Pagat e psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla do të rriten, duke e çuar pagën mesatare mbi 900 euro në muaj për këtë kategori.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në një takim që zhvilloi me punonjësit social dhe psikologët në shkollat e Tiranës, u shpreh: “Rritja e pagës për ju është një rritje vërtetë e konsiderueshme, mesatarisht është një rritje me mbi 23 mijë lekë të reja, që e çon pagën e një punonjësi social apo psikologu me një eksperiencë 15-vjeçare në mbi 90 mijë lekë të reja”.
Krahas rritjes së pagave të mësuesve, rritje kanë edhe pagat e punonjësve psiko-socialë pranë shkollave.
Manastirliu shtoi: “Roli juaj në shkolla është një rol i pazëvendësueshëm, një rol që do vijojë të fuqizohet, pikë së pari për t’i siguruar nxënësve tanë një mbështetje psiko-sociale të duhur, për të fuqizuar instrumentat e parandalimit për fenomenet të cilat janë të dëmshme, të cilat duhen parandaluar në kohë. Jeni të rëndësishëm për strukturat e nxënësve, aq sa jeni edhe për mësuesit. Për mësuesit që hyjnë për herë të parë në sistemin arsimor ju bëni vlerësimin psiko-social të tyre dhe po ashtu ju do të jeni pjesë e këshillimit përgjatë gjithë karrierës së mësuesit në shkollë dhe këshillimit të mësuesit në rastet e rivlerësimeve psiko-sociale, të cilat jemi duke punuar për t’i përfshirë në paketë gjithëpërfshirëse”.
j.l./ dita
Pagat e punonjësve socialë u rritkan me 23000lekë kur 80 %e pensionistëve e kanë pensionin nën15000lek. Turp nuk keni, empati nuk ndjeni, por çfarë lloj njërëzish na qeverisin? Por këta pensionistë në vend që t’i ndihmonin fëmijët, kërkojnë ndihmë nga fëmijët. I pari ynë ju thotë emigrantëve hajdeni në Shqipëri, por janë pikërisht këta emigrantë që mbajnë prindërit, nëse vijnë këtu ato nuk mbajnë veten jo më prindërit. Çmimet po çmenden, pensionet sigurojnë një mjerim klasik si në kohën e të Madhit Migjen, i cili shkruante për mjerimin ekstrem kur fshatari mallkonte fshatarin për kokrrën e misrit”të shitoftë zana”. Dhe ne sot themi si Migjeni “deri kur kështu më” Me pensionistët po lozin pushtetarët, prandaj i këshilloj të rinjtë që t’i refuzojnë totalisht zgjedhjet e ardhshme, se popullin nuk i përfaqëson asnjë parti, ato janë kthyer në banda, këtu ka vetëm sundim dhe dhunë bandash, institucionet nuk funksionojnë, ligjet nuk zbatohen, ja shiko konkretisht çfarë bën Spaku për Saliun kur ky sot shkel ligjin.
Mire dakort rrit rrogat por kudo ne bote ne fillim japin burimin e ketyre parave.
Me nje popullsi qe tkuret ku c’do vit me 45,000 banore kush I prodhon keto para?
Diaspora e kalon numrin e popullsise ne shqiperi.
Si do t’i prodhosh keto para ti.
Eja fole.
Z .Edi Rama dhe keto turtulleshat qe ke ne qeveri erdhi koha te beni pushime.
Nuk kalohet koha e ushterise ne wc.