Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rusia sulmon sërish Ukrainën: 17 të vrarë dhe 32 të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Rusia sulmon sërish Ukrainën: 17 të vrarë dhe 32 të plagosur
Bote

Rusia sulmon sërish Ukrainën: 17 të vrarë dhe 32 të plagosur

Published: September 6, 2023
Shpërndaje

Së paku 17 njerëz, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë të mërkurën nga një sulm rus me raketa në lindje të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, e dënoi sulmin e 6 shtatorit, duke thënë se viktimat ishin njerëz “të cilët nuk kanë bërë asgjë keq”.

Zelensky tha në Telegram se një treg, dyqane dhe një farmaci u goditën në qytetin lindor, Kostiantinivka, pranë fushëbetejës.

- Publicitet -

Sulmi ndodhi në ditën e vizitës së sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, në Kiev.

“Kjo Rusi e ligë duhet të mposhtet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se 17 njerëz u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën, duke shtuar se operacionet e kërkimit kanë përfunduar.

Ky sulm u dënua nga Bashkimi Evropian, i cili e cilësoi atë si “sulm barbar që i terrorizoi popullatën civile në Ukrainë”.

“BE-ja i dënon fuqishëm këto sulme kundër civilëve dhe infrastrukturës civile dhe i bën thirrje Rusisë ta ndalojë menjëherë agresionin çnjerëzor dhe të jashtëligjshëm”, tha një zëdhënës i Bashkimit Evropian.

Njëzet dyqane, linja të rrymës, një ndërtesë administrative dhe një kat i një ndërtese banimi u dëmtuan, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për ta shuar zjarrin i cili i dëmtoi së paku 30 tenda të tregut të hapur, si dhe janë duke shikuar nën rrënoja për ndonjë civilë të ngecur.

Blinkeni po e viziton Kievin me synim për ta ndihmuar kundërofensivën tremujore të Ukrainës.

Ai la të kuptohej se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrahë Ukrainën, edhe pse disa aleatë perëndimorë kanë shprehur shqetësimet e tyre për përparimin e ngadalshëm të Kievit në dëbimin e forcave ruse nga territori i saj kur janë bërë 18 muaj qëkur Rusia e nisi pushtimin, sipas zyrtarëve amerikanë.

“Ne duam të sigurohemi se Ukraina ka çfarë i nevojitet, jo vetëm për të arritur sukses në kundërofensivën e saj, por çfarëdo që i nevojitet për kohë të gjatë, për t’u siguruar se ka mbrojtje të fortë”, tha Blinken.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?