Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rrjedhja e dokumentave të Pentagonit, i riu i arrestuar mund të ketë ende akses
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rrjedhja e dokumentave të Pentagonit, i riu i arrestuar mund të ketë ende akses
AktualitetBote

Rrjedhja e dokumentave të Pentagonit, i riu i arrestuar mund të ketë ende akses

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

Jack Teixeira, 21-vjeçari që publikoi një sërë dokumentash të klasifikuara të Pentagonit dyshohet se ka ende akses në të dhëna sekrete.

BBC shkruan se për këtë arsye, prokurorët federalë i kanë kërkuar gjyqtarit që të mos e lirojë nga burgu të riun.

“Lirimi i 21-vjeçarit Jack Teixeira nga burgu ndërsa ai pret gjykimin do të ishte një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse ai ka ndonjë kopje të informacioneve të klasifikuara, duke përfshirë dosjet që nuk janë bërë publike. Dëmi që i pandehuri i ka shkaktuar tashmë sigurisë kombëtare të SHBA-së është i madh. Dëmi që i pandehuri është ende në gjendje të shkaktojë është i jashtëzakonshëm”, thanë avokatët e Departamentit të Drejtësisë.

- Publicitet -

Jack Teixeira 21-vjeç u arrestua më 13 prill nga FBI si i dyshuari kryesor për publikimin e dokumenteve konfidenciale të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane.

Edhe pse vetëm 21 vjeç, Teixeira është anëtar i inteligjencës të Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Pentagoni tha në një konferencë për shtyp se hetimet zbuluan se publikimi i të dhënave ishte një akt kriminal i qëllimshëm.

Rrjedhja e dosjeve të mbrojtjes dhe inteligjencës ndodhi në platformën “Discord”, duke shkaktuar panik tek zyrtarët e lartë amerikanë.

Të paktën 50, por ndoshta më shumë se 100 dokumente sekrete u postuan në platformë dhe më pas u shpërndanë kudo.

Dokumentet e zbuluara përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën e aleatët e SHBA-së.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tedi Blushi dhe Belind Këlliçi përplasen me policinë
  • PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg
  • FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  • Gjykata në SHBA bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për 2027, pezullohet Green Card
  • “Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

Komentet e Fundit

  1. Detari on SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën në vlerë 2.1 miliardë dollarë
  2. Zgjohuni, c’do vones per dorheqjen e krieministrit vetem se do tua shtoje pergjegjesit si bashkpuntor me krimin on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. ANA on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  4. Ethem Lalaj on Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  5. Fatbardh on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?