Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Save the Children: Të paktën 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri këtë vit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Save the Children: Të paktën 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri këtë vit
BoteLajmi i fundit

Save the Children: Të paktën 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri këtë vit

Published: November 20, 2023
Shpërndaje
5-6 years old boy and plate of cooked vegetables isolated on white

Një hulumtim i organizatës së shoqërisë civile “Save the Children” me qendër në Londër zbuloi se këtë vit mbi 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri.

“Save the Children” publikoi analizën e saj të re në Ditën Botërore të Fëmijëve, duke përdorur të dhënat më të fundit të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) lidhur me vendet për përhapjen e kequshqyerjes dhe duke përdorur parashikimet e OKB-së për numrin e lindjeve.

Në analizë thuhet se këtë vit mbi 17.6 milionë fëmijë do të lindin në uri dhe se kjo shifër nënkupton rritje me 22 për qind në krahasim me 10 vite më parë. Gjithashtu në analizë thuhet se destabiliteti ekonomik, konfliktet dhe ndryshimet e përsëritura klimatike kontribuojnë në krizën shkatërruese të urisë që prek çdo cep të botës dhe se 95 për qind e lindjeve me kequshqyerje në botë këtë vit do të realizohen në Afrikë dhe Azi.

- Publicitet -

Ndërkohë, tërhiqet vëmendja se të dhënat nuk përfshijnë efektin e dhunës që përshkallëzohet në territoret palestineze nën pushtim mbi urinë dhe normën e lindjeve.

– Në Republikën Demokratike të Kongos 1.5 milion foshnje do të lindin në uri

Analiza përfshin parashikimin se Republika Demokratike e Kongos ku të paktën 25 për qind e popullsisë së saj përballet me urinë kronike, do të jetë “vendi me numrin më të madh të foshnjave të lindura me kequshqyerje këtë vit”. Në RD të Kongos rreth 1.5 milion foshnje do të lindin në uri, thuhet në analizën ku parashikohet se kjo shifër “do të jetë shifra më e lartë e regjistruar për vendin” që nga vitin 2001 kur kanë filluar regjistrimet e FAO-s.

Gjithashtu parashikimet thonë se këtë vit në RD të Kongos do të jenë në ushqyerje të pamjaftueshme rreth 6.6 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeç.

Organizata “Save the Children” në deklaratën lidhur me analizën, iu drejtua liderëve botërorë që mblidhen në Samitin Global të Sigurisë Ushqimore që mbahet sot në Britani dhe u bëri thirrje që të diskutojnë arsyet rrënjësore të pasigurisë akute të ushqimit dhe të ushqyerit.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?