Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sanchez në “dorë” të separatistëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Sanchez në “dorë” të separatistëve
BoteKryesore

Sanchez në “dorë” të separatistëve

Published: October 3, 2023
Shpërndaje

Në Spanjë, Partia Popullore e qendrës së djathtë, nuk ia doli të formonte kabinetin e ri. Pasi lideri i saj, Alberto Nunez Feijo, nuk siguroi dot mbështetjen e Parlamentit për t’u bërë kryeministër, mbreti Filip VI ngarkoi kryeministrin e përkohshëm, Pedro Sanchez, të përpiqet të formojë një qeveri.

Partia Socialiste e Sánchez-it doli e dyta në zgjedhjet kombëtare të korrikut. Ai e ka udhëhequr vendin qëkur fitoi një mocion mosbesimi kundër kryeministrit konservator, Mariano Rajoy, në vitin 2018. Por atij do t’i duhet mbështetja e disa partive të ekstremit të majtë për të mbetur në pushtet.

Ai pritet të hyjë në aleancë me koalicionin e ekstremit të majtë Sumar të Yolanda Díaz, një pasuese e partisë Podemos me të cilën socialistët qeverisnin gjatë legjislaturës së mëparshme, dhe të kërkojë mbështetje nga jashtë nga grupe si Partia Nacionaliste Baske, Partia separatiste baske EH Bildu dhe Blloku Nacionalist Galician.

- Publicitet -

Por më të vështirë do ta ketë të bindë grupin separatist katalanas, Junts, dhe të Majtën Republikane të Katalonjës (ERC), të cilat kërkojnë një amnisti të plotë për të gjithë ata që u përfshinë në referendumin e dështuar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017.

Sánchez është shprehur i gatshëm të dorëzohet ndaj kërkesave për amnisti, por partia e tij kundërshton me ngulm çdo dritë jeshile për një referendum tjetër pavarësie.

Ndërkohë, lideri aktual katalanas dhe udhëheqësi i ERC Pere Aragonès ngul këmbë se kërkesa është e panegociueshme, duke deklaruar se “nëse Sanchez dëshiron të jetë kryeministër, ai duhet të angazhohet për të mbajtur një votim në Katalonjë”.

Ndërsa negociatorët janë vënë në lëvizje për një marrëveshje që duket e vështirë për t’u arritur, liderit socialist do t’i duhet të punojë shpejt, pasi numërimi mbrapsht ka nisur.

Koha për arritjen e një koalicioni qeverisës është vetëm dy muaj. Në përfundim të këtij afati, nëse Sanchez nuk ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, Spanja shkon sërish në zgjedhje më 14 janar 2024.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse turizmi turk po kalon një vit të vështirë
  • Edhe këtë vit, të papërgatitur
  • Letër deputetëve që të zhbëjnë ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura
  • 10 shtator 2026
  • Pse varfëria nuk e prek dot dinjitetin? Dhe pse paraja nuk e blen dot atë

Komentet e Fundit

  1. Eva on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  2. demo on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  3. ¿? on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  4. Pushteti vs Gojët e liga on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  5. Ne da on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?