Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Seksi dhe politika, 10 skandalet më të famshme në histori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Seksi dhe politika, 10 skandalet më të famshme në histori
Enciklopedi

Seksi dhe politika, 10 skandalet më të famshme në histori

Published: July 17, 2022
Shpërndaje

 

Seksi është përdorur gjatë gjithë historisë për synime politike dhe madje ka arritur të përmbysë edhe dinasti dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë sunduesit apo njerëzit e pushtetit kanë abuzuar me të për përfitime seksuale, shpesh duke dalë jashtë çdo kuadri normal njerëzor.

“Nga gjithë kënaqësitë e botës, njeriu kërkon më shumë kontaktin seksual. Ai do të bënte gjithçka për të – të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën” –  Mark Twain

- Publicitet -

Më poshtë po japim 10 skandalet seksuale më të famshme që kanë lënë gjurmë të thella në histori për vetë ndikimin e madh që patën në të:

  • Kleopatra ishte një grua që diti t’i përdorte mirë hiret e saj femërore për të fituar pushtet dhe siguruar mbijetesën e dinastisë së saj edhe pasi Roma e pushtoi Egjiptin. Ajo u lidh fillimisht me Cezarin me të cilin jetoi në Romë si dashnorja e tij. Ajo lindi një fëmijë me të, ndoshta dy sipas historianëve. Pas vrasjes së Cezarit ajo u lidh me Mark Anthony, lidhje që u përjetësua në fjalët e Shekspirit “Mosha nuk do ta vyshkë kurrë atë…”
  • Henry VIII ishtë një sundimtar i dhënë shumë pas kënaqësive seksuale, sidomos atyre jashtëmartesore. Ai mori gjashtë gra, dy prej të cilave u ekzekutuan për tekat e tij politike. Kur papa shprehu pakënaqësinë e tij për jetën e shthurur të monarkut, Henry VIII i shkëputi lidhjet me Romën katolike, dukë shënuar kështu ndoshta pikën e kthesës më të madhe në historinë e botës: vendosjen e protestanizmit në Angli, një vepër që do të plotësohej nga vajza e tij, Mbretëresha Elizabeth, monarku më i famshëm i fronit britanik.
  • Katerina e Madhe e Rusisë është ndoshta figura më e debatueshme në histori ndër të gjithë sundimtarët e botës, e njohur për perversitetin e saj ekstrem. Kur shkruajnë për të, shumë autorë pëlqejnë të tallen duke thënë se “Katerina ishte e madhe në fron, në shtrat dhe ndoshta edhe në stallë.” Kjo e fundit  merr shkas nga fjalët që qarkullonin rëndom në kohën e saj se perandoresha bënte seks me kuaj dhe se kjo gjë i pëlqente shumë. Ajo pati shumë dashnorë, nga të cilët historia njeh 21, dhe organizonte festa me temë seksuale shumë shpesh. Bashkë me një nga dashnorët e saj, kontin Grigori Orlov, ajo rrëzoi nga pushteti të shoqin Pjetrin dhe u shpall perandoreshë. Ajo sundoi Rusinë për 34 vjet dhe e tranformoi krejtësisht atë duke e kthyer në një fuqi të madhe, status që Rusia e mban edhe sot falë Katerinës.
  • Thomas Jefferson, autori i Deklaratës së Pavarsisë dhe presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara kishte lidhje seksuale me skllaven e tij të shtëpisë të quajtur Sally Hemings me të cilën ka patur fëmijë. Analizat e DNA-së të pasardhësve të Hemings provojnë se të paktën tre nga gjashtë fëmijët e saj ishin me Jefferson.
  • Edwina Mountbatten, gruaja e të dërguarit të mbretërisë britanike në Indi, Lord Louis Mountbatten, pati në kohën e pavarsisë së Indisë nga Britania, një lidhje pasionante me kryeministrin e ardhshëm Indian Jawaharlal Nehru. Çifti Mountbatten njihej prej kohësh për martesën e tyre të hapur dhe lidhjet jashtëmartesore. Kjo lidhje mund të shkaktonte trazira nëse merrej vesh nga muslimanët dhe mund të prishte edhe bisedimet për ndarjen e kolonisë në Indi e Pakistan. Për këtë arsye ajo u mbajt tepër sekret.
  • John Profumo, Sekretari britanik i Luftës pati në fillim të viteve ’60  një lidhje me një prostitutë të quajtur Christine Keeler, e cila me vonë u vërtetua se ishte spiune ruse. Mendohet se ajo ka marrë shumë informacione sekrete nga Profumo, gjë që shkaktoi një sensacion të madh në atë kohë në Britaninë e Madhe.
  • Gerta Munsinger, një grua e bukur gjermane dhe spiune e Bashkimit Sovjetik, kishte patur gjatë viteve 1960 lidhje seksuale me disa ministra të kabinetit kanadez, veçanërisht me zëvendës ministrin e mbrojtjes Pierre Sevigny, me ministrin e drejtësisë E. Davie Fulton, madje edhe me  kryeministrin John Diefenbaker. Kur ky skandal doli në dritë në 1966 bëri bujë të madhe për përfshirjen e anëtarëve të kabinetit në rrjetin e spiunazhit rus.
  • Lady Diana, bashkëshortja e Charles dhe nëna e William, trashëgimtarit të fronit të mbretërisë më të madhe të botës është njeriu që e përfshiu këtë mbretëri në skandale njëra pas tjetrës. Pas divorcit me Charles, Diana filloi të bënte një jetë të hapur, pa fshehur lidhjet e saj aventurore. Por pas vdekjes së saj, u zbulua se edhe gjatë martesës, Diana kishte patur një numër të konsiderueshëm lidhjesh jashtëmartesore.
  • Bill Clinton, një nga presidentët më të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u përfshi në një skandal seksual më një stazhiere të Shtëpisë së Bardhë të quajtur Monica Lewinsky. Kjo lidhje për pak i kushtoi atij postin e presidentit dhe dënim me burg, pasi ai nuk e pranoi atë para Kongresit dhe Senatit.
  • Silvio Berlusconi, kryeministri italian, ndoshta nuk do të mbahet mend shumë në histori si kryeministër, por është e garantuar që ai do të mbetet në të për aventurat e tij ekstreme dhe të shumta seksuale si edhe party-t orgjike, të quajtur Bunga-Bunga, që kanë shoqëruar këto aventura. Nuk dihet saktë sa është numri i vajzave të reja, disa prej të cilave minorene, që kanë qënë objekt i kënaqësive seksuale të kryeministrit italian, por mendohet se janë shumë. Për këtë qëllim u hap një hetim nga prokuroria italiane, që zbuloi një rrjet të mirëorganizuar ku janë përfshirë një pjesë e mirë e VIP-ve të botës së politikës dhe showbiz-it italian.

 

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg
  • Largimi i Kujtim Cakranit, kush do të jetë avokati i ri i Ilir Metës. Nis gjyqi në themel
  • SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Teherani sulmon Kuvajtin e Bahreinin
  • Nisin çerekfinalet e Botërorit, Franca dhe Maroku përballen për një vend mes katër ekipeve më të mira

Komentet e Fundit

  1. Fjale me vend on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Zani Burimi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. prehistoriku on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Arlinda Ymeraj on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Respekte !!! on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?