Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Scholz: Dialogu me Erdoganin është kyç në momente të vështira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Scholz: Dialogu me Erdoganin është kyç në momente të vështira
Bote

Scholz: Dialogu me Erdoganin është kyç në momente të vështira

Published: November 18, 2023
Shpërndaje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka përmendur të premten rëndësinë e dialogut direkt me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke marrë parasysh qëndrimet e tyre të ndryshme në konfliktin në Lindje të Mesme.

“Zoti president, nuk është sekret se ne kemi qëndrime shumë të ndryshme për konfliktin”, ka thënë Scholz në konferencë për media, para darkës me Erdoganin.

“Kjo është pikërisht pse bisedimet tona janë aq të rëndësishme, sidomos në kohë të vështira kemi nevojë për dialog dhe njëri-tjetrin’.

- Publicitet -

Erdogan e quan Hamasin, organizatën palestineze të shpallur terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, si “organizatë çlirimtare”, dhe e akuzon Izraelin për “gjenocid” në Rripin e Gazës, si dhe e vë në pikëpyetje ekzistencën e Izraelit. Gjermania e ka theksuar disa herë mbështetjen e palëkundur për Izraelin dhe e ka mbështetur ofensivën tokësore dhe ajrore të tij në Gazën me 2.3 milionë palestinezë.

“E drejta e Izraelit për të ekzistuar është e padiskutueshme për ne. Nuk ka vend për antisemitizëm në vendin tonë, pavarësisht nëse është i motivuar nga politika apo nga feja, pavarësisht nëse vjen nga e djathta apo e majta, pavarësisht nëse është rritur për shekuj, apo nëse vjen prej jashtë”.

Scholz, ka thënë po ashtu, se e kundërshton secilin që dëshiron ta mohojë vendin e myslimanëve në Gjermani. Ai ka thënë se vuajtjet e popullsisë civile palestineze në Gazë janë depresive dhe ka thënë se dëshiron të bisedojë me Erdoganin “si mund të parandalohet përshkallëzimi i mëtejmë, sepse ne e ndajmë të njëjtin shqetësim për zjarrin në Lindje të Mesme”.

Situata në Gazë është rënduar prej nisjes së bombardimeve izraelite të nisura më 7 tetor. Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, pasi grupi ekstremist e ka nxitur luftën, përmes sulmeve të nisura po atë ditë në tokën izraelite, duke i vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë mbi 240 pengje. Ndërkohë ushtria izraelite ka nisur edhe ofensivë tokësore në Gazë. Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 11.000 njerëz janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gazën e rrethuar.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot ndeshja Shqipëri-Finlandë, nga ora 17:00 bllokohet qarkullimi në disa rrugë
  • Indeksi i Pasaportave të Lumtura 2026, cilat janë 10 vendet e para në renditje
  • Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  • 150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen
  • Financat kërkojnë vëmendje dhe planifikim, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. BALLKANI I 100 UJQËVE on Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  3. Anonymous on Tragjedi në Nju Jork: Shembet pallati trekatësh në Brooklyn, ka të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
  4. FEMRA KUNDËR FEMRËS on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  5. Emigranti on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?