Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa të rrezikshme mund të jenë nivelet e ulëta të vitaminës D në organizëm?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sa të rrezikshme mund të jenë nivelet e ulëta të vitaminës D në organizëm?
AktualitetShendetesi

Sa të rrezikshme mund të jenë nivelet e ulëta të vitaminës D në organizëm?

Published: May 31, 2023
Shpërndaje

 

Studimet kanë treguar se personat me nivele të ulëta të vitaminës D janë më të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 (intolerancë e dëmtuar e glukozës), kjo për faktin se absorbimi i kalciumit ndihmon për të menaxhuar sheqerin në gjak.

Mangësitë e vitaminës D çojnë edhe në rritjen e rrezikut për obezitet, pasi kalciumi dhe vitamina D veprojnë si frenues të oreksit.

- Publicitet -

Por ajo që është mjaft e rëndësishme dhe pothuaj e njohur nga të gjithë është roli që ka vitamina D në thithjen e kalciumit dhe të fosforit duke siguruar kështu fortësinë e duhur kockore. Mangësia e vitaminës D mund të çojë në ulje të densitetit kockor dhe rrjedhimisht duke rritur shanset për thyerje të kockave. Mangësia e saj tek të vegjlit mund të shkaktojë rakitizmin, si edhe tek të rriturit një gjendje tjetër që quhet osteomalacia. Simptomat në këto raste mund të përfshijnë dobësi të përgjithshme apo dhimbje të kockave. Në lidhje me depresionin, vitamina D në vetvete nuk mund ta shmangë atë, por pacientët të cilët janë duke marrë ilaçe kundër depresionit së bashku me vitaminën D mund të ndihmohen në drejtim të zbutjes së shenjave të depresionit.

Mënyra më e lehtë për përfitimin e saj është ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve direkte të diellit, veçanërisht rrezeve ultravjollcë B (UVB). Sa më shumë të ekspozohemi, aq më shumë trupi ynë prodhon vitaminë D. Por kjo varet edhe nga lloji i lëkurës dhe koha e ditës kur ndodh ekspozimi. Sa më e errët lëkura, aq më shumë kohë duhet për t’u ekspozuar. Në përgjithësi ekspozimi ndaj Diellit është mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D që i nevojitet trupit tonë pasi shumica e ushqimeve përmbajnë sasira të vogla të saj që nuk i përmbushin dot nevojat e organizmit.

Por jo të gjithë kanë mundësi t’i ekspozohen rregullisht diellit, qoftë për shkak të pozicionit gjeografik të vendeve ku jetojnë, apo qoftë edhe për shkak të angazhimeve personale të përditshme. Prandaj është e nevojshme që në ushqyerjen tonë të përditshme duhet të kemi patjetër produkte që përmbajnë sa më shumë këtë element të rëndësishëm jetësor. Të tilla mund të përmendim peshkun salmon, portokallet, qumështi, cerealet dhe vezët.

Në raste të caktuara lind nevoja për marrjen e shtojcave sintetike të vitaminës D për të plotësuar nevojat e organizmit. Është mjeku ai që përcakton sasinë e shtesave që duhet të merrni në çdo rast.

 

 

p.k\dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?
  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim

Komentet e Fundit

  1. E on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  2. Fjala on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Abdiel Pollard on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. golda mayer on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?