
    • Anonymous says:
      July 24, 2026 at 1:07 pm

      Qenke patronazhist zot-rrote.

      Reply
      • Jetimi. says:
        July 26, 2026 at 9:36 am

        Media e shkruar gazeta Dita është kthyer në kazan mediatik.Ne rastin e “Paketës së Maleve” pyetja që i shtrohet deputetes Kolçaku ,si realizohet tjetërsimi i pronës.Por gazetës kazan Ditës i duhet vetëm mjergull.

        Reply
    • Lil Toronto says:
      July 24, 2026 at 1:08 pm

      Qenke patronazhist zot-rrote.

      Reply
    • Aldrin says:
      July 24, 2026 at 2:21 pm

      Po ti moj kurve e Dules. Ti nje cope dhiare e ndyre varrezash. U bere ti te hapesh gojen?
      Ti qe shkerdhehesh me kockat greke te Mero Bajazitit?

      Reply
  • fshatari.pafshat says:
    July 24, 2026 at 2:10 pm

    Nuk ndertohet Shqioeria me Kundra-Bullundra (I.Kadare) por duke punuar fort dhe me shembull te mire vetiak me se pari. Pse nuk e sfidon publikisht Edi Ramen kjo zonja deputete se: me bej mua ministre te bujqesise dhe po nuk e bera ate fitimprurese, per dy vite, per shumicen e fermereve Une do zhdukem familjarisht perjete nga Shqiperia…? Kane hup motit ato gra e burra qe vertet ndjehen vetvetja.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    July 25, 2026 at 6:35 am

    Kjo dapetetja, a nuk u kthyer ne Shqiperi e frymezuar nga paqeta e Maleve? Keshtu e propogandoi shtypi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?