Nga Migena Aleksi
Ajo që ndodhi në Durrës është shumë e rëndë. Po si ka mundësi që pavarësisht se forcon ligjet, ndëshkimet, gjobat, sistemi nuk po arrin të mbrojë jetën?
Para së gjithash problemi kryesor mbetet raporti me ligjin dhe me autoritetin.
Shteti, ligji, policia nuk shihen më tek ne si një garanci për jetën. Te rendi dhe siguria rrugore kjo është më e drejtpërdrejtë. Me fjalën policia sot kuptojmë atë burrin me tesha blu që fshihet kthesave, apo vjen vërdallë me bllok në dorë lagjeve. Jo me qëllimin për të ndihmuar e parandaluar, por për të “të kapur”.
Thuhet se polici ka një “kuotë” gjobash për të vendosur me hir a pahir gjatë ditës. Kjo është e turpshme. Pasi i ke marrë taksa e tatime të shtuara, e ngop përditë qytetarin edhe me fleta gjobash në xham jo si mjet edukimi por si normë për të mbushur vrimat e një buxheti ku vidhet me të dyja duart.
Asnjë ndëshkim nuk ka efekt afatgjatë në rrugë në një sistem ku korrupsioni në zyrat e shtetit “atje lart” është sheshit. Në këto rrethana çdo gjobë këtu “poshtë” kthehet në një negociatë të heshtur.
Kështu nis zinxhiri që çon në tragjedi kaq të rënda si kjo e Durrësit. As e para as e fundit në tregun e errët të shkeljes së ligjit që nis tek ata që kanë mbetur të njëjtët që nga koha e Ali Asllanit.
Në këtë pazar, çmimi real paguhet me jetë njerëzish. Do vazhdojë të paguhet derisa të kuptojmë që nuk na duhen më shumë ligje e ndëshkime, por më pak mundësi për t’i “negociuar” ligjet dhe ndëshkimet.
Pasi të bëhet korrupsioni jo kulturë, por antikulturë në çdo qelizë të shtetit, atëherë këto raste do jenë thjesht aksidente të rrallë, e jo ngjarje të rënda që përsëriten.
Pas kësaj vjen edukimi real që fillon në shkollë dhe vazhdon në familje. Pas kësaj, siguria rrugore nuk do mbetet një kapitull i thatë për të marrë patentën, por do mësohet që fëmijë. Pas kësaj nuk do ketë më shpenzime stratosferike në rrugët tona që megjitjë shifrat për kilometër që të mahnisin nuk kanë cilësi dhe as janë të sigurta. Pas kësaj transparenca dhe teknologjia smart nuk do kenë qëllime të zhvatjes me apo pa tenderaxhinj, por qëllime të zgjidhjeve reale. Etj. Etj
Tragjedia e radhës ndodhi. Po flasin baballarët hajdutë të kombit dhe të gjithë ne të tjerët tyre jemi revoltuar. Janë mbushur rrjetet me dhimbje dhe zemërim, kërkojmë masa, kërkojmë përgjegjësi. Pas pak ditësh, do harrojmë. Do kthehemi në të njëjtat rrugë, me të njëjtat sjellje. Derisa vjen prapë momenti që e njohim të gjithë.
Sa jetë duhet të humbasim që ta marrim seriozisht atë që tashmë e dimë?


Por për këto e shumë tragjedi të tjera që vazhdojnê e përsëriten nëpër rrugët tona sikur të ishin “diçka krejt normale”, përveç opinionit të saktë të znj. Migena, do të më interesonte më tepër të dija diçka rreth “opinionit”, apo më mirë të themi “justifikimit sa për sy e faqe” të kryepalloshit extra large, i cili në vend që të dënonte ashpër këtë akt kriminal njëlloj si z. Braçe (largimi i autorit nga vendi i krimit të bën të dyshosh se veprimi u krye me paramendim, motivin i takon hetuesisë ta sqarojë), preferon më mirë ta ngrysë ditën me lloqe kavaje në pordhkaste adoleshentësh, i fshehur pas syzave të kuqe.
Për këto e shumë tragjedi të tjera që vazhdojnê e përsëriten nëpër rrugët tona sikur të ishin “diçka krejt normale”, përveç opinionit të saktë të znj. Migena, do të më interesonte më tepër të dija diçka rreth “opinionit”, apo më mirë të themi “justifikimit sa për sy e faqe” të kryepalloshit extra large, i cili në vend që të dënonte ashpër këtë akt kriminal njëlloj si z. Braçe (largimi i autorit nga vendi i krimit të bën të dyshosh se veprimi u krye me paramendim, motivin i takon hetuesisë ta sqarojë), preferon më mirë ta ngrysë ditën me lloqe kavaje në pordhkaste adoleshentësh, i fshehur pas syzave të kuqe.
Lexoni dhe rilexoni dhe vazhdoni te rilexoni nese doni te kuptoni e me pas te ndryshoni mendjet e nje popullate te caktuar historine e Heronjve te Vigut.
Tirret ne film por sqaruar nga nje ish-oficer ne nje interviste koncepti juridik sipas Kanunit i “Rruges së Madhe”. Aty mbaronte cdo shtrengim ligjor kanunor (besa dhene nje individi kur kalonte ne territorin e tij) dhe kushdo mund te vriste dike, te vidhte udhetare etj. Ngjarja dihet. Ata u vrane.
Kjo popullate e larguar nga habitati i saj e konsideron territorin jashte habitatit “Rruge te Madhe”. Aty eshte i lire te beje gjithcka. Noans land.
Por kur preket kerkon te nderhyje shteti.
Shpesh ai shteti, polici, prokurori e gjykatesi eshte dikush te cilit s’i ka dale nga mendja koncepti i “Rruges se Madhe” ku ai s’nderhyn pasi s’ka fuqi kanunore por edhe sepse ia mbyll gojen edhe pala tjeter po me logjiken kanunore.
Pse te ngaterrohet “shteti”?! Dhe u vra nje gjykates. U harrua.
Shembuj keni cdo dite.
Analizoni vrasjen burre e grua para disa ditesh ne Lezhe. Problem nuk ishte vrasja e para disa vitesh, mosdenimi i autorit dhe vrasja e rradhes. Problem dhe turp ishte vrasja e gruas. Te gjitha ishin ne rregull. Vrasja e gruas ishte gabim.
Etj. etj. etj.
Vazhdon…
Nuk e di kush je, por je i vetmi qe thote thelbin.
Pak rendesi ka kush jam por duhet me pa pertej nje aksidenti.
Cka mendoj e konfirmon vazhdimi i historise:
“Familja e autorit Nikoll Radaçi largohet nga lagjja nga frika e hakmarrjes”.
Mekanizmi ne mendjet e tyre eshte ende aktiv.
Me siguri kane cuar ndermjetes per te negociuar gjakmarrjen.
Po s’rane dakort me e shly gjakun me para do te kete vrasje. Vrasja e Nikolles nuk mjafton se kane vdekur 2 femije dhe demtuar nej i trete.
Sa vrasje per 3 femije?!
Ty hallall moj Migena qe flet eshkruan per dhembjen e popullitdhe sukseset e pushtetit ne vjedhje por besoj qe dhe ata qe te degjojne dhe lexojne nuk eshte se ju ben ndonje pershtypje ! Ne e kemi ndare mendjen; o me PD-en , o me PS-en . Habitem se si ky popull megjithese i sheh dhe i kupton se ç’na bejne partite , sidomos pushteti , mundohen me ç’do kusht te na mbushin mendjen se po veprojne drejte !!Ka dhe disa qe jane aq te flakte per mbrojtje te partive ( kjo sepse paguhen mire nga keta te fundit ) sa qe te ofendojne nga nena , gruaja dhe femijet po u cenove Berishen apo Ramen (keta te fundit me te theksuar ) sikur ti kesh prekur ne familje ! Besoj qe dhe po ti prekesh ne familje nuk do jene kaq AKTIV !!!
Labi gjys opinge e ka ndarë mendjen, o me pelën o me kaun. S’ka faj i shkreti. Andej nga ka zbritur s’ka alternativa të tjera përveç bagëtisë së trashë.
Ky s’ka opinga fare…
Sa për informim: Në Gjermani dhe Zvicër, vetëm dyshimi i policit për varshmëri të ngasësit të makinës, mjafton të fillojë procedura mjekoligjore(ekspertizë) e konfirmimit të varshmërisë nga slkoholi ( ose substanca tjera narkotike) ose të të kundërtën e saj. Kjo procedurë diagnostifikues bëhet nga specialistë përkatës, mjek psikiatër. Gjatë punës time, më ka rastisur të ekzaminojë shoferë të cilët rastësisht, pra jo gjatë ngasjes së makinës, kanë shfaqur sjellje të caktuara në ndikim të alkoolit(ose substancave tjera narkotike).
Në rast të konfirmimit të dyshimit të shfaqur nga policia (ose të afërmit), pra plotësimit të kritereve shkencore për të dhënë diagnozën Varshmëri nga alkooli(ICD 10: F10.2), të diagnostikuar i merret patentëshoferi për afat të pacaktuar. Rimarrja është e kushtëzuar me dëshmim të abstinencës për një vit dhe ekspertizë të sërishme.
Dr.Afrim Emini, Psikiatër(Ch)
o ti i Ngasesit te Makines. Nuk i thone Varshmeri or ti, po varesi..
Na cuditet more.
Cpikes te papare paskeni qene
Deshmia e abstinences thote
Epo kjo pune, ka ckalluar tjetri
Eh mo i gjithëdituri aldrinp aka mirel. Edhe çkalluar tingëllon paksa banale. Me drejtëshkrim shkruhet shkalluar. Shko pi ilaçet.
po mirë more njerëz një gjë nuk kuptoj.Polici i keq,qeveritari i keq doktori i keq gjygjtari i keq diktatura e keqe demokracia e keqe dhe në fund të gjithë këto të këqij janë fëmijët nipat mbesat vëllezërit motrat krushqita tona nuk janë as kinez as indian as afrikan. mos jena të mallkuar si popull
KRIMI E KA EMRIN ZAGARI(ne Bote gazetari)!
‘Migenat’ qe 35 Vjet ne vendin me te VARFER ne Ballkan,me popullsi sa nje fshat,paUJE dhe pa’ BUKE…..Kane propoganduar investimet per KRIMIN rruget e Krimit qe te bejne Garra Kreret e antishtetit,KRRIMINELET femijet te tyre te droguar!?
C’far trasportohet e eksportohet ne keto rruget ku pastrohen MILIARDAT e droges e NUK mbaronne KURRE….perfshi ‘koridorin 8-te’ hedhur MILIARDA- BORXH e pas 35 Vjetesh NUK KALOJNE DOT AS DHITE e TAO BALLES!?
Ishte nje tragjedi. Dhe pavarsisht nga keqardhja duhet menduar se ne jete ka dhe tragjedi. Perpara se te fillojme te marim masa per kete tragjedi, a ka pare njeri sa rraste te tilla ndodhIn ne Shqiperi? Nje jete femije eshte shume, por kjo vlen per ndjenjen jo per jeten. Sepse tere masat qe propozohen ketu do te thote me teper shpenzime buxheti ( qe dikush do te paguaj, ju dhe ue) dhe me shume humbje lirie ( ndryshime kodi penal etj) . Para se te fillojme te flasim per ndryshime duhet ne fillim te kaloj dhimbja per tragjedine ( jo tek familjet e viktimave, per ta ajo kurre nuk kalon, por per te tjeret qe marin vendime jetesore per popullin ne teresi) Se fundi, une nuk mendoj ( me falni per dyshimin) qe te tere ju qe tregoni kaq dhuimbje ne te vertete nuk e keni ate. Ju ose beni poliitike me kete tragjedi ose doni te dukeni ( ne kolektiv) sa shpirtmire ju jeni. Pra e beni ose per dukje ose per politike. Te dyja jane te peshtirosura kur ka nje tragjedi.
Ky s’ka opinga fare…
Teorira leshi, llafe kot. Ne Gjermani sot nje shofer mori para nje turme te tere,22 vete jane ne rrezik per jeten. Kur ndodh atje qe eshte maja e Europes pse jo ketu qe jemi nga fundi? Po nuk doli Migena gjermane te kriminalizonte gjithd shtetin si kjo kompetentja jone…
Per ju , tio e fshatari jeni kunder te gjithe atyre qe fajesojne qeverine sepse paguheni nga ajo . Ne Gjermani ndodhi dhe ndoshta nuk ka komentuar ndonje megjithese eshte e pamundur te mos kene reaguar por ka dhe nje ndryshim te madh ne mes Gjermanise dhe vendit tone, atje mbizoteron ligji . Ju te dy dhe shume si ju qe paguheni nga qeveria jeni gjithmone kundershtare dhe jeni ne mbrojtje te hajduteve qeveritare ! Fshatari qan hallin se harxhohen ca leke me teper kur Balluku qe ky e mbron ka vjedhur miljona ne bashkpunim me Ramen ! I duket çudi qe komentuesit shprehin dhembje per jetet e atyre femijeve sepse i barazon te gjithe me veten qe as qe i behet vone por ka hallin e qeverise .
po ty Zeni te paguan…? Edhe lere hipokrizine e dhembjes
E di si eshte puna , me ju ushtaret e Saliut nuk mund te besh dot nje debat logjik, ju nuk mendoni me tru , jeni drumepre, me vjen keq
po ty Zeni te paguan…? Edhe lere hipokrizine e dhembjes
E di si eshte puna , me ju ushtaret e Saliut nuk mund te besh dot nje debat logjik, ju nuk mendoni me tru , jeni drumepre, me vjen keq