Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHBA: Paketa e ndihmës përfshin tanke, por jo “leopard” siç i do Ukraina
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SHBA: Paketa e ndihmës përfshin tanke, por jo “leopard” siç i do Ukraina
AktualitetBote

SHBA: Paketa e ndihmës përfshin tanke, por jo “leopard” siç i do Ukraina

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 20 janar tha se SHBA-ja dhe aleatët e tjerë kanë mbledhur një paketë të re armësh për Ukrainën, që ata besojnë se është e mjaftueshme për sukses. Austin tha në një konferencë për media në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani se paketa përfshin tanke, por jo tanket luftarake të prodhimit gjerman Leopard, që ka kërkuar Ukraina, ose tanket e amerikane, Abrams.

Kievi thotë se i duhen tanket Leopard të prodhimit gjerman për të zmbrapsur trupat ruse, por Kremlini ka paralajmëruar se çdo vendim i aleatëve për të dorëzuar tanket do të ishte një përshkallëzim “jashtëzakonisht i rrezikshëm” i situatës. Rieksporti i Leopardëve kërkon miratimin e Qeverisë gjermane, kështu që edhe vendet e tjera që i kanë këto tanke nuk mund t’i dërgojnë ato në Ukrainë pa këtë aprovim.

Berlini ka thënë këtë javë se vendimi për tanket Leopard është kushtëzuar me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar tanket Abrams, diçka që Uashingtoni nuk planifikon ta bëjë. Paketa që Austin dhe gjenerali amerikan, Mark Milley, përshkruan pas takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës përfshin një sërë obusësh, automjete të blinduara dhe municione. Ai tha se paketa përfshin gjithashtu “kapacitetin e tankeve” të ofruar nga Polonia.

- Publicitet -

“Kjo është një paketë shumë, shumë e madhe”, tha Austin. “Nëse vendoset siç duhet, do të mundësojë që forcat ukrainase të jenë të suksesshme”.

Trupat ukrainase po trajnohen me pajisje që tashmë u janë dërguar nga aletët.

“Ne jemi vërtet të përqendruar në sigurimin që Ukraina ka potencialin që i nevojitet për të pasur sukses. Ne kemi një dritare mundësish këtu, nga tani deri në pranverë… sa herë që ata fillojnë operacionin e tyre, kundërsulmimin e tyre”, u tha Austin gazetarëve.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar. Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën. m.b./dita (REL)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 31 vatra, 3 janë ende aktive
  • Konfirmohet rasti i parë me ethet e Nilit në Shqipëri, pacienti diagnostikohet në Korçë
  • Aksident me vdekje në Golem, humbin jetën dy persona pas përplasjes së motorit
  • HARTA: Shqipëria mes vapës dhe zjarreve, Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  • Çfarë ndodhi me Ronaldon pas takimit me Infantinon?

Komentet e Fundit

  1. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. Mentori on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  3. Mentori on Tragjedi brenda familjes në Lushnjë: Vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin, arrestohet 45-vjeçari
  4. Shqiptari realist . on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Ganua on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?