Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa është borxhi publik?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Sa është borxhi publik?
AnalizaEkonomiLajmi i fundit

Sa është borxhi publik?

Published: March 17, 2024
Shpërndaje

Nga Koço Broka, ekonomist

Botuar në DITA

Kur dëgjon për rënien e borxhit publik të lind kureshtja të njihesh me disa nga treguesit kryesorë të tij.

- Publicitet -

Sipas njoftimeve zyrtare “borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010”, “Borxhi publik ka shkuar në një nivel historik, nën 60%”

Natyrshëm lind pyetja a janë të sakta nëvetvete këto të dhëna?

Duke iu referuar BULETINIT STATISTIKOR I BORXHIT, të Ministrisë së Financave , përgjigja është Po.

Stoku i borxhit gjithsej në fund të vitit 2023 rezultoi  59.22% të PBB, nga 64.46% që ishte në vitin 2022 dhe 74.49% në vitin 2021.

Kjo duket qartë edhe nga të dhënat e Grafiku Nr 1, mbi borxhin publik gjithsej të shprehur në lek:

 

Si rezulton nga të dhënat, e grafikut, në vitin 2023, borxhi publik gjithsej në vitin 2023, rezultoi 1 trilion e  369 miliard  lekë nga 1 trilion e 378 miliard lekë që ishte në vitin 2022 ose 9 miliard lek, dhe 1 trilion e 382 miliard lekë që ishte në vitin 2021. Pas një rritje kreshendo të borxhit public sidomos në vitin 2020 por edhe 2021, vihet re një stanjacion dhe rënie të lehtë të borxhit public në terma absolute të matur në lek.

Kjo ka ndodhur për faktin se gjatë dy viteve të fundit ka pasur një rënie të ndjeshme të kursit të këmbimit të Euros në lek, nga 120.76 lek për 1 Euro në vitin 2021, në 114.23 lek për 1 Euro në fund të vitit 2022 dhe 103.88 në fund të vitit 2023.

Këtu ka ndikimin e vet (në rënien e borxhit publik në terma relativë në përqindje) dhe rritja sidomos  nominale e Produktit të Brendshëm Bruto,nga  1,856.2 miliar lek në vitin 2021, në 2,138.3 miliard lek në vitin 2022, dhe 2,311.7 miliard lekë në vitin 2023.

Por a ja vlen të matesh vetëm me hijen e mëngjezit sado reale është ajo në vetvete?

Fakti që borxhi publik është realizuar në kushtet e rënies në terma reale të pensioneve për vitin 2023, apo rë rënies reale  të pagave në sektorin shtetëror  në vitin 2022, prej -4.5 përqind sipas INSTAT, dëshmon se nuk ka vend për t’u matur me hijen e mëngjezit, nuk ka vend për vetëkënaqësi dhe aq më tëpër për mburrje.

Më e pakta kjo kërkon që INSTAT, por dhe vetë Qeveria të bëjë me dije se cila ka qënë ecuria e pagës dhe pensionit real për vitin 2023.

Kjo do hidhte dritë se si ka ecur rishpërndarja e shtesës niminale dhe reale të Prodhuktit të Brendshëm Bruto, të të ardhurave midis grupeve të caktuara ekonomiko- shoqërore.

Ndërkohë është e nevojshme të hidhet dritë se çfarë ka ndodhur me borxhin e brendshëm dhe borxhin e jashtëm të matur në Euro:

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të prezantuar në Grafikun Nr 2, rezulton se borxhi publik i brendshëm i cili në përgjithësi merret në lekë ka rezultuar në vitin 2023, 748 miliard lekë, nga 732.7 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 702.3 miliardë lekë në vitin 2021. Pra në vetvetve borxhi i brendshëm ka vijuar të rritet, ndonëse rritja e tij ka qënë për vitin e kaluar 15.4 miliardë lekë ose 2.1%.

Por çfarë ka ndodhur me borxhin e jashtëm të shprehur në Euro?!

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave rezulton se stoku i borxhit të jashtëm neto në fund të vitit 2023 rezultoi 5977.6 milion euro, nga 5653.2 milion euro që ishte në vitin 2022, me një shtesë prej 324.3 milion euro ose një rritje prej 5.7 %.

Pra si stoku i borxhit të brendshëm i shprehur në lek, dhe borxhit të jashtëm të shprehur në euro kanë vijuar të kenë një rritje jo të vogël edhe gjatë vitit 2023.

Por në kushtet kur gjithë stoku i borxhit të jashtëm të matur në euro konvertohet në lek, me kursin e këmbimit më 31 Dhjetor , borxhi i jashtëm i shprehur në lek pëson një rënie të konsiderueshme duke ulur dhe gjithë borxhin public si në terma absolute e vecanërisht në terma relative ndaj PBB.

Për të masur një pamje të plotë mbi ecurinë e borxhit duhet patur parasysh se për vitin 2023, borxhi i jashtëm u mor me një nivel të lartë interesi  prej  6.125%, shumë më i lartë se sa Eurobondet para-ardhëse, prej 3.55% deri  3.75%.

Në këto kushte vihet re një rritje e interesave të paguara për borxhin publik, në 47.6 miliard lek në vitin 2023, nga 39.6 miliard lek në vitin 2022 dhe 35.8 miliard lek në vitin 2021.

Kjo rritje e interesave gjithsej për pagimin e borxhit shfaqet jo vetëm në terma absolutë por edhe relativë.

Ndërkohë duhet thënë se kursimet e shqiptarëve janë jo të vogla. Pra përderisa ka kursime jo të pakta si në lek ashtu dhe në euro, dhe në kushtet kur periudha mesatare kontributive e pensionistëve të rinj ka rënë dukshëm vitet e fundit dhe për rrjedhojë pensioni është i ulët do ishte mirë që borxhi të merrej nga burimet e brendshme, duke parë mundësinë e përfitimit të pensionistëve sidomos atyre me nivel të ulët të tij por që kanë akumuluar disa kursime, nga kjo alternativë

Në kushtet kur Partia e mazhorancës kërkon rivitalizimin e saj me të rinj e të reja, nuk do ishte herezi që këta te fundit ta kushtëzojnë përgjigjen e ftesës për rivitalizimin e saj me diskutimin e ndjekjen e politikave sociale dhe njëkohësisht efektive që përjashtojnë rënien reale të nivelit të jetesës të grupeve të caktuara shoqërore dhe sidomos atyre vulnerable dhe mundësojnë një rritje gjithëpërfshirëse të nivelit të jetesës.

Natyrisht politikat ekonomike në një moment të caktuar kane efekte kontradiktore. Psh forcimi i lekut ndaj euros ka kontribuar në stopimin dhe uljen e inflacionit, por ai po shoqërohet me rënien e dukshme të ekportit të mallrave.

Kjo kërkon t’u kushtohet vëmendja e duhur analizave ekonomike dhe sidomos debatit konstruktiv për ecurinë social ekonomike të vendit dhe të mos matemi me hijen e mëngjezit.

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Makroekonomia kërkon specialistë të mirëfilltë! says:
    March 17, 2024 at 3:53 pm

    Kjo temë ka lidhje me makroekonominë e një Shteti. Varet nga aftësia e ekonomistëve që drejtojnë ekonominë e një vëndi për të marrë maksimumin e mundëshëm në një kohë të caktuar. Nga ky shkrim më bën përshtypje se gjatë vitit 2023 është marrë borxh me 6.125% në Euro! Mendoj se është një veprim i gabuar. Në rast se Bankat e nivelit të dytë i japin me këtë përqindje, atëhere Banka Qendrore ka forma të tjera për të mbledhur Euron më lirë nga individët dhe jo nga këto Banka. Kjo është arsyeja kryesore se perse Bankat e nivelit të dytë kanë dalë me fitime të mëdha gjatë vitit 2023, sepse kanë mbledhur kursimet e indivitëve me interesa fare të ulëta, ose pa interesa fare dhe shesin këto interesa me 6.125 % Shtetit. Janë para që rëndojnë tek çdo taksapagues dhe ka lidhje me pensionet, apo çështjet sociale dhe nuk duhet kaluar në heshtje.

    Reply
  • Populli says:
    March 17, 2024 at 4:04 pm

    Cmimet kacafiu rriten perdite,
    perdite jeta po veshtiresohet,
    me dengla “u ul Borxhi Publik”
    dot ky Popull nuk mashtrohet,

    prandaj dhe gjithe shqiptaret,
    kush ka mundesi diku te shkoje,
    me valixhe ne duar jane te gjithe,
    ti ikin Rilindjes katran me boje.

    Reply
  • mali says:
    March 17, 2024 at 5:13 pm

    Familja eshte mini shtet.Te ardhurat e familjes vijne kryesisht nga puna ose asete te tjera qe zakonisht nuk jane burim I sigurte.
    Ne se shtrin kembet me shume se ke jorganin kuptohet se je borxh.
    Fajdexhiu nuk te fal.(fajdexhi=banka por me emer modern).
    Populli eshte deshmitar qe te pakten brenda 10 vjecarit shqiperia ka mare borxhe nga gjithe bota.
    Si me interes zbutur dhe jo eshte borxh qe duhet lare.
    Nuk po bej leksione por kjo 60% borxh e kam theksuar qe eshte mashtrim.
    Shikoni tabelen e borxheve te shteteve te ndryshme dhe krahasoheni me nivelin e jeteses se atij vendi.
    Pas kesaj na u mburni me 60% borxh.

    Reply
  • Refff...... says:
    March 17, 2024 at 7:50 pm

    RRUGA MBARON
    SHQIPONJA NUK JENI
    PRANDAJ MBYLLNI GOJEN
    BENI JETE QENI

    KESHTU PSALLT BORATI
    TEKSA NE PAZAR
    NXORRI BADJAVA
    KOMBIN SHQIPETAR

    CESHTE KJO LEMERI.
    TE GJITHE KANE FRIKE
    TI THONE RIPJELLJES
    MBATHJA TANI IK

    MALLKONIM ENVERIN
    PO KY CKA ME PAK
    HESHTIM KUR SHPERBERJA
    PO TROKET NE PRAK

    Reply
  • TIRONA says:
    March 17, 2024 at 8:39 pm

    Ndoshta nuk jemi hebrej te zgjuar dhe punetore sa duhet ,por e keqja me e madhe ka qene Shkerdhatokracia e imponuar ku pronari I vertete qe ja di kimetin morri me te gjatin.
    Cili vend eshte me me shume resuese?
    Dy dete,3 liqene .
    Perse Zelanda e Re ka me shume dele se banore ne nuk mbareshtrojme blegtori?
    Cili rreth I Shqiperise nuk mban vetveten?
    Mos Librazhdi?Po Ta kishte izraeliti si do ta bente?
    Prandaj duhej prona tek i zoti,mesim-pune-pune!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?