Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia sulmon Kievin me breshëri dronësh e raketash
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia sulmon Kievin me breshëri dronësh e raketash
AktualitetBote

Rusia sulmon Kievin me breshëri dronësh e raketash

Published: September 2, 2024
Shpërndaje

Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dhe raketash me vetëdrejtim e balistike, njoftuan zyrtarët ukrainas të hënën. Sulmet ndodhën ndërsa në gjithë Ukrainën fëmijët po përgatiteshin për t’u rikthyer në shkolla. Në disa prej tyre mësimi u anulua, për shkak të dëmtimeve në infrastrukturë.

Një seri shpërthimesh tronditën kryeqytetin ukrainas në orët e para të mëngjesit. Mbetjet e raketave dhe dronëve të interceptuar, plagosën tre persona si dhe dëmtuan dy kopshte, njoftuan zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Autoritetet e qytetit raportuan për vatra të shumta zjarri pasojë e sulmeve.

Pas më shumë se 900 ditësh luftë, Rusia dhe Ukraina nuk po shfaqin asnjë shenjë tërheqjeje apo për t’u ulur për bisedime. Palët po kryejnë ofensiva ambicioze tokësore. Ukrainasit po futen edhe më thellë në rajonin rus të Kurskut ndërsa ushtria ruse po përparon në rajonin e Donetskut në pjesën lindore të Ukrainës.

- Publicitet -

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se sulmi i Ukrainës në Kursk nuk do të pengojë forcat ruse të avancojnë në Ukrainën lindore. Ai tha se forcat ukrainase nuk e kanë arritur qëllimin e tyre për të larguar trupat ruse.

“Armiku nuk e ka përmbushur objektivin kryesor që i vendosi vetes, atë që të ndalë ofensivën tonë në Donbas”, u tha zoti Putin nxënësve të një shkolle në Siberinë jugore.

Megjithatë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha muajin e kaluar se qëllimi i inkursionit në Kursk është krijimi i një zone neutrale që mund të parandalojë sulme të mëtejshme nga Moska përtej kufirit.

Zoti Putini tha se ofensiva e Ukrainës në Kursk, e cila nisi më 6 gusht, do të dështojë e për pasojë siç tha ai, zyrtarët në Kiev “do të duan të shkohet drejt bisedimeve të paqes”.

Rusia lëshoi 35 raketa të llojeve të ndryshme dhe 26 dronë Shahed në Ukrainë gjatë natës nga e diela deri të hënën, njoftuan zyrtarë të forcave ajrore ukrainase. Forcat ukrainase bënë të ditur se kishin rrëzuar 9 raketa balistike, 13 me vetëdrejtim si dhe 20 dronë./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron
  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?