Nga Migena Aleksi
RTSH merr çdo vit miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë, por ende nuk arrin të ofrojë një shërbim të thjeshtë: transmetimin e ndeshjeve të Kombëtares në ekranin publik.
Kreu i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli, deklaroi këtë të hënë në Kuvend se RTSH do të hyjë në tenderin e radhës të UEFA-s për të drejtat e transmetimit, duke e cilësuar këtë një objektiv prioritar dhe kërkesë të vazhdueshme të publikut. Ai premtoi se oferta e RTSH-së do të jetë konkurruese, pavarësisht presionit të fortë nga tregu privat.
Por skepticizmi politik nuk mungoi. Kryetari i Komisionit për Nismat Qytetare, Fatmir Xhafaj, ironizoi situatën: “Ishalla nuk ju vjen ndonjë telefonatë që të hiqni dorë nga pretendimi juaj”.
Një koment i shkurtër, por që flet shumë. Kush vendos në Shqipëri, kur bëhet fjalë për të drejta televizive apo projekte me interes publik? Deri tani, jo detyrimi dhe as ndjeshmëria për shërbim ndaj qytetarëve. Miliona euro në vit, të mbledhura për këtë institucion nga një taksë e drejtpërdrejtë dhe brutale, nuk garantojnë as transmetimin e ndeshjeve të Kombëtares.
Situata e deritanishme tregon qartë dy gjëra:
E para, pavarësisht deklaratave ngrehacuke si kjo e fundit në Kuvend, RTSH ka kapacitete të kufizuara për të shërbyer qytetarin shqiptar në një nga kërkesat më bazike dhe të ndjekura publikisht. E dyta, presionet politike dhe biznesi privat, vendosin mbi interesin publik, edhe kur bëhet fjalë për një televizion që paguhet nga taksapaguesi.
Do ishte më e ndershme që drejtuesit e RTSH, në vend të kapardisjes, të dalin e t’u thonë qytetarëve nga vijnë këto “telefonata” të padukshme? Nga politika? Nga interesat e fuqishme private? Nga të dyja? Të mos harrojë zotëria i deklaratës së cituar dhe as të tjerët si ai – se ndërkohë, qytetari shqiptar paguan rrogat e tyre të majme dhe financon strukturën tejet burokratike të televizionit që drejtojnë.
Ajo që shohim me keqardhje është se çfarëdo ndryshimi që ndodh në drejtimin e RTSH-së – një drejtor i ri, një këshill i ri, apo një reformë e deklaruar – situata mbetet pothuajse gjithmonë e njëjtë. Rezultati është një institucion i paguar me para publike, që ka harruar misionin e tij themelor: në rastin konkret, një kanal publik që duhet të pasqyronte pasionin e qytetarëve për sportin dhe kulturën.

Kush vendos ne Shqiperi, kur behet fjale per te drejtat televizive etj?! – Po dihet, e nderuar, vendos “te fala Sandrit”.
“Te fala Sandrit” u tha kaq here nga i gjati, sa tani eshte kthyer ne “falja Sandrit”. “Te fala Sandrit” ishte kur Sandri akoma nuk kishte dhene prova bindese se kishte tradhetuar Saliun; pasi i dha, tani … falja Sandrit”.
Tani nje krahasim i thjeshte por shume domethenes. Ndeshjet e rendesishme te futbollit europian dhe boteror, nisen te transmetoheshin ne tv-te private, per here te pare qe ne kohen e Berishes; kjo ishte, dhe eshte, e natyrshme per nje qeverisje te djathte; mirepo qe kete politike te ndjeke edhe nje parti qe konsiderohet e majte, aq me shume me lidhje te forta tradicionale me RTSH-ne, kjo eshte krejt a panatyrshme dhe perverse madje; dhe duhej te ishte e pakaperdishme per nje qe beson tek e majta.
Mbi 380 milionë lekë borxhe e penalitete në gjyqe të humbura, mungesë programesh origjinale, kufizim në përhapjen gjeografike, shikueshmëri të ulët dhe një institucion i vjetruar dhe i keqmenaxhuar.
Si nuk ju vjen turp që i marrin ato rroga. Ju ngectë buka në fyt
Brenda kupolës së re të RTSH, ka nisur një përplasje e ashpër për tenderin 12 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital, që përbën afro 40% të buxhetit vjetor të institucionit.
Ky tender i rëndësishëm është kthyer në mollë sherri mes dy figurave kyçe të RTSH: drejtoreshës së përgjithshme Eni Vasili dhe kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës, Fatjon Hoxhalli.
Në fillim, tenderi ishte shpallur nga ish-drejtoresha e komanduar Aurora Polo, por sapo Eni Vasili mori detyrën, e anuloi menjëherë, duke premtuar rishpalljen e tij brenda afateve ligjore. Por kjo nuk ndodhi. Sot, tenderi mbetet i bllokuar, ndërkohë që palët janë përfshirë në një betejë të heshtur për kontrollin e procesit dhe përfitimin nga ndarja e “llokmave” financiare.
Eni Vasili, mikesha e Linda Ramës, ka bërë pazar paraprak me kompaninë “CSI” të Genci Skëndajt dhe “Idea-Tel” të Idlir Karkinit, për të siguruar që njëra prej tyre, ose të dyja bashkë, të fitojnë tenderin pa garë, përmes procedurave të kontrolluara.
Nga ana tjetër, Fatjon Hoxhalli, ish-këshilltari i Niko Peleshit dhe personi që kontrollon realisht procedurat në RTSH, ka ngritur planin e tij paralel, duke i bllokuar lëvizjet e Vasilit dhe duke ndërmjetësuar për llogari të vet.
Pavarësisht tensioneve, të dy janë të një mendjeje për një pikë: të përjashtojnë nga gara kompaninë gjermane “Rohde&Schwarz”, që aktualisht mirëmban rrjetin dixhital të RTSH-së që prej vitit 2021. E vetmja arsye për përjashtimin e saj? Nuk jep ryshfet dhe nuk hyn në pazare klienteliste.
… te psh… RTSH e drogagjijve mafioz..!
Gazeta Dita hetoni,duket se ka njohuri profesionale per gjendjen brenda strukturave te RTSHse,qe Ne nuk i disponojme,As Autorja e shkrimit,qe merr nje spunto nga ky koment per nje shkrim Investigues.Deri tani ka qene nivelin e komenteve,
Le ta tregoje veten si Gazetare.
Ndërsa në Kosovë ndeshjet transmetohen nga kanali shtetëror RTK1. Por në Shqipëri korrupsioni ka hedhur rrënjë kaq të thella saqë diçka e tillë nuk mund të përfytyrohet. Kush të vjedhë më shumë. Askush nuk e rruan për vendin apo popullin!
Pothuaj ne te gjitha vendet e Europes ku desheron te hyje dhe Skypioni, ndeshjet e kombtare jane falas nga televizionet publike shteterore. Kaq di se i shikoj, te tjerat jane si thirrjet e spakut per saliun aty. As keni per tu bere kurre sado qe vdiq adriatik llapaj shqiperia s’behet, ngeli neper tiktoqe
Cfare rrace tv jeni bere,uroj te mbrrij Spak edhe tek ju
Programet e Rtsh janë ku thërret qameti. Mbrënda një jave i njëjti film përsëritet 2 OSE3 herë. Programe që nuk shihen, nuk kanë asnjë interes nga publiku.
Vegjetoni sa te doni.Ndeshjet e kombetares i transmeton Klani rregullisht.Nuk kam ankesa RTSH te qendroje aty ku eshte se i prishet USB ja,TRCBja,OKbja dhe kontrata me QKRRBne,,Dhitet nusja n`kalt.Na i le ndeshjet pa pare.
Lere ti transmetoje Klani pa pagese,se deri tani ka qene korrekt.
Eni Vasili?! O Zot?
I keni ndryshuar titullin komentit te komentueses Mialexi.E keni hedhur si shkrim te ri. Oj budallaqe,oj cope mishi,,vuri titull investigimit te GAZETA DITA HETONI,,Ate boto si Investigim.