Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, do të mbetej në histori si festa e mësuesit, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj., do të ndiheshin të nderuar si mësues të devotshëm. Por që kjo ‘festë’ do komercializohej aq shumë, sa një ‘faleminderit’ do zëvendësohet me dhurata të çmuara, nuk do t’ua kishte marrë mendja kurrë. Tashmë, 137 vite më vonë, ndikimi i tregut e ka shndërruar gradualisht këtë ditë të shënuar në një ‘spektakël’, më shumë të lidhur me tregtinë dhe konsumin, sesa me kuptimin origjinal.
Në një kohë kur rrjetet sociale dhe media krijojnë presion për të festuar me shumë shfaqje dhe shpenzime, 7 dhe 8 Marsi në Shqipëri tashmë janë transformuar në një ditë që përfaqëson një kthesë nga tradita e përshëndetjes personale dhe dashurisë ndaj rolit të mësuesit dhe nënës, në ditë të përqendruar në blerje dhe shpenzime masive. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shohim në detaje se si këto ditë të shënuara po evoluojnë, duke u bërë pjesë e një realiteti të ri, të një shoqërie ku konsumi dhe tregtia kanë një peshë të rëndësishme. Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradicionale si lule, bizhuteri e aksesorë, kanë nisur dhe forma të tjera të dhuratave. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë një sërë mjetesh për dhënien dhe marrjen e dhuratave, si kuponat elektronike, karta për blerje etj.
Në biseda të ndryshme me prindër në disa shkolla në kryeqytet, raportohet se disa prindër kanë dhuruar edhe para për mësuesit. Të tjera organizime përfshijnë edhe udhëtime jashtë shtetit për to. Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 20 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-3500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuonte secili nxënës ishte 1000-1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj. Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.
Komercializimi i “dhënies së dhuratave” është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ‘ankohen’ që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtimit të mësimdhënies nuk ekziston më. Sipas tyre, ka figura mësuesish modestë dhe të pacenuar nga ky fenomen, por janë presionet sociale që të mos mbetet fëmija jashtë rryme, që i nxit të jenë pjesë e këtij komercializimit. Kjo datë është shndërruar në një ‘garë sociale” që ushtron presion mbi fëmijët dhe prindërit, duke ekspozuar dallimet financiare midis shokëve të klasës dhe duke çuar në përplasje midis prindërve për qëndrimet ndaj dhuratave të papërshtatshme dhe përballueshmërisë për t’i ofruar ato.

Monitor

Deri ketu ka degraduar arsimi shqiptar,ashtu sic kane degraduar cdo gje ne Shqiperi si shendetesia,drejtesia,pushteti qendror dhe sidomos ai vendor,pastertia e mjedisit,privatizimi KRIMINAL ANTINJEREZOR i te gjitha sherbimeve shteterore e deri tek mbyllja e te gjitha dyerve te administrates qe qytetaret te mos ankohen ndaj padrejtesive pervec se ne kryeministri etj!
Eshte harruar mesuesi i dikurshem i kohes se DIKTATURES KOMUNISTE me te eger ne bote,ku mesuesi ishte nje prind i dyte,ndersa sot eshte kthyer ne nje shites zarzavatesh qe nuk e pyet njeri!
Se minister arsimi(si cdo ministri) nuk emerohet nje personalitet i shquar i fushes,nje idealist atdhetar qe i DHIMBSET populli i vet,por thjesht nje MENAXHER TENDERASH E KONCESIONESH!
Mos valle ka ndonje vlere ndryshe ministrja e sotme e Arsimit,qe per turp eshte ajo qe sa ishte ministre e Shendetesise u muar vetem ne koncesionet korruptive e aspak me SHERBIMET NDAJ PACIENTEVE?
E i degjon keto kafshe qe guxojne e flasin per njeriun e ri te socializmit ..keta taleban cecen pa nder e respekt as per veten e tyre . Varse flori ! Varse flori ! Poshte komunizmi qe na la pa varse !
Po pse ky artikull keqdashes nga nje gazete qe pretendon te jete nje nga me te lexuarat dhe te komentuarat???
Pse kaq mllef e mosmirenjohje ndaj figures se mesuesit????
Pse nje dhurate per 7 mars (cfaredo lloj forme te jete) i zgjidh hallet e mesuesit????
Pse mesuesi i shtrengon nxenesit e prinderit te tregojne mirenjohje per punen e palodhje te tyre????
Pse…pse…pse ka pafund.
Gezuar festen mesues te dashur aneembane Shqiperise!
Neser do vazhdoje te bjere zilja perseri….
Duket se çdo gjë në këtë vend është bërë formale. Dashuria,që në marrëdhëniet familjare tashmë po tjetërsohet, po në shoqëri? Në ditën e mësuesit një dhuratë simbol(kjo nga të gjithë nxënësit) sipas mundësisë familjare. Kjo dhuratë(një zarf) i jepet nga senatori i klasës ku kontributi të jetë i ndryshëm dhe i pa ditur nga mësuesi për vlerat e secilit nxënës. Ky është një shpërblim njërëzor që lind nga respekti për mësuesin,për detyrën e tij fisnike. Nuk jam dakord që kjo dhuratë të bëhet në mënyrë individuale, me idenë e mburrjes dhe të një farë interesi ndaj mësuesit. Pse nuk mund të kujtohet mësuesi për festë në vitet pas shkollës, kur fëmija të ketë mbaruar punë me të? Atëherë vlerësimin çdo fëmijë (tashmë i rritur ta bëj individualisht) e bën si ai e ka ndjerë përkujdesjen e tij. Mënyra e shpërblimit të mësuesit në këtë mënyrë, si shprehet tashmë, është komerciale dhe nuk i shërben edukimit. Kjo festë në këtë mënyrë e ka humbur kuptimin, është bastarduar. (keq interpretuar) kjo kthehet në një formalitet.
Këtu nuk bëhet fjalë nga ana materiale se çfarë i dhurohet mësuesit, por mënyra se si i dhurohet. Më duket se prindërit dhe fëmijët me shumë pompozitet i drejtohen mësuesit me këtë dhuratë, kur kjo mund të bëhej ndryshe. Një ngjarje ku mësuesi të jetë vlerësuar nga përkushtimi i tij, me një mbrëmje të këndshme, të përbashkët prindër – fëmijë, ku organizatori të jetë komiteti i prindërve. Mbas të përfundimit të mbrëmjes mësueses i dhurohet diçka simbolike(pavarësisht nga vlera, dhe cili është kontributi individual). Në këtë mënyrë bëhet më i familjarizuar prindi – fëmija – mësuesi dhe institucioni ia arrin më mirë qëllimit. Ky institucion e formëson fëmijën, nga këto institucione projektohet e ardhmja e tyre. Një njeri i arsimuar është një thesar për shoqërinë.
Dursake
Ku jeton ne jupiter?
Mos vallë, legjenda e ditëve të sotme, ADEM JASHARI, jetonte në jupiter?