Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës: Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen me tjetër trupë gjykuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës: Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen me tjetër trupë gjykuese
AktualitetKronike

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës: Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen me tjetër trupë gjykuese

Published: July 25, 2024
Shpërndaje

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për të vendimin e Apelit të GJKKO-së në lidhje me dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turja. Këta të fundit janë dënuar në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Gjithashtu gjatë seancës trupa e gjykimit e përbërë nga Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Sandër Simoni vendosën se shqyrtimi do të bëhet me tjetër trupë gjykuese.

“Prishjen e vendimit nr. 16, datë 20.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues,” thuhet në njoftim.

Në datë 20 mars të vitit 2023, Apeli i Posacëm me vendim të gjyqtarëve Florjan Kalaja, Ilirana Olldashi dhe Miliana Muça, lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit ‘Golden’ si dhe për Olsi Turja.

- Publicitet -

Festim Bexhdili u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës’ e kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes.

Ndërsa Olsi Turjan e dënoi me 3 vite burg për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim, por dënimi u konsiderua i kryer, pasi prej kohësh ai qëndronte në masën ‘arrest në shtëpi”.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në 17 janar 2020 me porosi të Rexhepit. Prej 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Kjo ndodhi pasi vëllai i Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 1999. Ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Rexhepi u arrestua në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador e vazhdonte drejtonte nga qelia operacionet e drogës.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia
  • Protesta te Kuvendi, disa qytetarë ndjehen keq, një person i dëmtuar në kokë, merret me ambulancë
  • EMRAT: Dy zyrtarë të tjerë të akuzuar të Ballukut shkojnë në SPAK
  • Tensione te protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me Policinë, hidhet gaz lotsjellës
  • Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë

Komentet e Fundit

  1. 1 me 5 maksimumi. on Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  2. demo on “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  3. Asd on VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr
  4. Yrhan dibra on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  5. Ethem Lalaj on ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?