Një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik, e ka konsideruar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj Samin e NATO-S në Vilnius.
“Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.
Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.
Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes.” shkruan Begaj në një postim në Twitter.
The NATO summit in Vilnius is a pivotal moment for the security of the Euro-Atlantic region.
The decisions made during this summit will be instrumental in bolstering the cohesion and unity of our Alliance, as well as providing extended support for Ukraine.
(1/2)
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 11, 2023
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të NATO-s janë mbledhur në Vilnius të Lituanisë. Samiti zhvillohet në një kohë kritike për sigurinë në Evropë, pasi lufta në Ukrainë është në mesin e një kundërofensive të Kievit.
Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.
Një ditë pasi Turqia njoftoi se ishte e gatshme të ratifikonte pranimin e Suedisë në NATO, Hungaria sinjalizoi se është gjithashtu e gatshme të japë dritën jeshile për ofertën e saj, një arritje kjo e samitit.
p.k\dita
