Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Samiti BE-Ukrainë, liderët europianë takohen sot me Zelenskyn në Kiev
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Samiti BE-Ukrainë, liderët europianë takohen sot me Zelenskyn në Kiev
AktualitetBote

Samiti BE-Ukrainë, liderët europianë takohen sot me Zelenskyn në Kiev

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të takohen me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të premten, ku do të angazhohen për sanksione të reja kundër Rusisë, por ka gjasa ta zhgënjejnë Ukrainën lidhur me shpresën e saj për anëtarësim të shpejtë në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti në Kiev me tren të enjten, një udhëtim simbolik për të demonstruar mbështetjen për Ukrainën ndërsa afrohet përvjetori i parë i agresionit rus që filloi më 24 shkurt 2022.

Anëtarët e lartë të ekzekutivit të BE-së takuan homologët e tyre në qeverinë ukrainase dhe zonja von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të mbajnë bisedime me zotin Zelenskiy të premten.

- Publicitet -

Presidenti Zelenskiy bëri thirrje për më shumë masa ndëshkuese kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian, por sanksionet e reja që po përgatit blloku mund të mos përmbushin plotësisht kërkesat e qeverisë së Kievit.

“Sot arritëm një mirëkuptim të ndërsjellë shumë të rëndësishëm,” tha zoti Zelenskiy në fjalimin e tij në video të enjten mbrëma. “Vetëm së bashku – një Ukrainë e fortë dhe një Bashkimi Evropian i fortë – mund të mbrojmë atë jetë që vlerësojmë dhe nëpërmjet integrimit tonë të mëtejshëm, të ofrojmë energji dhe motivim për njerëzit tanë që të luftojnë pavarësisht nga pengesat dhe kërcënimet.”

Ndërsa BE-ja mbështet Ukrainën dhe reformat demokratike dhe ekonomike të vendit, ajo nuk është e gatshme të anëtarësojë një vend që është në luftë dhe sidoqoftë një proces i tillë zgjat me vite. Vendi i fundit që iu bashkua BE-së ishte Kroacia në vitin 2013, një dekadë pas aplikimit zyrtar. Fqinjit të Ukrainës, Polonisë iu deshën 20 vjet deri sa u anëtarësua në vitin 2004.

Ukraina dorëzoi kërkesën për anëtarësim, menjëherë pasi filloi agresioni dhe në qershor mori statusin zyrtar të kandidatit nga BE-ja.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë premtuan në janar ndihmë të mëtejshme me armë për Ukrainën. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313

Komentet e Fundit

  1. demo on Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?