Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia përfshihet në garën për të gjetur ujë në Hënë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia përfshihet në garën për të gjetur ujë në Hënë
AktualitetBote

Rusia përfshihet në garën për të gjetur ujë në Hënë

Published: August 11, 2023
Shpërndaje

Rusia ka nisur një anije kozmike drejt Hënës, për herë të parë pas 47 vjetëve, me shpresën se do të bëhet vendi i parë që do të zbarkojë në polin jugor hënor, rajon ku besohet se ekzistojnë disa pjesë me ujë të akullt.

Misioni hënor i Rusisë, i pari prej vitit 1976, është nisur si garë kundër Indisë, e cila e ka nisur një mision të njëjtë muajin e kaluar.

Në garë përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të cilat kanë programe të avancuara të eksplorimit në Hënë, dhe të gjitha e shënjestrojnë polin jugor.

- Publicitet -

Raketa ruse Soyuz 2.1, bashkë me pajisjen për lëshim në Hënë Luna-25, janë nisur të premten nga afërsia e Moskës.

Anija kozmike pritet të arrijë në sipërfaqe të Hënës më 21 gusht, ka thënë shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Yuri Borisov.

“Tani do ta presim datën 21. Shpresoj se do ta realizojmë uljen me precizitet të lartë. Shpresojmë se do të jemi të parët”, ka thënë ai nga kozmodromi Vostoçni, prej kur është nisur misioni.

Luna-25, që e ka madhësinë e një makine të vogël, pritet të operojë për një vit në polin jugor të Hënës, ku shkencëtarët e Agjencisë Hapësinore amerikane NASA, dhe agjenci të vendeve tjera, kanë identifikuar ujë të akullt në disa kratere.

Një grua dhe një afrikano-amerikan në ekipin e NASA-s që niset rreth Hënës

Ky mision, të cilin Rusia e ka planifikuar për dekada, do ta testojë pavarësinë e këtij shteti meqë, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, më 2022, Rusia i ka shkëputur pothuajse të gjitha lidhjet me Perëndimin, pavarësisht rolit të saj në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Astronauti amerikan Neil Armstrng është personi i parë që ka shkelur në sipërfaqe të Hënës më 1969, mirëpo misioni i ish-Bashkimit Sovjetik Luna-2, ka qenë i pari që ka arritur ndonjëherë në sipërfaqe të Hënës më 1959. / REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë
  • Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, agjentët e mësuan lajmin nga mediat
  • Si u thur plani për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?