Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika me rrjetin SafeJournalists pas deklaratave të tij për Radio Televizionin Publik Shqiptar, për të cilin tha se nuk do të ketë më financim me taksat e shqiptarëve derisa të reformohet.
Shefi i qeverisë tha se çdo opsion duhet të jetë në tryezë edhe mbyllja përfundimtare, edhe privatizimi, edhe partneriteti. Por këto deklarata të Ramës sollën shqetësimin e rrjetit SafeJournalists, i cili përmes një deklarate tha se performanca e televizionit publik nuk mund të matet nga performanca në treg apo nga miratimi politik, por nga detyrimi për t’i shërbyer interesit publik.
Duke iu referuar kësaj deklarate, shefi i qeverisë shkroi se SafeJournalists po dezinformon dhe se në asnjë rast kritikat e tij nuk kanë lidhj “me financimin apo ekzistencën e RTSH-së me miratimin politik”.
“Po bëhet një model fatkeq i kësaj epoke të re të dembelizmit të shfrenuar ndaj dëgjimit të asaj që të tjerët thonë realisht, që të përballesh me deklarata si ajo e bashkëngjitur, të cilat pasqyrojnë një keqkuptim thellësisht të shtrembëruar të qëndrimit tim lidhur me Transmetuesin Publik Shqiptar.
I ftoj autorët e kësaj deklarate keqinformuese të lexojnë ose të dëgjojnë me kujdes fjalimin tim dhe të bëjnë një përpjekje të sinqertë për të kuptuar thelbin e çështjes. Vërejtjet e mia nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me “lidhjen e financimit apo ekzistencës së RTSH-së me miratimin politik”. Çdo interpretim i tillë është thjesht i pasaktë dhe mashtrues.
Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim. Mbrojtja e informacionit fillon duke mos përhapur dezinformim”, shkruan Rama.
Më poshtë deklarata e plotë e SafeJournalist:
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim lidhur me deklaratat publike të bëra këtë janar nga Edi Rama, Kryeministëri i Shqipërisë, të cilat kanë të bëjnë me rolin, financimin dhe të ardhmen e RTSH-së, transmetuesit publik Shqiptar.
Deklaratat u bënë gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, një forum politik që bashkon deputetët e shumicës qeverisëse dhe zyrtarë të lartë të ekzekutivit. Në fjalën e tij, Kryeministri e cilësoi RTSH-në si një institucion të dështuar, vuri në dyshim legjitimitetin e saj si transmetues publik dhe deklaroi se financimi publik duhet të ndalet derisa RTSH ta “meritojë” atë. Ai shtoi gjithashtu se të gjitha opsionet duhet të merren në konsideratë për të ardhmen e RTSH-së, përfshirë privatizimin dhe madje edhe mbylljen.
Ndërsa debati publik mbi efektivitetin, qeverisjen dhe reformimin e mediave të shërbimit publik është i ligjshëm, Rrjeti SafeJournalists thekson se transmetuesit publikë kanë një rol të veçantë demokratik. Mandati i tyre nuk përcaktohet nga performanca në treg apo nga miratimi politik, por nga detyrimi për t’i shërbyer interesit publik, për të garantuar informim pluralist, për të mbështetur përmbajtje kulturore dhe arsimore, si dhe për të funksionuar në mënyrë të pavarur nga presionet politike dhe tregtare.
Nga këndvështrimi i lirisë së shprehjes, lidhja e ekzistencës apo financimit të një transmetuesi publik me vlerësime ekzekutive mbi “meritën” ngre shqetësime serioze. Një qasje e tillë rrezikon të minojë parimin e qeverisjes në distancë (arm’s-length governance), i cili është thelbësor për standardet evropiane mbi lirinë e medias. Edhe në mungesë të masave të menjëhershme ligjore ose buxhetore, deklarata publike të kësaj natyre mund të ushtrojnë presion të tërthortë mbi pavarësinë editoriale, të kontribuojnë në pasiguri institucionale dhe të nxisin vetëcensurë brenda redaksive.
Rrjeti SafeJournalists është veçanërisht i shqetësuar nga normalizimi i “mbylljes” si një opsion i artikuluar publikisht për një transmetues të shërbimit publik. Në praktikën demokratike evropiane, çështja qendrore nuk është nëse mediat e shërbimit publik duhet të ekzistojnë, por se si mund të forcohen qeverisja, llogaridhënia dhe pavarësia e tyre në përputhje me standardet demokratike. Trajtimi i vazhdimësisë së ekzistencës së një transmetuesi publik si të kushtëzuar nga kënaqësia politike rrezikon të dobësojë garancitë institucionale që mbrojnë lirinë e gazetarisë.
Këto zhvillime janë gjithashtu të rëndësishme në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kuadër të Grup-kapitullit 1 – Themeloret, ku liria e medias, pavarësia institucionale dhe mekanizmat demokratikë të kontrollit dhe balancimit përbëjnë kritere kyçe. Një transmetues publik i qëndrueshëm, i pavarur dhe i mbrojtur në mënyrë adekuate është një komponent thelbësor i një mjedisi informues demokratik të qëndrueshëm.
Rrjeti SafeJournalists rikujton se kritikat ndaj performancës së medias duhet të adresohen përmes proceseve reformuese transparente, të mbështetura në ligj, përmes organeve të pavarura mbikëqyrëse dhe një debati publik gjithëpërfshirës dhe jo përmes retorikës që mund të komprometojë pavarësinë institucionale dhe të ushqejë mosbesim apo armiqësi publike ndaj RTSH-së.
SafeJournalists ka mbështetur vazhdimisht reforma strukturore që forcojnë pavarësinë editoriale dhe llogaridhënien publike të RTSH-së, duke i mundësuar njëkohësisht transmetuesit publik të transformohet në epokën digjitale dhe t’u përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të ndryshme informative, kulturore dhe demokratike të qytetarëve veçanërisht përmes përzgjedhjes transparente dhe të ligjshme të drejtuesve, skemave të parashikueshme dhe të mbrojtura të financimit, si dhe masave të qeverisjes që mbrojnë autonominë profesionale dhe të drejtat e punës së gazetarëve.
Ne inkurajojmë autoritetet shqiptare të rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj standardeve evropiane të mediave të shërbimit publik dhe të sigurojnë që çdo diskutim mbi reformimin e RTSH-së të zhvillohet në një mënyrë që respekton plotësisht lirinë e shprehjes, pavarësinë e gazetarisë dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.
m.a. / dita

E shtrydhen mire mediokrrit,parazitet,sejmenet e gjithe pushteteve,,Tani i ka mbetur vetem karkasa.
Djalli ka frike nga drita. Harron se drita s’eshte prone private qe ramaduro mund t’beje, sikurse ka bere me ta deri me sot. Drita mbetet prone e Zotit , pra hynore qe askush s’mund ta ndal, ne misionin per t’i dhene drite jetes deri ne per jetesi. Bindu o djall vendi yt mbetet erresira
N’erresir lide, erresir u ushqeve dhe n’erresir do shkosh.
Tvsh është pronë e jona dhe e tillë ka detyrë informimi, edukimi dhe formësimi si dhe të rritjes së ndërgjegjes dhe të kulturës së qytetarëve shqiptarë.
Roli i saj është i pazëvendësueshëm në çdo sistem.
PRIVATIZIMI I TIJ ËSHTË KRIM
Shtetëror, krim shtetëror, krim mbi krimet.
Bordit të RTSH,po i shpëtojnë pordhët nga privatizimi,nga paaftësia e menaxhimit të bordit lëpirs politikë,Ndërsa berishizmi,si ghithmon kërkon SEBEP,gjilpërën në kashtë.
Unë kam vite që nuk shikoi RTSH,pasi jan punësuar MEDIOKRIT,ndonse paguaj 1000 lv në muaj.
Edhe KUVËNDI E SHQIPËRISË DHE, SPORTET NUK JEPEN.?
Deklarata e KM është e drejtë për REFLEKTIM,Por jo privatizim.
Ndaj,FATOSI TARIFËS,MULËT E SHKODRËS TË SALIUT TË MOS MËRZITEN.!
SHQIPËRIA DO ZOT.DHE MË NË FUND KA DALË,POR AKOMA DO PUNË E SABOTUAR NGA BERISHIZMI.
FLM DITA.
EL News Albania
O Teme Trapi qe nuk u poqe kurre por vetem shtove bythlepirjen tende ndaj pushtetit . Ne çfar shteti ti ke pare qe nuk ka nje TV shteteror ? Ti ecen me fjalet e Rames qe se paska pare TVSH qe nga 90 ! Ku e din ti dhe Rama se ç’programe ka ky TV ? Un jetoj ne Itali dhe paguaj edhe Rain qe e shoh Pak, por paguaj dhe shoh edhe programet shqiptare plus TVSH-en ( megjithese i Paguaj extra ) . Nuk ka aspak te drejte Rama te mbylle nje TV qe e paguan populli !
Moderatorit te gazetes Dita , jam shqiptar dhe pergjigjen ma jep shqip . Se çfar sheh ti te komentet e mija qe nuk i boton ti e di ! me duket se je mesuar me komentet e TRENIT dhe disa te tjereve si Artan e MUTNGRENESI , qe nuk lene njeri Anti, Rama pa ofenduar ! Me vjen keq por une se di ate fjalor se jam mbi te gjtha familjar . Po pate mundesi ma spjego se çfar i pe komentit tim ? Jam i sigurte qe kete as do e shohesh .
Une qekur ka dale turiri Klodiana Lales ne Tv,e kam shprehur me kohe antipatine per bresherite automatike,qe leshon me shpejt se Automatiku AK47,qe ne cdo studio nuk degjon por vetem llap per te qene ne qender te vemendjes.
Por ama po deshi Shteti te vere ne bidat RTSh ne publik,te emeroje Drejtues te Atij Institucioni Klodiana Lalen.
E para,E ka treguar me vepra,qe nuk korruptohet.
E dyta,Eshte nje grifshe,qe keto bukuranet me Make Yp,qe paguhen me 10 rroga vjetore ne muaj,ja cjerr Make Upin e Dubait,I dergon gazetare terreni ne kenete te Durresit te raportojne me ujin gjer tek breket.
E treta,Eshte aq e kursyer ne veshje e salltanete,sa nuk do lere qindarke per shperdoruesit e shumte te RTSH,Do ja masi koken me pe,Financat me laps kopjativ.Inventari me deficite,me suficite,Fatura ne Prokurori.Le te bertasin pastaj bukuranet e oksigjenuara,:Na perdhunoi Klodiana Lala!
E katerta-Eshte aq Ambicioze dhe egoiste,sa nuk do lere Vjollca maloken e Top chanallit,Frangaj malokun e Klanit,Fevzi skautistin n`tajare te fusin duart ne Arkivin e vyer te TVSH.
E pesta-Eshte aq e perveluar per te qene nomber one,sa nuk ka per te lene Kampionat Boteror,kampionat Europian,olimpiate,Champion League,pa e rikthyer nen Transmetimin e RTSH/
Per te gjitha keto Aftesi,emeroni Drejtore te RTSH Klodiana Lalen dhe do ta kujtoni demon.