Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusi, rritet shkalla e antisemitizmit pas fillimit të luftës në Gaza
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rusi, rritet shkalla e antisemitizmit pas fillimit të luftës në Gaza
Bote

Rusi, rritet shkalla e antisemitizmit pas fillimit të luftës në Gaza

Published: November 4, 2023
Shpërndaje

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka shkaktuar rritjen e antisemitizmit në Rusi, e cila ditët e fundit shënoi atë që vëzhguesit thonë se ishte rasti më i rënë në disa dekada. Siç njofton ekipi i Zërit të Amerikës nga Moska, incidentet kanë krijuar një klimë frike dhe pasigurie për komunitetin hebre të Rusisë, ndër më të mëdhenjtë në botë.

Qindra njerëz hynë me forcë në aeroportin Mekashkala në Republikën e Dagestanit me shumicë myslimane, në pjesën jugore të Rusisë. Synimi i tyre ishte për t’u zënë rrugën pasagjerëve të një aeroplani që sapo kishte mbërritur nga Tel Avivi.

Vëzhguesit e cilësojnë incidentin si rastin më ekstrem të antisemitizmit në Rusi në dekada. Presidenti rus Vladimir Putin fajësoi forcat e jashtme.

- Publicitet -

“Ngjarjet në aeroport u nxitën, ndër të tjera, përmes rrjeteve sociale, jo më pak nga Ukraina, nga duart e agjentëve të shërbimeve speciale perëndimore”, tha Presidenti Putin.

Një krizë etnike në Kaukaz do të përbënte një sfidë të madhe për Kremlinin, thonë ekspertët, sepse Moska e sheh kontrollin social si një përparësi kryesore.

“Gjëja më e rëndësishme për shtetin është ruajtja e stabilitetit politik dhe shmangia e çdo lloj proteste. Deri më tani, ata i kanë trajtuar mirë këto kriza, por nuk dihet për të ardhmen”,thotë Alexander Verkhovsky, Drejtor i Qendrës Kërkimore SOVA.

Për hebrenjtë në Rusi, incidenti në Dagestan është një kujtesë se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit mund të shndërrohet në një kërcënim lokal, dhe jo vetëm në republikat me shumicë myslimane.

“Njerëzit janë padyshim të cenuar për shkak të konfliktit izraelito-arab, si rezultat i teorive të ndryshme ideologjike anti-hebraike të islamit radikal. Ky efekt po ndjehet këtu dhe qytete të tjera, çka përbën një kërcënim të mundshëm. Një kërcënim real mund të jetë në qytetet më të mëdha të Rusisë”, thotë rabini Alexander Boroda me Federatën e Komuniteteve Hebraike të Rusisë.

Shumë nga kritikët më të mëdhenj të Kremlinit, të komunitetit hebre, mërguan pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Mes tyre është edhe kryerabini i Moskës, Pinchas Goldschmidt, i cili shërbeu për gati 30 vjet në atë post.

“Situata në Rusi do të përkeqësohet në përgjithësi, dhe veçanërisht për hebrenjtë. Jo të gjithë mund të largohen, sepse disa kanë prindër të moshuar apo arsye të tjera. Por ata që kanë mundësi, duhet të largohen”.

Në aeroportin e Dagestanit është kthyer qetësia pas sulmit më të madh kundër hebrenjve në këtë rajon. Ndërsa përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, ekziston frika se diçka e ngjashme ose më e keqe mund të ndodhë.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares
  • E sulmuan me vezë në Nju Jork, reagon Rama: Nuk më ndalin dot në misionin tim, s’mposhtem…
  • Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?