Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia sulmon me raketa në Odesa, 4 të vrarë dhe 28 të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Rusia sulmon me raketa në Odesa, 4 të vrarë dhe 28 të plagosur
AktualitetBote

Rusia sulmon me raketa në Odesa, 4 të vrarë dhe 28 të plagosur

Published: April 30, 2024
Shpërndaje

Një sulm vdekjeprurës rus me raketa të hënën në portin e Odesës në Detin e Zi, shkaktoi vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e të paktën 28 të tjerëve, mes tyre dy fëmijë dhe një grua shtatzënë. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, zoti Kiper tha se një nga fëmijët e plagosur është një djalë 12-vjeçar dhe se goditja dëmtoi disa shtëpi dhe i vuri flakën një ndërtese të madhe që ai tha se ishte një akademi.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përcolli ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit nga sulmi dhe tha se ata që u plagosën po marrin kujdes mjekësor. Ai përsëriti thirrjen për dërgimin urgjent të armëve nga aleatët.

- Publicitet -

“Ndihma e shpejtë dhe mbrojtja e jetëve janë ato që na bëjnë të gjithëve në Ukrainë që të vazhdojmë qëndresën,” tha ai.

Zelenskyy tha se bisedoi të hënën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg mbi rëndësinë e dërgimit në kohë të armëve në Ukrainë.

“Vendimet e marra në kohën dhe masën e duhur për mbrojtjen ajrore për Ukrainën, janë ato që na duhen tani për të mbrojtur jetë”, tha ai.

Gjatë vizitës në Kiev, zoti Stoltenberg tha se aleatët “po punojnë me intensitet për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës”. Zoti Stoltenberg tha në një konferencë shtypi me zotin Zelenskyy, se pavarësisht humbjeve të Ukrainës, nuk është “shumë vonë” që vendi të fitojë luftën kundër Rusisë, nëse merr me shpejtësi armët. Ai kritikoi vonesën disamujore në ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, duke shtuar se vonesa të tilla kishin “pasoja serioze në fushën e betejës”. Shefi i NATO-s pranoi se edhe vendet e tjera anëtare të aleancës nuk kanë arritur të përmbushin në kohën e duhur atë që i premtuan Ukrainës.

“Mungesa e municioneve i ka lejuar rusët të përparojnë përgjatë vijës së frontit”, tha zoti Stoltenberg.

Sekretari Stoltenberg vizitoi Ukrainën, ndërkohë që Rusia tha se kishte pushtuar dy fshatra ukrainas në rajonin e Donetskut brenda 24 orëve, ndërsa municionet dhe forcat e Kievit po tkurren në vijën e frontit. Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë në garë me kohën për të dislokuar ndihma të reja kritike ushtarake që të mund të frenojnë forcat ruse në zonat lindore, si dhe të zmbrapsin sulmet me dronë dhe raketa. Presidenti Zelenskyy tha se furnizimet e reja perëndimore kanë filluar të mbërrijnë, por ngadalë.

“Ky proces duhet të përshpejtohet”, tha ai, duke shtuar se disa paisje kanë filluar të arrijnë, por nuk pranoi të jepte hollësi.

Ndihma kritike ushtarake e SHBA-së u vonua për gjashtë muaj nga mosmarrëveshjet politike në Uashington dhe prodhimi i pajisjeve ushtarake të Evropës nuk ka mundur të përballojë nevojat. Javën e kaluar, presidenti Joe Biden nënshkroi ligjin për një paketë ndihme shtesë prej 95 miliardë dollarësh të miratuar nga Kongresi, prej të cilave 61 miliardë dollarë për Ukrainën. Zoti Biden tha se dërgimi i ndihmave ushtarake do të fillojë “menjëherë”.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?