Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë, kur do të nisë zbatimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë, kur do të nisë zbatimi
EkonomiLajmi i fundit

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë, kur do të nisë zbatimi

Published: July 31, 2025
Shpërndaje

Duke filluar nga data 12 tetor, Bashkimi Evropian nis zbatimin e një sistemi të ri të hyrjes dhe daljes për qytetarët që nuk janë nga vendet e Unionit. Procedurat e reja prekin dhe qytetarët shqiptarë.

Sistemi i ri hyrje/dalje po prezantohet për të forcuar sigurinë kufitare dhe për të identifikuar udhëtarët që qëndrojnë më gjatë se koha e lejuar në Zonën Shengen.

Nga 12 tetori, Shtetet Anëtare të BE-së do të fillojnë të prezantojnë sistemin gradualisht gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh, tha Komisioni Evropian në një deklaratë. Autoritetet kufitare do të regjistrojnë në mënyrë progresive të dhënat e shtetasve të vendeve të treta që kalojnë kufijtë.

- Publicitet -

Në fund të kësaj periudhe, sistemi do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Çfarë do të thotë ky sistem për udhëtarët?

Ai do të jetë një sistem regjistrimi për udhëtarët e Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe vendeve të tjera jo anëtare të BE-së, siç është edhe Shqipëria. Udhëtarët do të duhet të skanojnë pasaportat ose dokumentet e tjera të udhëtimit në një qendër vetëshërbimi sa herë që kalojnë një kufi të jashtëm të BE-së. Nuk do të zbatohet për qytetarët ose banorët e ligjshëm të BE-së ose ata me viza afatgjata.

Sistemi do të regjistrojë emrin e udhëtarit, të dhënat biometrike, si dhe datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes. Skanimet e fytyrës dhe të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve të marra gjatë regjistrimit të parë ruhen në bazën e të dhënave EES për tre vjet.

Gjatë kësaj periudhe, udhëtarët do të duhet të japin vetëm një gjurmë gishti ose një foto në kufi kur hyjnë dhe dalin, të cilat do të krahasohen me të dhënat e ruajtura.

Këto rregulla do të prekin edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, të cilët aktualisht gëzojnë regjim pa viza për hyrje të shkurtër në zonën Shengen.

Sistemi i ri do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të lejojë autoritetet kufitare të kontrollojnë automatikisht kohëzgjatjen e qëndrimit të lejuar për turistët dhe udhëtarët e biznesit.

Sistemi do të nisë së zbatuari gradualisht për gjashtë muaj dhe pritet të hyjë në funksionim të plotë në janar të vitit 2026.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Lala i Lushnjes says:
    July 31, 2025 at 2:29 pm

    Mjerë shqipëtarët, nuk do të shohin nënë e baba më. Tani shikoni doganierët grek. Kurva plakë nuk do më ” klient,, nuk ngre dot brekët.
    “O MOJ SHQYPNI E MJERA SHQUPNI,, !

    Reply
  • Dashi says:
    July 31, 2025 at 2:54 pm

    O lala i karit . Çdo gjë do të jetë si më parë , askush nuk të ndalon të hysh në vëndet e BE-së , por do të ndjekësh praktikat e reja një herë në tre vjet . Kjo nuk bëhet vetëm për Shqipërinë , por për çdo vend jashtë BE-së , edhe për Anglinë dhe SHBA-të .

    Reply
  • Shqiperia pertej qymezit 'Made in Rama' says:
    July 31, 2025 at 3:08 pm

    Rregullat e reja a te vjetra per hyrje-dalje ne BE nuk prekin fare shqiptaret sepse nuk i pengojne dot Shqiptaret qe shkojne e kerkojne Azil neper BE! Per ato kerkesa mbajme dhe vendin e pare per fryme duke rivalizuar me sirianet.
    Sirianet e kerkojne Azilin me motivin se ikin nga vendi ne konflikte lufte. Shqiptaret i motivojne kerkesat per Azil me faktin se kane ikur nga nje qeverisje varferie e shtet-xhungel qe nuk zbaton as ligjet e veta.

    Reply
  • Elis says:
    August 1, 2025 at 11:32 am

    Sa idiot qe dukesh! Ç’ lidhje ka rregulli i kalimit kufitar me azilin që ti momento. A dini të lexoni apo pavarsisht çfarë shkruhet ju shkarkoni kalbesirat e kokes tuaj me cepa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  • Veliaj propozon shpalljen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës Thaçin, Krasniqin, Veselin e Selimin

Komentet e Fundit

  1. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Anonymous on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?