Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sëmundja e aktorit nxori në pah mangësitë e Shtetit, QSUT: Po punojmë për realizimin e trombectomisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sëmundja e aktorit nxori në pah mangësitë e Shtetit, QSUT: Po punojmë për realizimin e trombectomisë
KryesoreShendetesi

Sëmundja e aktorit nxori në pah mangësitë e Shtetit, QSUT: Po punojmë për realizimin e trombectomisë

Published: August 4, 2023
Shpërndaje

Qëmdra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka kthyer një përgjigje në Email sa i takon shqetësimit të ngritur prej ditësh për mungesën e aparaturës së Trombectomisë.

Situata u bë e njohur per publikun e gjere, kur para pak ditesh gruaja e aktorit Genc Fuga, u detyrua ti kerkonte publikut ndihme per sigurimin e 19 mije eurove per realizimin e nje operacioni ne nje spital privat, pasi shteti nuk e ofronte si sherbim.

Në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë Trombectomia, një ndërhyrje urgjente dhe jetëshpëtuese, është zhvilluar 16 vite më parë por prej 10 vitesh është e pamundur sepse asnjë euro nuk është investuar në aparatura dhe pajisje.

- Publicitet -

Kjo eshte përgjigja e dhënë nga QSUT per Report Tv.

Pershendetje,

Në përgjigje të kërkesës tuaj për informacion, ju informojmë se: ne QSUT trajtohen një numër shumë i madh pacientësh me të gjitha llojet e patologjive. Vetëm për vitin 2022, janë shërbyer e trajtuar në total (shtrime dhe shërbime ambulatore) 525.616 qytetarë. Numri i pacientëve të trajtuar në Spitalin e Neuroshkencës për patologji neurovaskulare është 4816 pacientë për vitin 2022, të trajtuar nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale dhe trajtimeve invasive të llojeve të ndryshme.

Qendra e parë e trajtimit të aksidenteve vaskulare cerebrale (trombolizës) u krijua në QSUT në 2016. Qendra e trombolizës vazhdon aktivitetin me shifra suksesi të nivelit bashkëkohor, ku deri më sot janë shërbyer mbi 700 pacientë.

Trajtimi i aksidenteve cerebrovaskulare nëpërmjet trombolizës, kryhet me sukses të krahasueshëm me të njëjtin koeficient si në spitalet europiane, bazuar në protokollet mjekësore të kohës së përfitimit, falë mundësimit 100% të ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike në kohë reale nga shërbimi i urgjencës dhe Njësia e Stroke.

Diagnoza e sëmundjeve neurovaskulare kryhet sipas standartit bashkëkohor nga neuroradiologë dhe teknikë të cilët kanë në dispozicion pajisje të fjalës së fundit, si rezonanca 3 Tesla, e vetmja e ketij lloji në Shqipëri, si dhe aparatura angioskanera me prerje të larta (deri 128). (Sa më sipër informojmë se aparaturat në Shërbimin e Neurokirurgjisë janë në sistem mirëmbajtje dhe përdoren të gjitha sipas protokolleve mjekësore të përcaktuara nga shërbimet klinike)

Përsa i përket procedurës DSA (vizualizimi me kontrast i rrjetit të enëve të gjakut të trurit), sot kryhet në Shqipëri nëpërmjet bashkëpunimit me Spitalin Memorial, pas konsultimit paraprak mes stafeve mjekësore, pra shërbimi për këtë protokoll sigurohet për pacientët që referohen për këtë ekzaminim.

Aparaturat e nevojshme për kryerjen e procedurave invazive të ketyre kategorive (enëve të gjakut të zemrës, kokës dhe periferike) janë angiografët. Në spitalin e Neuroshkencës ndodhet një prej katër angiografëve që disponon QSUT (të gjithë funksionalë), në të cilën kryhen procedurat endovazale prej vitesh me përfitim shumë të madh për jetën e pacientit.

Përgjatë ketyre viteve në mënyrë të vazhdueshme, mjekët specialistë neuroradiologë kanë kryer procedurat endovazale, me metoda invasive, si dhe po aftësohen në vijimësi për trombektominë dhe kryerjen e saj.

Në kuadrin e investimeve të reja nga MSHMS, në Spitalin Qendror të QSUT është instaluar një pajisje e re, Angiograf, e tipit COMBI në Urgjencë, që mundëson kryerjen e diagnozës dhe trajtimit të trombeve (me shkaqe të ndryshme) në enët e gjakut të zemrës, kokës dhe periferike. Paralelisht me kryerjen e procedurave të ekzaminimeve dhe trajtimeve invasive në zemer, apo vazat karotide, po punohet njëherazi për fillimin e kryerjes në këtë strukturë dhe të trombektomisë sipas protokolleve përkatëse.

Në vijim të punës për shtimin e trajtimeve të reja në QSUT, sikurse është procedura e trombektomisë, po ecet me një plan veprimi të qartë dhe një grup pune, që po ndjek hap pas realizimin në një kohë të afërt të kësaj procedure.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS, fokusi te investimi në Zvërnec dhe Sazan
  • Tragjedi në plazhin e Tales, po laheshin në det, mbyten dy vajza të mitura
  • Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  • Veliaj në sallë, debat në gjykatë, gjyqtari përplaset me avokatin e kryebashkiakut për kamerat
  • A ndodhet bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Agimi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. Vezhguesi on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  4. Kot per gallate on Telegrami i rrallë i Wilson, kur në Paris vendosej fati i Shqipërisë
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?