Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: RUMANI: “Nuk ishte heroi ynë antikomunist por një mashtrues”, rihapet procesi kundër Ion Iliescut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > RUMANI: “Nuk ishte heroi ynë antikomunist por një mashtrues”, rihapet procesi kundër Ion Iliescut
BoteKryesore

RUMANI: “Nuk ishte heroi ynë antikomunist por një mashtrues”, rihapet procesi kundër Ion Iliescut

Published: August 6, 2022
Shpërndaje

Në dhjetor 1989, ndërsa shtetet e tjera satelitë të Kremlinit po ushtroheshin me zell në ndërtimin e sistemit shumëpartiak, në Rumani do të vdisnin me qindra njerëz të pafajshëm që dilnin në rrugë për protesta.

Raportet zyrtare flasin për 1.116 burra dhe gra që u vranë gjatë të shtënave të përgjakshme para dhe pas arratisjes së çiftit diktator Nicolae dhe Elena Çaushesku. Por 80 për qind e viktimave u regjistruan pas rënies së diktaturës, ndërkohë që pushtetin e kishte marrë në dorë një strukturë e re politike. Në qendër të saj ishin ish-funksionarë të Partisë Komuniste, të shpërndarë me ngut, dhe ish-pjesëtarë të shërbimit sekret, Securitate.

Catalin Regea ishte 20 vjeç kur më 16 dhjetor 1989 në Timishuarë filloi revolucioni, i cili më pas do të përhapej në të gjithë Rumaninë. Sot, më shumë se tri dekada më pas, studenti i asaj kohe pranon me hidhërim se shokët e tij studentë u mashtruan:

- Publicitet -

“Na u duk se pas rënies së Çausheskut, më 22 dhjetor, revolucioni kishte triumfuar. Por ishim shumë larg. Edhe disa ditë më pas qëllohej nga të gjitha anët. Nuk e dinim kush po na sulmonte. Tani e dimë: Armikun e kishim në krye të udhëheqjes së re politike”, thotë revolucionari Regea.

Rumani | Revolucioni në Timisoara dhjetor 1989
Temeshvar, dhjetor 1989

Tri dekada konfuzion

Tani, plot 33 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme të dhjetorit, po rihapet dosja kundër presidentit të parë postkomunist të vendit, Ion Iliescut, dhe dy të bashkëakuzuarve të tjerë. Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Aktakuza është rishqyrtuar nga prokurorët ushtarakë, pasi në vitin 2021 Gjykata Supreme ua kishte kthyer çështjen hetuesve “për shkak të disa gabimeve procedurale”. Këto gabimet thuhet të jenë mënjanuar tashmë.

Në qendër të proceseve janë ish-presidenti Ion Iliescu, ish-zëvendëskryeministri Gelu Voican Voiculescu dhe ish-shefi i Forcave Ajrore, Gjenerali në pension, Iosif Rus.

Iliescu, si kreu i shtetit dhe i qeverisë, si edhe kreu i Këshillit të Frontit Kombëtar të Shpëtimit dhe Këshillit të Lartë Ushtarak, është akuzuar për mashtrim sistematik të publikut me qëllim që të forcojë pushtetin e tij politik të sapofituar. Kjo shkaktoi një “psikozë të terrorit të përgjithshëm”, me pasoja përleshje të shumta dhe shkëmbime zjarri.

Rumani | Revolucioni në Timisoara dhjetor 1989
Catalin Regea (majtas) mori pjesë në protestat që sollën revolucionin rumun

Deri më 30 dhjetor 1989, kishte pasur 857 vdekje, 2 382 plagosje, 585 privime të rënda të lirisë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe 409 raste të dëmtimit të rëndë, thuhej në aktakuzë. Dy prej të akuzuarve kanë marrë pjesë në zbatimin e këtij operacioni.

Hetimet janë penguar vazhdimisht gjatë viteve dhe disa vendime janë rrëzuar për shkak se disa nga veprat penale nuk përfshiheshin në kodin penal rumun. Çështja pezullohej dhe fillonte sërish. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e gjobiti Rumaninë disa herë për shkak të këtyre vonesave.

“Krimet kundër njerëzimit”

Nën presionin e GJEDNJ-së, në vitin 2016 u rihap procesi, por edhe këtë herë dosja u pezullua shpejt. Prokurori i Përgjithshëm i atëhershëm, Bogdan Licu pranoi se nuk kishte asnjë interes në zyrën e prokurorisë ushtarake për të hetuar “aspekte thelbësore” në lidhje me ngjarjet e dhjetorit.

Jon Iliesku
Jon Iliesku

Germina Nagat, shef i autoritetit rumun të regjistrimeve të Stasit, CNSAS, e gjen një shpjegim për këtë në mënyrën se si u krijua shteti i ri demokratik pas vitit 1989: “Ne kishim një shtet të prapambetur politikisht që ishte i vështirë të futej në rrugën demokratike. Gjyqësori ishte plotësisht nën kontrollin politik dhe nuk mund të reformohej brenda natës”, shpjegon Napat për DW.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse procesi ka vazhduar për tri dekada. Mjetet dëshmuese janë vjedhur ose shkatërruar, dhe disa nga autorët dhe dëshmitarët tashmë kanë vdekur.

Vetëm rihapja e dosjes në vitin 2021 bëri të mundur ngritjen e aktakuzës kundër të akuzuarve – përfshirë ish-presidentin Ion Iliescu. Hetimet konfirmuan akuzat për krime kundër njerëzimit, prokurorja e përgjithshme Gabriela Scutea tha për DW se:

“Veçantia e këtyre hetimeve qëndron në faktin se krime të tilla kundër njerëzimit nuk mund të përmblidhen si mashtrim tatimor, korrupsion apo krime të rëndomta”.

Faktet individuale dhe personat që morën drejtimin dhe rrjedhimisht përgjegjësinë në shtet pas rënies së diktaturës, sipas Scuteas janë hetuar me imtësi dhe janë numëruar në aktakuzë.

Rumani | Revolucioni në Timisoara dhjetor 1989

“Si në tekstin shkollor”

“Askush nuk po pretendon se Ion Iliescu doli në rrugë dhe qëlloi njerëzit,” i tha DW  Catalin Pitu, kryetar i  Prokurorisë Ushtarake. Por mund të vrasësh në mënyra të ndryshme, vazhdoi kryeprokurori.

Për shembull, Iliescu manipulonte sistematikisht dhe mashtronte opinionin publik përmes paraqitjeve të tij televizive si njeriu i ri antikomunist i fortë në shtet – dhe si rrjedhim edhe si komandanti suprem i ushtrisë. Ai fliste qëllimisht për rrezikun e terrorizmit, duke shkaktuar një psikozë të përgjithshme me pasojë luftimet dhe pas rënies së diktaturës. Ky mashtrim nuk ka ndodhur rastësisht, por është realizuar “si në tekstet e shkollës”, thotë prokurori ushtarak.

Sipas aktakuzës, “terroristët” për të cilët paralajmëroi Iliesku nuk kanë ekzistuar kurrë. Aktakuza cilëson si fajtorët kryesorë të kësaj “fushate diversioni dhe dezinformimi”: Ion Iliescu dhe Camarillan e tij.

Procesi është një test i ri lakmusi për gjyqësorin rumun. Askush nuk mund të thotë se sa kohë do të kalojë derisa të ndëshkohen përgjegjësit.

Ish-Revolucionari, Catalin Regea, beson se kjo duhet të ndodhë shpejt: “Edhe një fëmijë dhjetë vjeçar i kupton akuzat”.

Për të, fokusi nuk është te dënimi i Iliescut, i cili tashmë është 92-vjeçar, por te besueshmëria e historiografisë rumune: “Iliescu nuk duhet të mbetet në librat tanë shkollorë si heroi antikomunist, por si kriminel mashtrues”.

DW

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Petrit says:
    August 6, 2022 at 3:09 pm

    Paste kemben e marë per Salen.

    Reply
    • Dardan says:
      August 7, 2022 at 3:56 pm

      Ne nje material konfidencial te dhene nga nje miku im gazetar britanik i SKY News qe kam pasur rastin te lexoj ne vitin 1992, Ion Iliescu i Rumanise, Kiro Gligorov i Maqedonise dhe Sali Berisha i Shqiperise ishin ne krye te listes se kryeagjenteve me potenciale te CIA-s Amerkane, te hazuar nga UDB-ja Jugosllave.

      Reply
  • intelektuali says:
    August 6, 2022 at 3:24 pm

    Ketu lind nje pyetje thelbesore:

    PO ENVERI ME NEXHMIJEN QE MBAHEN AKOMA SI HERONJ NE SHQYPNI DHE PARTIA NE PUSHTET PO I RILIND PIRAMIDEN FAMEKEQE NE MES TE TIRANES PA TENDER TE HAPUR, POR VETEM ME MASHTRIME NE TERRIN E NATES DUKE E PARAQITUR INVESTIMIN MONIST ME PARATE E TAKSAPAGUESVE SI QENDRA ME E MADHE TEKNOLLOGJIKE NE BALLKAN PA KURFARE LLOGJIKE ELEMENTARE?

    Reply
    • Deni says:
      August 6, 2022 at 5:26 pm

      Ketu lind nje pyetje akoma me thelbesore:

      Ky zotnia i bie te jete sali berisha jone si lideri i pare post-komunist apo pluralist por me duket se nuk e paske kap thelbin e ketij artikulli!
      Ka ardh koha qe te hetohet per te gjitha krimet apo benefitet qe s b i ka dhene ketij vendi,te cilin e dogji me shume sec ishte djegur???

      me pas te hapen hetime per lideret pas s b(se nuk se eshte fyerje per intelektin tim ti permend emrin edhe pse ne fillim ja permenda).

      Si mendoni ju zoti intelektual??
      Pershendetje!

      Reply
    • Filoeuropiani says:
      August 6, 2022 at 7:00 pm

      Sepse Iliescu shqiptar quhet Sali Berisha.
      S’do ndonje mendje shume intelektuale te kuptohet.
      Nexhi u denua per kafe kurse Sali Bisha vrau dhe ia kaloi Enverit.
      Inshallah rrezohet amnistia Gjinushi-Berisha e 1997 te kuptosh edhe ti ndonje gje.

      Reply
  • Si Berisha edhe ky rumuni says:
    August 6, 2022 at 4:13 pm

    Ky Iliesku qënka si Berisha, i cili ka kryer vrasje për të mbajtur pushtetin, gjoja po lufton “komunizmin”!

    Reply
  • Albert says:
    August 6, 2022 at 5:21 pm

    O Intelektual, njerezit shohin gjurmet qe te mesojne se ku fshihet ujku. Ju keni marre persiper te fshihni gjurmet. Mision i pamundur. Gjurmet jane sheshit, si ne Rumani, si ne Shqiperi.

    Reply
  • Jimi says:
    August 6, 2022 at 7:05 pm

    Rumania po e rihap, ndersa Shqiperia nuk po e hap fare !?

    Reply
  • [email protected] says:
    August 7, 2022 at 11:41 am

    Fiks Sala! Jemi edhe ne të vonuar në gjykimin e tij!

    Reply
  • Aiu nga Selenic says:
    August 7, 2022 at 12:45 pm

    Po analizoni kunder rrevolucionin ton e lerni Rumanin. Ketu u be lufta me e madhe se ne te gjith Lindjren. Ne Rumani qenken vra 1,110 veta , pore ne shqiperi per nje jave u vran mbi katermije veta.
    Pra ne shqiperi u vra ekonomia pesdhjetvjecare si dhe shqiptare te vra aqe shum sa je kalon luftes se dyte botrore.
    Ase ne Ukrahin nuk besoi qe te jen vrar me shum ukrahinas se sa shqiptar ne Shqiperi .

    Reply
  • Thimio says:
    August 8, 2022 at 6:51 am

    Thano me kete titull meriton disa ndere nga Rilindja , prsh anetar bordi diku , nje shtepi te liqeni thate , nje vend pellumbash ne polici per kunatin etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?