Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Rrugë Anglie’, profili që kalon ilegalisht shqiptarët në Britani!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ‘Rrugë Anglie’, profili që kalon ilegalisht shqiptarët në Britani!
BoteKronike

‘Rrugë Anglie’, profili që kalon ilegalisht shqiptarët në Britani!

Published: September 20, 2023
Shpërndaje

Gazetarët britanikë kanë kontaktuar me grupet e trafikantëve që kalojnë ilegalisht shqiptarët me varka drejt Anglisë duke zbardhur detaje nga aktiviteti i tyre kriminal.

Ata veprojnë përmes llogarive në rrjetet sociale ku reklamojnë nisje çdo ditë nga kanali i La Manshit dhe premtojnë mbërritje të sigurt në Britani brenda 12 deri 24 orëve.

Një profil në rrjetet sociale me emrin “Rrugë Anglie”, ku janë vendosur një logo Anije dhe Avioni, është vetëm një prej grupeve të identifikuara nga një dokumentar si britanikes Daily Express me aktivitet në dërgimin ilegal të emigrantëve shqiptarë në Angli.

- Publicitet -

Reclamat në rrjetet sociale tregojnë se trafikantët nuk bëjnë asnjë ditë pushim ndërsa pagesa për person ka arritur deri në 3500 paund. “Shqipe, eja nisuni, maksiumi për 12-24 orë do jeni në hotel, nisje çdo ditë shqipe”- shkruhet në një prej reklamave në rrjetet sociale.

Gazetarët britanikë kanë filmuar trafikantët e njerëzve duke u mburrur për drejtimin e varkave të vogla me emigrantë nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gazetarët janë paraqitur si një familje shqiptare që kërkon të transportojë të afërmit në Angli.

Ata kontaktua lehtësisht me disa trafikantë që reklamonin udhëtime me varka të vogla në platforma të ndryshme të mediave sociale. Pas mesazhit në llogaritë e tyre në rrjetet sociale trafikantët planifikonin një telefonatë dhe të diskutonin mënyrat e kalimit ilegal të njerëzve drejt Anglisë, duke mashtruar autoritetet. Një nga llogaritë me të cilat kontaktuan gazetarët britanikë ishte gati për të kontrabanduar fëmijë të pashoqëruar në Britani, duke ofruar një zbritje prej 500 paund në pagesën për të trafikuar një djalë pesëmbëdhjetë vjeçar.

Zbulimi më shqetësues sipas gazetës britanike ishte vendndodhja ku ishin bazuar këto rrjete, pasi të gjithë ata që kontaktuan e bënë këtë nga numrat e telefonit të regjistruar në Britani madje edhe pagesa për trafikantët bëhej pas mbërritjes atje. Hetimi mediatik ndaj bandave shqiptare sipas gazetës u nxit nga një rritje masive e njerëzve që kaluan drejt Britanisë me varka të vogla, veçanërisht gjatë viteve të fundit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 28 shtator 2026
  • Gruaja e Trump: U rrita shumë mirë në komunizëm
  • I korruptuar ose leshko
  • Sa dhe si shfaqet Rama në mesazhet mes Agasit e Hysenit
  • Pse 2027 do diktojë nëse evropianët do të mbeten zotër të fatit të tyre apo do t’u nënshtrohen diktatit të fuqive të tjera globale

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  2. Dudumi on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  3. Ethem Lalaj on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. . on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Claus on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?