Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji
AktualitetEkonomi

Rriten deri në 20% çmimet e ujit edhe për Fierin, tarifat në fuqi nga 18 maji

Published: April 24, 2024
Shpërndaje

Fieri dhe dy njësi të tjera si Roskoveci dhe Mallakastra do të kenë ndryshime në tarifën e furnizimit me ujë, si dhe të largimit të ujërave të ndotura nga 18 maji 2024. Përjashtim bën vetëm Patosi, që sipas vendimit të fundit të Entit Rregullator të Ujit nuk do të ketë ndryshim, pasi këto tarifa janë edhe aktualisht më të larta se mesatarja e këtij rajoni. Vendimi i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) publikuar në QBZ tregon se rritja e tarifave për tre njësitë e tjera varion nga 15 në 20%.

Aktualisht, për furnizimin me ujë, sot një familje në Fier apo Roskovec paguan 52 lekë/m3 , kurse një familje në Mallakastër 50 lekë/m3. Nga 18 maji, secila prej tyre do të paguaje 60 lekë për çdo m3 ujë. Institucionet apo konsumatorët publikë paguajnë sot 105 lekë/m3 në Fier dhe Roskovec dhe 100 lekë/m3 në Mallakastër. Me tarifat e reja do të unikfikohen në 115 lekë/m3. Bizneset do të paguajnë 125 lekë /m3 ndërkohë që aktualisht paguajnë 125 lekë/m3 dhe 120 lekë /m3.

Lidhur me largimin e ujërave të ndotura tarifa e miratuar është 20 lekë/m3 për familjarët në katër njësitë ku Patosi nuk ka ndryshim pasi kaq është edhe aktualisht. Për njësitë e tjera, rritja arrin deri në dyfishim pasi konsumatorët familjarë në Fier paguajnë 13 lekë/m3, në Roskovec 15 lekë m3 ujë të larguar dhe për Mallakastrën 10 lekë/m3 ujë.

- Publicitet -

“Ky vendim hyn në fuqi më datë 18.5.2024 dhe është i vlefshëm deri më 31.12.2026”m thuhet në vendimin e ERRU.

Aplikimi i ndërmarrjes së Fierit nuk është i vetmi që ka marrë miratim për rritje të tarifave gjatë këtij viti. Më herët janë miratuar tarifa të reja edhe për Lezhën ku nga data 5 prill tre bashki që furnizohen me ujë nga ndërmarrja e ujësjellësit të Lezhës kanë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje u rishikua me një rritje 12-50%.

Ndërkohë që edhe për Vlorën në fillim të vitit u rishikuan çmimet e furnizimit me ujë ku familjet sot paguajnë tarifa 33 për qind më të larta sesa më parë. Rishikimi i tarifave për ndërmarrjet e reja që kanë dalë pas procesit të bashkimit është në vijim në një përpjekje për të nxjerrë sektorin nga situate e vështirë financiare si dhe nga borxhet e akumuluara në sektorin e energjisë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?