Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Schroeder: Paqen Rusi-Ukrainë e pengoi Amerika
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Schroeder: Paqen Rusi-Ukrainë e pengoi Amerika
AktualitetBote

Schroeder: Paqen Rusi-Ukrainë e pengoi Amerika

Published: October 22, 2023
Shpërndaje
FILE PHOTO: Former German Chancellor Gerhard Schroeder is pictured during an interview with Reuters in his office in Berlin, Germany, November 15, 2018. Picture taken November 15, 2018. REUTERS/Fabrizio Bensch

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, akuzon qeverinë amerikane si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Në një intervistë të botuar në Berliner Zeitung, Schroeder i referohet negociatave të paqes në mars, menjëherë pasi Rusia ndërmori ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. Schroeder shprehet në intervistë se në atë kohë, atij iu kërkua të ndërmjetësonte mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë në Stamboll. Ai tha se megjithëse përfaqësuesit e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky ishin të hapur për të bërë lëshime për çështje të tilla kyçe si heqja dorë nga përpjekjet për t’u bashkuar me NATO-n, “ukrainasit nuk ranë dakord për paqen sepse nuk u lejuan. Atyre u duhej të pyesnin fillimisht amerikanët për gjithçka që diskutohej.”

Në mënyrë të përsëritur, zyrtarët rusë kanë pretenduar të njëjtën gjë. Ata kanë deklaruar se SHBA-të dhe mbështetësit e tjerë perëndimorë të Ukrainës e dekurajuan qeverinë e Zelenskit që të binte dakord për një zgjidhje paqeje. Schroeder, i cili njihet për miqësinë e ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, thekson se në ato negociata u pa se nuk do të arrihej askund, pasi “gjithçka tjetër vendosej në Uashington”. Sipas tij, kjo solli forcimin e lidhjeve mes Rusisë dhe Kinës.

Tani, është rasti që dy aktorë, Kina dhe Rusia, të cilët janë të kufizuar nga SHBA-të, po bashkojnë forcat. Amerikanët besojnë se janë mjaftueshëm të fortë për t’i mbajtur nën kontroll të dyja palët. Sipas mendimit tim modest, ky është gabim. Vetëm shikoni sa e përçarë është tani pala amerikane. Shikoni kaosin në Kongres. Schroeder shton se në negociatat e marsit 2022 u kuptua që  Zelensky ishte i hapur për kompromis për Krimenë dhe rajonin e Donbasit. Dështimi për të arritur marrëveshjen solli vijimin e gjakderdhjes. Sipas shifrave të Kremlinit, që pasi shpalli kundërofensivën në qershor, Ukraina ka humbur plot 90 mijë ushtarë.

- Publicitet -

“Furnizimi me armë nuk është zgjidhje, por askush nuk dëshiron të flasë”, thotë Schroeder. “Të gjithë janë pozicionuar në llogore. Sa njerëz të tjerë duhet të vdesin? Situata i ngjan asaj në Lindjen e Mesme. Kush janë viktima nga njëra anë dhe nga ana tjetër? Njerëz të varfër që humbin fëmijët e tyre.”

Ish-kancelari gjerman thotë se procesi i paqes për Europën Lindore mund të riaktivizohet vetëm nga pasuesi i tij në Berlin dhe presidenti francez, Macron. /Respublica

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?