Nga Artan Xh. DUKA
Prof.As.Dr.MSc.
Tatëpjeta e besimit
Përtej retorikave të reformave, arritjeve, “kozmetikave” urbane, dalldisë turistike (turizmi industri bazë apo bonus se boll një protestë që sipas Ramës e trëmbi atë, pale të bëjë vaki ndonjë luftë në rajon apo plasë ndonjë epidemi) etj, sërisht moria e problemeve social-ekonomike e standarti demokratik e ai ligjor vazhdojnë t’a mbajnë të zbehur sensin e perspektivës në vënd.
Besimi dhe shpresa tek e ardhmja vazhdon të gërryhet e “vulën” ia vë edhe emigrimi masiv si dëshmi që qytetari nuk po gjen rehat në vëndin e vet.
Lëvizja e lirë është shprehje e lirisë dhe pritshmëria është që futja në BE të nxisë më tej këtë proçes por emigrimi do të mirëkuptohej kur qytetari tërhiqet më shumë nga e mira jashtë sesa shtyhet nga e keqja brënda vëndit të tij. Një boshatisje e tillë bart pasoja demografike, sociale, ekonomike, kulturore, kombëtare etj dhe klasa politike aktuale e qeverisjet e tranzicionit kanë përgjegjësi historike sepse e keqja nuk ndodhi brënda natës dhe u bënë ca si shumë për të qënë padije e rastësi.
Klasa sunduese politike po lë plot “litarë” përjashta që kanë nëpërkëmbur interesin demokratik e kombëtar. Nga vota, prona, pavarësia e pushteteve, tkurrja e deformimi demografik, zbrazja e fshatit etj, të cilat mbeten sfida reale për shoqërinë, politikën e interesin kombëtar, çështje këto që ngrihen me forcë edhe sot në bulevard.
PS e PD janë sot “vëllezërit siamez” dhe kur opozita, si ushqyese në parim e shpresës qytetare është në vetvete një paradoks, kjo rëndon më tej besimin tek e ardhmja, besim ky që prek fundin kur mendon edhe qasjen e politikës ndaj interesit kombëtar e qëndrimin ndaj së shkuarës si premisë për identitet, dinjitet e optimizëm për më tej.
Vëndi po bëhet si i “huaj” dhe qytetari po emigron se nuk çfarë të humbasë e shpesh vet-asimilohet atje ku shkon sepse politika jo vetëm nuk punon për të ngritur imazhin e vëndit e bërë krenar bashkëkombasit jashtë por përkundrazi, po e rrënon atë imazh. Nga korrupsioni elitar, ngjarjet dramatike si 97, dhunat shtetërore si 21 janari, sagat e vazhdueshme të votimeve, përuljet ndaj fqinjëve etj, duke shtuar këtu edhe qëndrimin e vakët e të kompleksuar ndaj lashtësisë sonë pellazgo-ilire ku, duke i lënë hapësirë trillimit të fqinjëve, humbasim në identitet e bashkë me të edhe në dinjitet e krenari kombëtare që pastaj zbeh më tej besimin e shpresën tek e ardhmja.
Ndryshe nga Greqia e Sërbia që me lashtësinë e sajuar në kurriz të së vërtetës e meritës së kombit tonë, po manipulojnë për t’a përdorur atë si burim identiteti, reference, optimizmi e vendosmërie për të ekzaltuar qytetarin, fabrikuar motive për të ardhmen e mbajtur ndezur pasionet nacionaliste tek mbarë shoqëria e frymëzuar atë si homogjene para botës, tek ne, edhe kur na njeh merita bota, përfshi edhe ato në lashtësi, jo vetëm nuk bëhemi bashkë por grindemi deri duke mohuar ato.
Të mohosh atë që t’a pohon bota!
Sot shkenca po sjell prova e dëshmi për lashtësinë e rolin spikatës të paraardhësve tanë psh. nga gjuha e folur mbi 8 mijë vjeçare, shkrime të tyre para erës së re (ABC-ja pellazge në pllakat mesapike në Itali), shkollat e universitetet nga lashtësia, vëndbanime e civilizim mbi 8 mijë vjeçar, bëma dhe protagonistë historikë në perandoritë e kohës, “gjurma” në legjendat e mitet nga zanafilla e njerëzimit etj, që natyrshëm duhet të na gëzojnë e bëjnë bashkë sepse zgjojnë dhe evokojnë krenari e dinjitet kombëtar që ushqen më pas vetë besimin tek vetja e shoqëria edhe për të ardhmen.
Shteti, institucionet shkencore, bota mediatike, intelektuale etj, duhet t’i përgëzojnë, festojnë e inkurajojnë, lobojnë e mbështesin financiarisht këto arritje e studjuesit pas tyre. Çdo hezitim, heshtje apo më keq kundërvënie, vetëm krijon hutim në publik për identitetin që buron nga lashtësia e dinjitetin kombëtar të lidhur me të.
Ne vetë nuk kemi pse të përjashtojmë apriori lidhjen ilire-pellazge kur vetë bota e pohon atë, të kufizojmë shtrirjen e gjuhës në kohë kur vetë bota e pranon që flitet pandërprerje për 8 mijë vjet, të shpallim me “vulë” se jemi gjuhë e huazuar kur e kundërta është e vërtetë, të mos bëzajmë për figura historike tonat që fqinji u jep “pasaportë”, të grindemi për gjëra që na bëjnë krenar e bashkë, të retushojmë tekste se mos u ngelet hatri fqinjëve, të mos financojmë e i futemi zyrtarisht arkivave apo shpërfillim gjetjet atje etj paradokse që ngrënë hamëndje plot.
Gjuha, dialektet, kultura, melodia, kënga e pentatoni, veshjet, zakonet etj tona nuk janë pasuri e rastësishme e një populli të vogël por të një kombi të madh të shtrirë historikisht nga lashtësia gjithandej. E kjo pasuri e autorët e saj duhet ruajtur, dokumentuar, trashëguar e reklamuar në mbarë botën pa pritur botën t’a zbulojë atë edhe për ne, sikundër ndodhi edhe me rastin e muzikës së filmit Odiseu.
Braktisja e fshatit, braktisje e zanafillës!
Fshati është bazë nga lashtësia për pasurinë kulturore e shpirtërore që trashëgohet brezave. Nga gjuha e dialektet, veshjet, kënga, zakonet etj. Mjerisht ato po braktisen, toka po ikën për “investitorë” 1 eurosh, popullsia po dyndet qyteteve ku spikat “modernja”, stili kozmopolit etj e ku folklori e trashëgimia zor se kultivohen, rregjistrohen, mbështeten etj duke u bërë “luks” në kushtet e mbijetesës. Përparësi merr “progresi”, mënyra perëndimore e jetesës, deri emigrimi e asimilimi gjetiu etj, të gjitha këto dëshmi e dështimit shtetëror për të ruajtur traditën e trashëgiminë e për rrjedhojë edhe lidhjen tonë me lashtësinë që shpie ujë më pas në mullirin e fqinjëve tanë sepse edhe brezi i ri po katandiset në “ufo” për historinë e të parëve tanë.
Zbrazja e fshatit cënon sigurinë kombëtare jo vetëm sepse po rrezikon sigurinë ushqimore për një komb por edhe sepse po rrënon lidhjen tonë me lashtësinë me ndikim në identitetin, dinjitetin e optimizmin për të ardhmen si komb.
Njerëzit nuk mund të detyrohen të jetojnë në fshat por shteti ndërkohë jo vetëm duhet të stimulojë jetesën atje por edhe të dokumentojë e nxisë trashëgiminë e pasur kulturore-historike atje sepse me ikjen e brezave, historia mjegullohet më tej duke lënë vënd për spekullime nga ata që e kanë dokumentuar trillimin historik 100 vjet para nesh – kur manipulohet e sotmja, imagjinoni çfarë është bërë me të shkuarën e lashtë!
Braktisja e fshatit, më shumë se problem ekonomik e demografik është alarm kombëtar. Po pritet “filli” që na lidh me të shkuarën ndaj nuk i duhet lënë fatit por fati duhet gatuar vetë – ishte fatlum kompozitori i Odisesë që gjeti njerëz akoma rrotull. Kujdesi në socializëm ndaj trashëgimisë kulturore nuk është i largët dhe ai duhet marrë parasysh.
Divat e ditës e viganët e lashtësisë!
Protesta në bulevard, krahas halleve të përditshme, duhet të shndërrojë në retorikë edhe rilindjen kombëtare të rradhës si premisë për identitet, dinjitet e optimizëm për më tej.
Flasim e gërmojmë shumë sot për diva të muzikës botërore, talente të sportit, mëndjendritur të botës së shkencës të sotme etj me origjinë shqiptare, i kërkojmë me qiri e një më dy i citojmë sipas oreksit, mburremi e krenohemi deri në patetizëm për to.
Ndërkohë, jo vetëm kemi harruar të famshmit brënda nesh (rasti i fyelltarit unik e magjepsës që e bëri të famshëm Hollivudi), por edhe refuzojmë famën e të parëve që bota na njeh. Kur vetë bota na thotë se jeni pasardhësit e pellazgëve “hyjnorë”, se gjuha e kultura jonë është dëshmitarja e fundit e mbetur e zanafillës së civilizimit në kontinent, kur arkivat e kërkimet tregojnë se plot figura të lashtësisë, mesjetës e deri më sot janë gjak i shprishur “shqiponjash” etj, ne qesëndisim e ndahemi me njëri-tjetrin ndërkohë që duhet të jemi bashkë e krenar padallim.
Ne nuk jemi ajo “vrima” e zezë në rajon të ardhur nga hiçi siç na kanë përshkruar fqinjët tanë që grabitën territor e histori bashkë por “muzeu” i Europës aq sa kur turisti vjen, vjen në “shtëpinë” e të parëve të tij! Vetëm kur të gjithë të pranojmë këtë “herezi” historike, vetëm atëhere të gjithë do të jemi krenar e të motivuar për të parë me optimizëm edhe të ardhmen përpara në vëndin tonë.
Shumë mirë që ka plot shqiptarë të mrekullueshëm në botë që me punën e talentin e tyre po ngrejnë lart emrin e vëndit të origjinës duke na bërë krenar të ndjehemi shqiptar. Por, përpara se të mburremi me ta, bëjmë mirë të ruajmë ata që kemi ende mes nesh apo ato që na e kanë lënë të parët tanë se koha bën të sajën dhe e vërteta e lashtësisë varroset më thellë.
Shqipërinë nuk e vë në “hartë” këngëtari e i famshmi i ditës, koncertet apo mbledhjet gala. Shqipëria është tashmë në hartë prej plot burrave e ngjarjeve madhore të së shkuarës por “prozhektori” do të ndriçojë akoma më fort kur të ngrihet edhe “kapaku” i rëndë i së shkuarës sonë të lashtë nga Pellazgjia hyjnore.
Imagjinoni kur të “flasi” shqip edhe lashtësia për ato që na takojnë dhe i meritojmë se i bënë të parët tanë. Statujat Zotave pellazg, Akilit, Odisesë, Eneas, Homerit, Pirros, Aleksandrit, Aristotelit, Napoleonit, Teutës, Agronit e Batos, Konstantinit e Çezarit, Garibaldit, Boçarit e Bubulinës etj miteve e figurave historike të betejave, burrave e grave të shtetit, filozofëve e të diturve të kohrave, muzetë e historisë, tekstet mësimore, botimet shkencore etj, më shumë se për të huajt e turistët, do të vlejnë për ne!
Padyshim që do grishin vëmëndjen e kërshërinë e turistit për të vërtetat historike të “taposura” gjatë nga klishetë e sajesat e deritanishme por mbi të gjitha do të jenë “busulla”, “serumi” i mbijetesës e gurra e pashtershme e identitetit, dinjitetit, krenarisë, frymëzimit, besimit, shpresës e optimizmit sonë si komb për më tej. Aq i detyrohemi vetes dhe të parëve tanë!
DITA

Ajo qe na duhet sot eshte vetebesimi dhe vullneti per te punuar dhe korrigjuar gabimet qe kemi bere.Askush nuk mund te na jape mesime historie vecanerisht ata,historia e te cileve shume here nuk dallon nga genjeshtrat dhe sot eshte sinonim i fese si nje konstrukt morali dhe epersie,e ata kane vrare dhe debuar nga shtepite e tyre mijera njerez te pafajshem.Historia jone eshte e lashte sa vete njerezimi mjafton te ndjekesh udhetimin pellazgo-ilir ne shtigjet e kohes dhe hapesires gjeografike.
Ky flet per disa gjera tëpkë si Sszan G(h)uri,qenka dhe profesor pale
Padyshim qe vlerat kulturore bazike te popullit shqiptar jane krijuar ne nje Hapesire shume me te gjere gjeografike ku ka jetuar ky popull.Ne kohet Homerike vete greket e lashte pohojne se edhe Akarnania*(toka perballe Itakes)ishte Epirote dhe vendasit nuk flisnin greqisht.Katastrofa e suprimimit te Truallit shqiptar vazhdon ende me asgjesimin e Bashkise se Konispolit,E VETMJA GJYMTYRE E TRUNGUT CAMERI te mbetur ner Shqiperi.Kete po e ben pushtuesi me i rrezikshem i Shqiperise,Edi Rama me REFORMEN TERRITORJALE.
Uji fle,Edi Rama s`fle.
Edhe në gjumë Edi Rama të shfaqet , o plak i luajtur nga mendtë . Bëhej fjalë për lashtësinë e arbërve , o psikopat .
bota nuk ka trashegimi dhe e shpik per te mbajtur shoqerine bashke nga sllavet e maqedonise ilire qe kujtojne se jane sterniper te Aleksandrit te madh, greket qe kujtojne se jane pinjoll te Sokratit e Akilit, pa bejne monumente, filma etj gjepura qe mbajne popujt me iluzione e delire se u duhet per nacionalizem dhe akoma vazhdojne avazin dhe ne korrigjojme tekstet mesimore qe tu pershtaten rrenave te serboles e greqires, nderkohe qe qeveria hiç e akademia shkencave ben “shkence” qe e nxjerrin shqipen gjuhe te sajuar nga huazime prej botes e kjo kur bota pranon sot se jemi gjuha me e vjeter e gjalle mbi 8000 vjeçare ndaj problemet I kemi brenda nesh por qe gjerat do shkojne ne favor te kombit sidomos kur te jemi ne BE.
Profesor, ke shkruajtur si sekretar partie. Vec te mira, fanar ndricues per boten paskemi qene. Kur je jashte e perjeton tronditjet e veprimeve te Trampit qe tall trapin me gjithe boten e ke idene ku je ti me kete shkrim. Ti vazhdo me pellazget, kur asnje ne Europe nuk po prek liber me dore e Tik Toku eshte bere si Enciklopedi per boten. Dikur prisje udhetar per te marr lajme. Tani e sheh jeten ( te verteten apo te zbukuruar nga instagrami )live. Ti akoma do te sigurosh buken ne vend kur jemi pjese e Globalizmit, ku dhe rrushi e luleshtrydhet te vijne nga Arika e Jugut. Per mendimin tim , thjesht kemi nevoje per shkolle te forte e konkurruese ne Europe te tjerat i rregullon tregu.Dinjiteti vjen nga dija dhe vetedija per cfare ke qene dhe je. Patriotizmi eshte proces.Do te ikesh apo te rrish.