Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa do i kushtonte BE-së zgjerimi me 9 vende të reja anëtare!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sa do i kushtonte BE-së zgjerimi me 9 vende të reja anëtare!
BoteKryesore

Sa do i kushtonte BE-së zgjerimi me 9 vende të reja anëtare!

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Pranimi i Ukrainës në BE do t’i jepte Kievit të drejtën për rreth 186 miliardë euro gjatë shtatë viteve, sipas vlerësimeve të brendshme të buxhetit të përbashkët të unionit, duke i kthyer “shumë” shtete anëtare ekzistuese në pagues neto për herë të parë.

Modelimi, i pari që doli nga Brukseli për pranimin e mundshëm të nëntë shteteve të reja anëtare, nënvizon implikimet e thella politike dhe financiare të zgjerimit të Unionit në të gjithë kontinentin.

Zyrtarët e BE-së këtë verë vlerësuan pasojat e mundshme financiare në një studim të parë nga Financial Times, i cili përdori rregullat ekzistuese për buxhetin e unionit në periudhën 2021-2027. Këto u zbatuan për një bashkim europian të zgjeruar duke përfshirë Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

Raporti vlerëson se shuma financiare e shtimit të të nëntë anëtarëve në buxhetin ekzistues, i njohur si korniza financiare shumëvjeçare, do të ishte 256.8 miliardë euro. Efektet e para për shtetet anëtare ekzistuese të BE do të përfshinin një shkurtim të subvencioneve të fermave me rreth një të pestën.

Megjithëse zgjerimi i plotë mund të zgjasë një dekadë ose më shumë dhe do të detyronte reforma të mëdha në aranzhimet ekzistuese buxhetore, shkalla e vlerësuar e ndryshimit të kërkuar do të kthente në mënyrë vendimtare balancën financiare brenda bllokut.

“Të gjitha shtetet anëtare do të duhet të paguajnë më shumë dhe të marrin më pak nga buxheti i BE-së; shumë shtete anëtare që aktualisht janë marrës neto do të bëhen kontribues neto,” përfundon dokumenti i sekretariatit të këshillit të BE-së.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Spanjë të premten për diskutimet e tyre të para të detajuara si grup mbi zgjerimin dhe mënyrat se si do të ndryshonte bashkimi.

Dokumenti përshkruan mundësitë për BE-në nga zgjerimi, duke përfshirë forcimin e ndikimit gjeopolitik të BE-së, rritjen e madhësisë së tregut të brendshëm të bllokut me 66 milion njerëz në 517 milion, dhe adresimin e mungesës së fuqisë punëtore.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta
  • Turisti 20-vjeçar nga Franca gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli

Komentet e Fundit

  1. Precizim on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  2. demo on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Kohë on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  4. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  5. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?