Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrëzimi i balonës spiune, Kina refuzon telefonatën nga SHBA: Atmosfera nuk është e përshtatshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rrëzimi i balonës spiune, Kina refuzon telefonatën nga SHBA: Atmosfera nuk është e përshtatshme
BoteKryesore

Rrëzimi i balonës spiune, Kina refuzon telefonatën nga SHBA: Atmosfera nuk është e përshtatshme

Published: February 10, 2023
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se ka refuzuar një telefonatë nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, pas rrëzimit të balonës së pretendruar spiune kineze, duke thënë se SHBA-të “nuk kanë krijuar atmosferë të duhur për dialog”.

Veprimi i SHBA-së “ka shkelur seriozisht normat ndërkombëtare dhe ka krijuar një precedent shkatërrues”, u citua të ketë thënë zëdhënësi i ministrisë kineze Tan Kefei të enjten mbrëma.

“Duke pasur parasysh se kjo qasje e papërgjegjshme dhe seriozisht e gabuar nga SHBA-të nuk krijoi atmosferën e duhur për dialog dhe shkëmbime të informacioneve mes dy ushtrive, Kina nuk e pranoi propozimin e SHBA-së për një telefonatë mes dy ministrave të mbrojtjes”, tha Tan.

- Publicitet -

Kina, shtoi Tan, “rezervon të drejtën për të përdorur mjetet e nevojshme për t’u marrë me situata të ngjashme”.

Shtetet e Bashkuara rrëzuan atë që Uashingtoni tha se ishte një balonë kineze e spiunazhit, por që Pekini tha se ishte një anije shkencore civile, që aksidentalisht kishte fluturuar jashtë drejtimit për shkak të motit.

Pasi shprehu fillimisht “keqardhje” për incidentin, retorika e Kinës është ashpërsuar ditët e fundit pasi Byroja Federale e Hetimit (FBI) mblodhi mbeturinat nga vendi i rrëzimit në ujërat territoriale të SHBA-së në brigjet e Karolinës së Jugut dhe i dërgoi ato në laboratorin e FBI-së në Virxhinia për hetimi.

Pekini tha reagimi i SHBA-së ishe “i tepruar”.

Ministria e Jashtme e ka cilësuar veprimin “të papërgjegjshëm” dhe i quan pretendimet e SHBA se po spiunonin “pjesë të luftës së informacionit të palës amerikane kundër Kinës”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin kishte kërkuar të shtunën të diskutonte çështjen e balonës me homologun e tij kinez, Wei Fenghe, por kjo u refuzua nga Kina, njoftoi Pentagoni.

Në vazhdën e incidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, anuloi udhëtimin e planifikuar në Pekin këtë javë, vizitë që kishte dhënë shpresë që do të ndihmonte në stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët në dekada./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë pas problemeve kardiake
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve
  • Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  • A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?
  • Bie Microsoft, paralizë globale e teknologjisë në mbi 70 vende të botës, bllokohen institucione, aeroporte e spitale

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on A po jetojmë mes 1984 të Orwell-it dhe Fahrenheit 451 të Bradbury-t?
  2. ANA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. Ethem Tralalaj on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  4. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. realitet ballkanik on Kemi çmimin më të shtrenjtë të energjisë në rajon

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?