Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia po përgatitet të nisë anijen e saj të parë kozmike në Hënë që nga viti 1976
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia po përgatitet të nisë anijen e saj të parë kozmike në Hënë që nga viti 1976
AktualitetBote

Rusia po përgatitet të nisë anijen e saj të parë kozmike në Hënë që nga viti 1976

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

Të premten, Rusia do të nisë anijen e parë kozmike në Hënë që nga viti 1976, njoftoi agjencia ruse e hapësirës Roskosmos, e cila është përpjekur të drejtojë projektet e saj për dekada.

Anija kozmike Luna-25 do të niset më 11 gusht në orën 2 të Moskës, njoftoi Roscosmos në një deklaratë, në një kohë kur fuqitë botërore si SHBA dhe Kina kanë misione të shumta në Hënë.

Roscosmos deklaroi se raketa Soyuz u montua në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët për lëshimin e Luna-25, e cila do të ulet pranë polit jugor të Hënës, në “terrene të vështirë”. Fluturimi duhet të zgjasë nga katër ditë e gjysmë deri në pesë ditë e gjysmë, sipas të dhënave të publikuara nga Roscosmos.

Kur të zbresë në Hënë, Luna-25, me peshë 800 kilogramë, do të ngarkohet të marrë mostra dhe të analizojë tokën për të paktën një vit dhe të kryejë kërkime shkencore afatgjata, tha agjencia ruse e hapësirës. Ky do të jetë misioni i parë i programit të Hënës së Re të Rusisë, i cili vjen ndërsa Moska kërkon të forcojë bashkëpunimin e saj hapësinor me Pekinin mes tensioneve me fuqitë hapësinore perëndimore për luftën në Ukrainë.

Pas fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) njoftoi se nuk do të bashkëpunonte më me Rusinë në nisjen e Luna-25, as në misionet e ardhshme 26 dhe 27. Edhe pse agjencia evropiane u tërhoq, njoftoi Moska se do të vazhdojë projektet e saj në lidhje me Hënën dhe do të zëvendësojë pajisjet ESA me pajisje shkencore të prodhimit rus.

Misioni i fundit në Hënë u krye në kohën e Bashkimit Sovjetik, dhe ishte sonda hapësinore Luna 24, në 1976.

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Moska është përpjekur të përparojë në fushën e eksplorimit të hapësirës dhe konkurrentët e saj nuk janë vetëm shtetet, por edhe kompanitë private si SpaceX e miliarderit amerikan Elon Musk.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?