Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa tatim do paguajnë profesionet e lira? Detyrimi shpërndahet në 3 këste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa tatim do paguajnë profesionet e lira? Detyrimi shpërndahet në 3 këste
AktualitetEkonomi

Sa tatim do paguajnë profesionet e lira? Detyrimi shpërndahet në 3 këste

Published: April 17, 2024
Shpërndaje

Rreth 29 mijë subjekte të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e profesioneve të lira, do duhet të parapagujnë tatimin mbi fitimin gjatë këtij viti,  ku tashmë janë njohur edhe me detyrimin që kanë.

Por sa është ky tatim dhe si llogaritet ai. Administrata tatimore sqaron se për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë.   Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.

Nëse do të marrim një shembull, një subjekt person fizik që ka një fitim prej 9.6 milionë lekësh në vit, do të duhet të paguajë afro 1.4 milionë lekë tatim, pasi i janë njohur së shpenzimeve të zbritshme në nivelin 35 %.

- Publicitet -

Ndërsa një  biznes që akumulon një fitim prej 15.4 milionë lekësh, do të duhet të paguajë një normë tatimore mbi këtë fitim në nivelin 23 për qind, e llogaritur në një total prej afro 3.5 milionë lekësh, e ndarë në disa këste.

Përllogaritja e kësteve paraprake për vitin 2024 për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar përpara datës 31.12.2023, bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në deklaratën tatimore vjetore, për Tatim mbi Fitimin (me afat deri 31 mars 2024) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (me afat deri 10 shkurt 2024). Vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën e mbetur Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.

Për tatimpaguesit, që gjatë vitit 2023 kanë qenë të regjistruar pjesërisht si me Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin, ashtu edhe me Tatimin mbi Fitimin, përllogaritja do të kryhet mbi totalin e fitimit të vetëdeklaruar në 2 deklaratat respektive dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre në e-Filing, në lidhje me këstet paraprake.

Tatimet sqarojnë se këstet mund të paguhen edhe në bazë mujore, por afati i tyre është 3-mujor. Konkretisht:  brenda datës 30 qershor, paguhet për muajt prill, maj, qershor;  Brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht, shtator dhe brenda datës 31 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhjetor.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. demo on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  2. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  3. demo on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Detari on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  5. New York on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?