Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sekretet e zonave ushtarake të komunizmit ‘zbulohen’ në një ekspozitë fotografike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sekretet e zonave ushtarake të komunizmit ‘zbulohen’ në një ekspozitë fotografike
AktualitetEnciklopedi

Sekretet e zonave ushtarake të komunizmit ‘zbulohen’ në një ekspozitë fotografike

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

E keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet brenda zonave ushtarake, hyrja në të cilat gjatë regjimit komunist ka qenë e ndaluar?

Historia e regjimit komunist gjithmonë ka nxitur kërshërinë e studiuesve të huaj, kësaj here të fotografit gjerman, Alfred Diebold.

Në 2019-n fotografi arriti të hynte në 7 zona ushtarake, të ndërtuara gjatë komunizmit. Atë kohë paranoja që Shqipëria mund të pushtohej ishte e madhe ashtu siç ishin edhe shpenzimet për këto reparte ushtarake.

- Publicitet -

“Remains of Paranoia” (Mbetjet e paranojës) quhet ekspozita në të cilën fotografi gjerman shpalos 7 repartet ushtarake të ndërtuara para viteve ’90. Fotot e realizuara duket sikur synojnë të sjellin në vëmendje këto zona ushtarake të harruara, por edhe njerëzit që shërbyen në këto hapësira.

Interesimi i Diebold për këto zona ushtarake që janë të paaksesueshme nga publiku edhe sot lindi në një mënyrë krejt të pazakontë.

“Në një udhëtim me helikopter në veri të Shqipërisë, Diebold u ndal dhe vështroi zonën ushtarake të Gjadrit. I surprizuar se si një vend i vogël, kishte aq shumë bunkerë, aeroplanë, apo tanke, ai pyeti veten se pse një lideri do t’i duhej një ushtri e madhe. Përgjigja e tij ishte paranoja. E gjithë kjo ishte për të mbrojtur pushtetin, shtetin dhe për t’i bërë njerëzit të besonin te fuqia e vendit dhe tek ideja se shteti shqiptar ishte në kërcënim të vazhdueshëm nga vendet e tjera”, shprehet për Gazetën “Si”, drejtorja administrative e COD, Ena Bulku, ndërsa shton se “ekspozita shoqërohet nga dy ese nga Alison Reilly dhe Bruce Williams”.

Në zonat ushtarake

Fotografi gjerman, Alfred Diebold, sjell përmes imazhit të fotografive pjesë nga mjediset, si dhe objektet që ndodhen në shtatë pika kryesore, që nga Gjadri, në Qafë-Thanë e deri në Ishullin e Sazanit; bunkerë, avionë, nëndetëse, baza ushtarake të shpërndara në gjithë territorin e vendit që tani kanë pamjen e rrënojave. Për fotografin gjerman Alfred Diebold janë “Mbetje të paranojës”.

Gjatë periudhës së diktaturës në Shqipëri u ndërtuan me qindra bunkerë dhe vendstrehime, të ndërtuara pjesërisht me punë të detyruar ku strehoheshin armë të llojeve të ndryshme.

Bulku thotë se një pjesë e këtyre objekteve ushtarake që ndërtoheshin si paranojë për t’i bërë ballë çdo sulmi imagjinar, kanë ngacmuar dhe frymëzuar edhe fotografin gjerman.

“Diebold e quan veten ‘vëzhgues’. Këto zona i tërhoqën vëmendjen dhe vendosi t’i fotografonte. Ai ishte edhe kureshtar të mësonte më tepër rreth historisë së Shqipërisë dhe mendoi se këto ‘mbetje’ të regjimit mund të parashtronin përgjigje konstruktive ndaj dilemave të tij. Megjithatë, ai është i bindur se ky projekt duhet të vazhdojë dhe shqiptarët që e kanë jetuar atë kohë duhet të tregojnë historitë e tyre”, vijon më tej drejtorja e COD për Gazetën “Si”.

Ekspozita nuk tenton vetëm të na përballë me këto shtigje të së kaluarës, por edhe për të mos i lënë në harresë gjithë çka ndodhur në këto vise.

“Historia nuk është e kaluara, por një hartë e së kaluarës, e vizatuar nga një këndvështrim i veçantë, për të qenë e dobishme për udhëtarin modern’, thotë një nga shprehjet më të famshme. Nëse të rinjtë arrijnë të njohin këto shtigje të së kaluarës, atëherë kjo e fundit nuk do ta përsërisë kurrë veten. Po ashtu vlen të theksohet se vendet dhe njerëzit që kanë shërbyer atje nuk duhet të mbesin në harresë”, vijon më tej Bulku.

Ekspozita “Remains of Paranoia” vjen si një bashkëpunim mes COD dhe Ambasadës Gjermane si pjesë e Projektit të Kujtesës në Shqipëri, i cili sjell instalimet ushtarake të epokës komuniste shqiptare nga këndvështrimi i sotëm, si edhe në kuadër të Tetorit Gjerman.

Ajo do të qëndrojë e hapur deri më datë 5 nëntor në ambientet e Qendrës për Dialog, në Kryeministri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • popull says:
    October 13, 2022 at 12:26 pm

    Ne kuadrin e tetorit gjerman ky spiuni gjerman dhe bashkepunetoret e tij shqiptare bejne mire te na tregojne armatosjen paranojake te ushtrise gjermane-anetare te NATOs. Mjaft u moret me ushtrine fatkeqe te shqiptareve.

    Reply
  • Papi says:
    October 13, 2022 at 6:22 pm

    Hahaaaaa
    Po sikur ata diversantet rus te sapo kapur te thone ju dhjefsha akuzen tuaj kur nderkohe vete po tregoni cdo gje?

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    October 13, 2022 at 10:46 pm

    Berisha punen e pare qe beri Shkatrroi Ushtrine. 10 mij oficer e nenoficer i ka shkurtuar per nje nate dhe kan dale ne lirim me nje asistence dy vjecare.
    Pastja nuk ja hoqi te zezat ketij vendi deri sa u degradua ne ket mase.
    E c`fare sekreti do te ruajme sote .Ato ase per vlera muzeale nuk i kan lene.
    Shpesh her mendojm kush i prishi kalat e vjetra qe nuk i kemi te ruajtura sikur i ruan bota e civilizuar.?
    Duket sheshit qe ne shqiptaret jemi vet shkatrrues ku edhe ne shekullin moderne ne arritem te shkatrrojm veteveten.
    Berisha mburrej ne 2005 -2013 kur thoshte .Shqiperia i vetmi vende ne Bote pa Ushtri”
    Kure kalimtaret e shifnin kete parull thoni: Shqiperia i vetmi vende ne Bote pa breg veshur”
    Ja ky ishta Sali Ram Berisha.!

    Reply
  • Genci says:
    October 14, 2022 at 7:20 am

    Ky fotografi gjerman besoj se e ka marre pergjigjen nga Ukraina.
    Pyetje? I shkon mendja ne shqiperi ndonjerit tju kerkoje CV apo background check ketyre leshkove te huaj qe vijne per te bere ndonje dore lek?
    Aha pse paskeni pasur shkolla ju shqiptaret?
    Aha paskeni edhe ushtri ju shqiptaret?
    Aha edhe lekuren te bardhe e keni?
    Aha nuk ngjani fare si shqiptare ju shqiptaret….

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    October 14, 2022 at 7:47 am

    Po per kete kohe te vaksinimit gjenocidal a do te kete ekspozita? Apo vetem ca figura 3D?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
  • “Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë
  • Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”
  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond

Komentet e Fundit

  1. tio on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  2. nona on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Ana on Leksione morali me Aruba në sfond
  4. xxx on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  5. Shqipe on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?