Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rritja e pagave nuk mjafton, inflacioni u “ha” mbi 16 mijë lekë qytetarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rritja e pagave nuk mjafton, inflacioni u “ha” mbi 16 mijë lekë qytetarëve
AktualitetEkonomi

Rritja e pagave nuk mjafton, inflacioni u “ha” mbi 16 mijë lekë qytetarëve

Published: July 29, 2026
Shpërndaje

Rritja e pagave në Shqipëri vijoi trendin pozitiv në terma nominalë, por kur korrigjohet për inflacionin, paga reale për punonjësit mbetet dukshëm më e ulët.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se hendeku mes pagës nominale dhe asaj reale është zgjeruar ndjeshëm nga viti në vit, duke reflektuar presionin e vazhdueshëm të çmimeve mbi të ardhurat.

Në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto arriti në 90,119 lekë, me rritje vjetore 9.6%. Në pesë vite paga nominale u rrit me 60%. Por e njëjta pagë, e matur me fuqinë reale blerëse, rezultoi në tre-mujorin e parë të këtij viti 73,822 lekë me rritje vjetore 7 për qind.

- Publicitet -

Hendeku ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale arriti në 16,297 lekë më shumë se 170 euro në tremujorin e parë 2026, me një zgjerim rreth 23 % nga e njëjta periudhë e 2025.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 90 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 73,822 lekë.

Diferenca mes pagës nominale dhe asaj reale ka ndjekur një trajektore rritëse. Në fillim të vitit 2021, hendeku ishte vetëm 1,224 lekë. Ky diferencë u zgjerua ndjeshëm gjatë vitit 2022, duke kaluar mbi 6,600 lekë në fund të vitit, në një periudhë kur ekonomia u përball me rritje të fortë të çmimeve.

Në vitin 2023 dhe 2024, ndonëse pagat vijuan të rriten, edhe inflacioni mbeti një faktor i rëndësishëm, duke bërë që diferenca të thellohet më tej. Kulmi i këtij hendeku arriti këtë vit, pasi në tremujorin e parë të 2026, diferenca mes pagës nominale dhe reale arriti në 16,297 lekë, niveli më i lartë i regjistruar.

Ky zhvillim sugjeron se pagat po rriten, por fuqia për të blerë mallra dhe shërbime nuk po ndjek të njëjtin ritëm.

Duket se rritja e pagave në vetvete është bërë shkak për rritjen e çmimeve. Politika e pagave si në sektorin publik dhe atë privat nuk është mbështetur nga faktorët e produktivitetit por nga presionet në tregun e punës dhe nga emigrimi i fortë i punonjësve.

Rritja e pagave ka ushtruar presion për rritjen e konsumit në kohë që prodhimi vendas nuk ka ndjekur të njëjtin trend, duke u bërë shkak për inflacion.

Në këto zhvillime po goditen rëndë pensionistët ndaj të cilëve nuk ushtrohen politika të tjera përveç indeksimeve me inflacionin mesatar.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  • Trump takohet me Zelenskyn dhe Netanyahun në Uashington, Shtëpia e Bardhë: Pozitive dhe produktive
  • Reforma territoriale, KiE kundër skenarëve të qeverisë për centralizimin e pushtetit vendor
  • Adnan Xholi dorëzon kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm, i pari që hyn në garë
  • Rritja e pagave nuk mjafton, inflacioni u “ha” mbi 16 mijë lekë qytetarëve

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  2. Rroftë Shqipëria on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  3. Dashi on Ndërtimet, UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
  4. feri on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  5. xhaxhi moderatori on E BUJSHME: “Po flisja me nënën…” E kërkonin në tokë për aferën AKSHI, Franca arreston në ajër ‘për spiunazh’ Ermal Beqirin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?