Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rumania dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje me Austrinë, futen pjesërisht në Shengen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rumania dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje me Austrinë, futen pjesërisht në Shengen
Bote

Rumania dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje me Austrinë, futen pjesërisht në Shengen

Published: December 28, 2023
Shpërndaje

Rumania dhe Bullgaria kanë arritur një marrëveshje me Austrinë për t’iu bashkuar pjesërisht zonës Shengen deri në mars 2024. Lajmin e kanë konfirmuar Bukureshti dhe Sofja.

Marrëveshja politike do të lejojë Rumaninë dhe Bullgarinë të bashkohen me zonën Shengen vetëm për udhëtime nga ajri dhe deti. Ndërkohë, negociatat vijojnë për kufijtë tokësorë, deklaroi ministria e brendshme rumune.

Austria e kishte bllokuar pranimin e të dy vendeve në Shengen duke argumentuar se kjo lëvizje mund të shkaktonte një fluks të ardhjeve të parregullta të emigrantëve në Evropë përmes rrugëve turke dhe të Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

Kujtojmë se aktualisht në zonën Shengen ndodhen 27 vende, 23 prej tyre shtete të Bashkimit Evropian dhe mbi 423 milionë qytetarë. Rumania dhe Bullgaria kishin kërkuar akses për më shumë se një dekadë.

Duke përshëndetur marrëveshjen në platformën e mediave sociale Facebook, kryeministri rumun Marcel Ciolacu tha: “Pas trembëdhjetë vjetësh, Rumania më në fund do t’i bashkohet Shengenit, ne kemi një marrëveshje politike.”

“Që nga marsi i ardhshëm, rumunët mund të përfitojnë nga avantazhet e zonës Shengen nga ajri dhe deti,” shtoi ai.

“Unë jam gjithashtu i bindur se në vitin 2024 do të mbyllim negociatat për kufijtë tokësorë.”

Kryeministri bullgar Nikolai Denkov konfirmoi të enjten se një marrëveshje u arrit pas një sërë negociatash të komplikuara.

Komisioni Evropian ua ka dhënë dritën jeshile dy shteteve që nga viti 2011, por vendet anëtare të BE-së e bllokuan marrëveshjen për shkak të shqetësimeve që lidhen me sundimin e ligjit dhe një rritje të migracionit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv
  • Janë dokumentuar 31 raste të dhunës policore gjatë protestave
  • FOTO: Mes gurëve, gazit dhe flakëve, pamje trishtuese nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  2. Niku on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  3. Luan on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Po mor po on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Eno on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?