Nga Zef Mazi
Ne shqiptarët, besojmë fort në arsyetimin dhe konkluzionin se Kosova ishe rast “sui generis”, për një numër arsyesh:
Së pari, qenë rethana specifike që u lidhën me këtë cështje specifike, në përputhje me një numër dokumentesh të të drejtës ndërkombëtare (janë të shumtë dokumentat; kjo mund të lihet për një rast tjetër). Atyre u shtohet shpërbërja jo me konsensus por, në fakt, me dhunë, e ish-Jugosllavisë, përmes luftrash të përgjakshme, që u provokuan nga një vend në emër të unitetit dhe integritetit të një vendi tjetër, që nuk egzistonte më.
Së dyti, shpërbërja rezultoi në dhunë masive, vrasje e djegje, represion të skajshëm, shpërngulje e përzënie masive të një populli të tërë nga shtëpitë dhe territori i tyre. Janë ende të freskëta në sytë e mendjes, cka pushtoi edhe TV e botës, pamjet e trenave të mbushur me dhjetra mijëra kosovarë; afro një milion u përzunë në grykë të pushkës, si në kohën e pogromet. Gjysma gjetën strehë në Shqipëri. gjysma tjetër në Maqedoninë fqinje.
Së treti, ajo situatë nuk ishte rastësi por vazhdim i shkeljeve konstante, të programuara, të paramenduara, të të gjitha të drejtave të njeriut dhe kombëtare, për mbi 100 vjet, nga krejt aparati shtetëror serb, deri ne 2008.
Së katërti, ajo situatë coi në vendimin për ndërhyrjen e NATOs përmes një rezolute të Këshillit të Sigurimit dhe në vendosjen e një administrate të OKB. Ajo, de facto dhe de jure e ndau Kosovën nga Beogradi dhe udhëhoqi punët e Kosovës që nga ajo kohe. Ka pasur diskutim rreth legalitetit dhe legjitimitetit të asaj ndërhyrje, por ky nuk është qëlllimi i kësaj paraqitje. Ajo është trajtuar dhe sqaruar me elokuencë që në atë kohë. Vendimi për cka u bë ka qënë edhe legjitim, i mbështetur në baza ligjore, dhe veprimi që pasoi, po ashtu, ka qënë plotësisht legjitim dhe ligjerisht i bazuar.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e dha vendimin që pavarësia është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Prandaj, cdo përpjekje e Serbisë dje e sot është përpjekje si kur i mbyturi kërkon të kapet pas fijes të kashtës!
Serbet, Ruset dhe ndonje tjeter, flasin per “shkelje të integritetit territorial të një shteti”.
Le të shohim krahasimisht këtë aspekt të vecantë ligjor Në rast se, sipas të drejtës ndërkombëtare, i referohemi se cilët kanë qenë aspektet legale të shpërbërjes te Republikës Federative Socialiste të Jusogllavisë (RFSJ) dhe asaj që rezultoi më pas, duket qartë se në qendër të diskutimit vjen Kushtetuta e is-RSFJ, e ashtuquajtura e vitit 1974. Ajo kushtetute i jepte Kosovës status të dyfishtë: element konstituiv, shtet-formues i RFSJ, me të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj, dhe provincë autonome e Serbisë. Edhe kjo nuk është aq e thjeshtë sa duket. Disa qartësime:
Komisioni Ndërkombëtar i OKB-së, që u ngrit për të dhënë opinionet ligjore rreth shpërbërjes te RSFJ, i njohur me emrin e kryetarit të tij si Komisioni Badinter, jurist i famshem francez dha disa opinione. Në Opinionin Nr 8, ky Komision thotë, „RSFJ ka pushuar së egzistuari“. Kjo do të thotë se, në rast se një shtet ka pushuar së egzistuari, automatikisht, të gjithë instrumentat ligjorë që lidhen me atë shtet, duke filluar nga ligji themelor i shtetit – Kushtetuta e vitit 1974 – përfshire edhe marrëdhëniet e Kosovës me të dhe me pjesët e tjera të atij shteti, gjithashtu kanë pushuar së egistuari, së bashku me atë shtet, atë vend dhe me Kushtetutën e tij. Prandaj, t’i bëhet referencë rregullimeve kushtetuese dhe legalitetit nuk është e bazuar, nuk shërben si justifikim.
Një tjetër komisioni ndërkombëtar – Komisioni i Pavarur i OKB për Kosovën, i ngritur nga ish-sekretari i Përgjithshem, Kofi Anan, nën bashkëkryesinë e ish Kryeministrit Suedez dhe Gjykatësit Goldstone, i pari kryetar i Gjykates Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavine në Hagë. Ai komision përbëhej nga 11 juristë të shquar të së drejtës ndërkombëtare nga gjithë vendet e mëdha. Komisioni u ngrit për të analizuar gjithë dinamikën dhe zhvillimet në Kosovë gjatë 100 vjecarit të fundit, deri në ditët e Komisionit. Raporti i Komisionit arriti në pesë konkluzione alternative:
Pasi analizon dhe i konsideron të pavlefshme, jo funksionuese për Kosovën, katër alternativat e para, raporti konsideron konkluzionin e pestë si të vetmin të mundshëm që ofron zgjidhje për statusin e Kosovës: “pavarësia e kushtëzuar”, ose pavarësia e mbikqyrur, sic quhet, është e vetmja zgjidhje e mundshme të mbijetoje, propozohet nga ai komision.
Sic thuhet në raport, ndër të tjera, se “me gjithë atë që ka ndodhur në Kosovë, nuk ka asnjë shans dhe mënyrë që Kosova të mund të kthehet nën cfarëdo lloj sundimi serb”. Duhet njohur nga të gjithë, përfshirë nga Serbia, se trashëgimia e shtypjes dhe e dhunës që ushtroi regjimi i Miloshevicit e bëri përfundimisht të pamundur që Kosova të mund të rikthehet nën cfarëdo lloj kontrolli të Beogradit!
Rezoluta 1244 u „pre dhe u qep“ për të shërbyer sipas „përmasave“ specifike të asaj periudhe! Ajo rezolutë ofron vetëm një kuadër për zgjidhjen e përkohëshme të cështjes të Kosovës deri kur të jetë zgjidhur statusi final. Me gjithë respektin për rezolutat, shënoj se rezolutat e OKB nuk janë sacro sanct, nuk janë të “derdhura në celik”! Ato përpilohen nga njerezit, dhe po nga njerëzit duhet t’i nënshtrohen rishikimeve, ndryshimeve, sic mund të jetë e nevojshme sa herë që ndryshojnë apo e kërkojnë rrethanat. Duket se rezoluta 1244 ka shumë kohë që e ka kryer misionin e saj, është vjetëruar, tejkaluar nga ngjarjet dhe zhvillimet, përfshirë dhe ato të aspektit legal! Arsyet janë të qarta:
Së pari, Rez. 1244 i referohet RFJ (Republikës Federative të Jugosllavisë), dhe Kosovës, direkt apo indirekt, si pjesë e saj. Ashtu si „RFSJ pat pushuar së egzistuari“, sic e permendem më lart, po ashtu ka pushuar së egzituari edhe RFJ, kësaj radhe pa një raport të Komisionit Badinter.
Në vitin 2005, RFJ pushoi së egzituari. Juridikisht u krijua Unioni Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi. Rezoluta 1244, si kuadër legal i RFJ, nuk përmend gjëkundi, as i bën referencë, qoftë edhe indirekte, këtij fakti. Kjo don të thotë se nuk e njeh këtë realitet të ri! Absurditet legalo-politik!
Së dyti, edhe ai „union shtetëror“, në fakt„ “ka pushuar së egzistuari“ pas referendumit në Mal të Zi, cka i dha shtetit të vogel ballkanik pavarësinë, që u njoh menjëherë nga komuniteti ndërkombëtar. Përsëri Rezoluta 1244 nuk e njeh as këtë realitet të ri, dhe as i referohet atij apo Serbisë si shtet më vete, por si një federate që, ligjërisht dhe praktikisht, „ka pushuar së egzistuari“ edhe dy here të tjera, në dy forma të tjera, vetëm brenda një harku kohor prej fare pak vitesh! Absurditet tjetër!
Së treti, pavarësisht nga kjo, Rezoluta 1244 as që u rimor në diskutim për të reflektuar, së paku, këtë realitet të ri, edhe pse mund të thuhet hapur se kishte arritur pika që kërkonte patjetër ndryshim të saj! Si për ta bërë këtë situatë dhe cka pasoi deri sot edhe më komike, disa kryeqytete vazhdonin dhe vazhdojnë t‘i referohen Rezolutës 1244 si kuadri legal për të zgjidhur cështjen e statusit final të Kosovës! Edhe më absurditet!
Së katërti, Rezoluta 1244 nuk vendos kufizime sa i përket qëllimit, objektivit të rezultatit të statusit. Paragrafi 11(a) shpreh shumë qartë se autonomia substanciale që Kosova do të duhej të gëzonte brenda RFJ (qe ishte gjallë në kohën kur u miratua rezoluta!) ishte vetëm një rezultat i ndërmjetëm (kohor) „deri në zgjidhjen përfundimtare“ (pending a final settlement).
Ajo rezolutë kishte vdekur para s të lindte!
Së pesti, sikur gjithë sa më laret të mos ishte e mjaftueshme për të shvleftësuar referencat e kesaj rezolute, në vitin 2006 Serbia miratoi një kushtetutë që disa u ngutën ta duartrokisnin. Njëlloj si veproi Milloshevici në 1999, kur i hoqi unilateralisht autonominë Kosovës duke injoruar vullnetin e 2 milion shqiptareve të Kosovës, kushtetuta e re serbe përcaktoi, me një vendim unilateral të Beogradit, se Kosova është pjesë e Serbisë, duke përsëritur, duke injoruar totalisht 2 milion kosovarë, sikur ata të mos egzistonin fare!!! Për më tepër, ishte e qartë botërisht se kushtetuta u ndryshua dhe u miratua unilateralisht nga qeveria serbe në mesin e procesit të përcaktimit të statusit, duke përjashtuar me atë akt cdo lloj zgjidhje dhe të ardhme të Kosovës jashtë Serbisë! Kjo praktikisht i dha fund, unilateralisht, cdo lloj shansi për të gjetur një zgjidhje të negociueshme.
Kështu është dhe nuk duhet të bëjë për budalla askënd!
Së pari, sot duhet ndryshuar ajo kushtetutë që të mund të ketë sukses cdo lloj bisedimi i ndërmjetësuar në drejtim të statusit, njohjes reciproke. Pa këtë, cdo përpjekje nuk duket se mund të ketë sukses, pavarësisht si amballazhohet. Nëse nuk fillohet me këtë, cdo rast nesër do përdoret si argument, “kështu thotë kushtetuta, nuk na lejon kushtetuta”! Marrëdhëniet shtetërore fillojnë nga barazia, nga njohja reciproke politike. Pas kësaj, të gjithë rregullimet e tjera rrjedhin më lehtësisht dhe normalisht!
Ai vendim politik për kushtetutën serbe, një përsëritje perfekte e të kaluarës milosheviciane, i ve një pikëpyejte tepër të madhe gjithë ceshtjes të legalitetit të asaj kushtetute sa i përket Kosovës. Praktikisht, atë e bën të pavlefshme për Kosovën. Edhe politikisht, argumenti është mjaft i dobët.
Përfaqësuesit e zgjedhur, Drejtuesit e Kosovës, kishin dhe kanë plotësisht të drejtë kur thanë se „ajo kushtetute nuk ka të bëjë aspak dhe nuk ka kurrfarë ndikimi në cështjen e Kosovës“, duke e injoruar atë. Për rrjedhojë, e shikoj krejt me vend gjykimin se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të jetë apo të bëhet palë në një marrëveshje që kundërshtohej nga 92 % e popullsisë të një vendi tjetër. Vec të tjerave, ajo do të ishtë në kundërshtim me prioritetin madhor të Këshillit të Sigurimit – mbrojtja dhe ruajtja e paqes dhe sigurisë.
Po lërse ngulet këmbë nga Serbia kur është e qartë gjithçka?
Historia ka provuar që asnjë komb e popull sllav i jugut nuk ka dashur të jetoje me apo nën një komb e popull tjetër sllav të jugut. Përmes luftrash, disa prej tyre, dhe me mjete paqësore disa të tjerë, të gjithë kombet dhe popujt sllavë të jugut ndoqën rrugën e pavarësisë dhe e fituan atë. Me të drejtë, pavarësitë e tyre u njohën shpejt nga komuniteti ndërkombëtar.
Shënohet se gjithë popujt dhe kombet përbërës të ish RFSJ, me përjashtim të shqiptarëve dhe hungarëve, janë sllavë të jugut. Përse, në fund të fundit, duhet që një kombi jo sllav, sic janë shqiptarët e Kosovës, t’i mohohet e njëjta e drejtë e pavarësisë kur rrjedha e zhvillimit të ngjarjeve ka qenë e tillë, dhe kur të gjithë dokumentat dhe proceset ndërkombëtare kanë folur me zë të lartë në favor të së drejtës të tyre për pavarësi!
Zgjidhja më e mirë dhe e vetme e qëndrueshme afatgjatë është ajo që përputhet, garanton dhe konsolidon vlerat themelore, si liria, drejtësia, barazia, paqa dhe siguria, etj. Kosova i ka provuar të gjitha format.
Asgjë vec pavarësisë nuk do të kishte siguruar paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm afatgjatë, vetëm do të kishte ruajtur gjëndjen “as në tokë as në qiell”, pasiguri, “situatë e pambajtëshme”, sic thuhet në Deklaratën e dhjetorit 2007 të Keshillit te BE-së.
Një zgjidhje është e drejtë kur është legjitime. Zgjidhja është legjitime kur përfaqëson vullnetin e lirë të një populli. Kjo ka qenë dhe është e gjithë cështja e pavarësisë të Kosovës! Prandaj ajo gjeneron dhe garanton paqe dhe siguri të qëndrueshme afatgjatë në rajon. Ajo vendos një “ekuilibër” disi të munguar në kuptim më të gjërë (gjeo) politik –vendos barazi në statusin e popujve dhe kombeve. Për rrjedhojë, nuk mundet vec të sjellë me vete vlera emancipuese. Kujtoj një shprehje që i atribuohet një politikani të vjetër të ish-RSFJ, këshilltarit, ideologut dorë e djathte e Titos, Milovan Gjilas, “Serbia kurrë nuk do të demokratizohet nëse nuk e heq nga qafa lakun e Kosovës”.
Cdo përpjekje e Vucicit sot prodhon më shumë pasiguri, paqartësi, tensione dhe mund të cojë në përplasje. Edhe kërkesa e tij drejtuar NATO-s për vendosjen e 1000 trupave në veri të Kosovës tregon se, a) ai nuk don t’i drejtohet Qeverisë të Kosovës se ajo do ishte njohje përmes asaj kërkese, b) se ai jeton dhe mendon thellësisht ende me mitologji, si para 20 e ca vitesh!
Veprimet në veri të Kosovës duhen “dënuar” me fjalë të qarta, pa ekuivok, jo me deklarata si “as mish as pshk”. Veprimet duheshin ndaluar dje, pa humbur kohë. I gjithe territori duhet të vihet nën autoritetin e shtetit të Koaovës. Nuk ka arsye të vijojë situata “një këmbë në tokë, një në ajër”.
Shteti i Kosovës kontribuon, sic vërtetohet, në paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm afatgjatë në Ballkan.
Konflikti midis shqiptarëve dhe serbëve, thellë në rrënjët e tij, ka qenë konflikt midis dy popujve dhe kombeve, dy kulturave, gjuhëve, traditave dhe identiteteve historike të ndryshme, të dallueshme si të tilla. Në rrënjët e tij ka pasur arsye politike: ai ka qenë konflikt midis përpjekjeve të serbëve për të ruajtur sundimin dhe domininin ndaj shqiptarëve, dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe për pavarësi shtetërore politike. Nëse disa në Evropë ende nuk e kuptojnë këtë, kohë të vështira, re të zymta mund të kemi përballë.
—–
Ish-kryenegociator i Shqipërisë për integrimin në BE

E lene Kosoven me hije se duan te bejne pazare me Serbine kur do I duhet te beje
Shqiptarët numerikisht superiorë ndaj serbëve, Serbia manipulon numrin e serbëve të Serbisë duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Kurse të gjithë serbët janë vetëm 5,2 milionë. Pra serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve edhe kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Popullsia serbe e Serbisë pa Vojvodinën deklarohet 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Në Serbi janë vetëm 1,8 milionë serbë. Kurse në Vojvodinë janë 1 milion serbë edhe ky numër është i vërtetë. Numri i serbëve në Vojvodinë, Kroaci edhe Bosnje deklarohet i vërtetë edhe nuk manipulohet. Kurse Serbia e ka deklaruar 2,5-fish numrin e popullsisë serbe të Serbisë që në shekullin e XIX, në gjithë shekullin e XX edhe në shekullin e XXI. Kur e ka filluar Serbia këtë manipulim nuk e ka pasur Vojvodinën. Qellimi i këtij manipulimi është që të duken serbët numerikisht si popull më i madh edhe për të përligjur me këtë manipulim dominancën serbe në të gjithë Serbinë e Madhe.
Ky manipulim i Serbisë me numrin e popullsisë vërtetohet lehtësisht duke e krahasuar dëndësinë e popullsisë së Serbisë me të gjitha vendet fqinje të Serbisë. Gjithashtu akoma më i saktë edhe madje i pakundërshtueshëm është vërtetimi i këtij manipulimi me Google Earth ose edhe Google Maps duke kontrolluar madhësinë e sipërfaqeve të qyteteve të Serbisë me dëndësinë e popullsisë që dihet shumë mirë se sa është dëndësia e popullsisë. Kjo vërtetohet me të gjitha qytetet e Serbisë. Manipulimi i Serbisë me numrin e popullsisë ka qënë çelësi i suksesit të Serbisë gjatë të gjithë shekullit të XX.
Serbët në Serbi edhe Vojvodinë janë vetëm 2,8 milionë banorë rezidentë edhe kanë edhe 400 mijë emigrantë. Serbia pa Vojvodinën ka gjithsej me emigrantët vetëm 2,1 milionë shtetas serbë. Kurse Vojvodina ka gjithsej me emigrantët vetëm 1,1 milionë shtetas serbë. Pra Serbia ka gjithsej vetëm 3,2 milionë shtetas serbë me emigrantët.
Tirana është më e madhe se sa Beogradi. Bëhet fjalë për Tiranën e Madhe me Kamzën, Kasharin, Paskuqanin, Farkën e Shkozën me gjithsej 100 km². Kurse Beogradi ka gjithsej me të gjitha pjesët e qytetit vetëm 80 km². Kjo mund të kontrollohet lehtësisht me Google Earth ose edhe Google Maps. Tirana ka 800 mijë banorë. Kurse Beogradi ka vetëm 550 mijë banorë edhe jo 1,4 milionë banorë si mashtron Serbia duke e deklaruar 2,5-fish se sa është në të vërtetë. Por me emigrantët Tirana ka gjithsej 1.050.000 qytetarë kurse Beogradi ka me emigrantët gjithsej vetëm 600.000 qytetarë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës ishin 3,2 milionë atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht 200 mijë më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Në vitet 1980-ta Akademia e shkencave e Serbisë në Beograd i paralajmëroi serbët se në 1997 shqiptarët e Kosovës e Luginës do bëheshin numerikisht më shumë se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Edhe në të vërtetë kjo prognozë e popullsisë u realizua sepse shqiptarët e Kosovës e Luginës u bënë më të shumtë në numër se sa serbët e Serbisë e të Vojvodinës.
Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 150 mijë. Kjo do ishte e arritëshme me furnizim me më shumë armë e municione nga Shqipëria sepse Shqipëria ka pasur gjithsej 1,2 milionë armë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
Në Kosovë janë vetëm 40 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si deklarohet. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 80 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2,5-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë ashtu si ka bërë edhe për Serbinë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e Malit të Zi janë gjithsej 12,8 milionë. Shqiptarët janë sa 2,5-fishi i serbëve. Pra serbët janë vetëm sa 40 % e shqiptarëve edhe kjo domethënë që serbët janë më pak se sa gjysma e shqiptarëve Kjo është shumë e rëndësishme për ta ditur.
Kurse të gjithë serbët e Serbisë (2,1 milionë serbë), Kosovës (40 mijë serbë), Vojvodinës (1,1 milionë serbë), Maqedonisë (40 mijë serbë), Rumanisë (20 mijë serbë), Kroacisë (200 mijë serbë) dhe Bosnjes (1,7 milionë serbë) bashkë janë vetëm 5,2 milionë. Malazezët nuk përfshihen në këtë shifër.
Shqiptarët në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin gjithsej 8,8 milionë kurse serbët ishin gjithsej vetëm 5,2 milionë. Nëse shqiptarët do e kishin ditur që ishin numerikisht më shumë se sa serbët do kishin luftuar shumë më shumë shqiptarë me UÇK edhe UÇK do e kishte çliruar vet Kosovën pa ndihmën e NATOs. Shqiptarët në 1991 ishin 7,5 milionë. Pra shqiptarët edhe në 1991 ishin numerikisht më shumë se sa serbët që ishin 5,8 milionë. Edhe në 1981 Shqiptarët ishin më shumë se sa serbët sepse shqiptarët ishin 6,2 milionë kurse serbët ishin vetëm 5 milionë.
I njëjti manipulim bëhet edhe me malazezët. Të gjithë malazezët edhe këtu përfshihen edhe malazezët që deklarohen serbë janë vetëm 200 mijë por zyrtarisht gënjehet duke deklaruar 500 mijë malazezë dhe serbë në Mal të Zi. Nga të gjithë malazezët 60 % e deklarojnë veten malazezë edhe këta janë pra 120 mijë. Kurse 40 % e deklarojnë veten serbë edhe këta janë pra 80 mijë.
Kurse numri i sllavo-maqedonasve në Maqedoni deklarohet 1.5-fish më shumë pra 50 % më shumë se sa është në të vërtetë. Në Maqedoni janë 700 mijë sllavo-maqedonas edhe janë edhe 120 mijë emigrantë pra gjithësej ata janë 820 mijë. Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve se janë 1,48 milionë shqiptarë në Maqedoni edhe me emigrantët ata janë 1,75 milionë shqiptarë.
Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas
Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.
Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:
1920: 960.000
1925: 1.020.000
1930: 1.070.000
1935: 1.120.000
1940: 1.170.000
1945: 1.260.000
1950: 1.360.000
1955: 1.550.000
1960: 1.810.000
1965: 2.080.000
1970: 2.400.000
1975: 2.680.000
1980: 2.980.000
1985: 3.320.000
1990: 3.680.000
Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:
1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)
Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.
Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.
Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.
Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.
Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.
Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.
Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.
Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:
Italia: 650.000
Greqia: 400.000
SHBA: 170.000
Kanada: 25.000
Australia: 5.000
Britania: 80.000
edhe 70.000 në vendet e tjera të BE
Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.
Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.
Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.
Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.
Në Maqedoni janë 1.480.000 shqiptarë edhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë
Shqiptarët janë afërsisht 1.480.000 në Maqedoni e janë edhe 270.000 emigrantë shqiptarë. Pra gjithsej shqiptarët e Maqedonisë janë 1.750.000. Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2 % epopullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6 %. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Maqedoni janë 240 mijë nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Maqedoni banojnë 1,48 milionë shqiptarë.
Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 68 % shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët shqiptarët kanë qënë shumica absolute e popullsisë edhe në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61 % shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
Dihet që në të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni numri i shqiptarëve është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë sepse të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni kanë qënë të manipuluara. Numri i sllavo-maqedonasve është 700 mijë edhe me 120 mijë emigrantët janë gjithsej 820 mijë. Por nga këta janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që deklarohen sllavo-maqedonas edhe janë shumë të asimiluar. Minoritetet e tjera janë 200 mijë.
Numri i shtetasve të Maqedonisë është gjithsej 2,77 milionë dhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë sepse janë 1,75 milionë shqiptarë. Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Përqindja e emigrantëve të shqiptarëve edhe të sllavo-maqedonasve është me afërsisht 15 % e barabartë.
Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve. Prandaj shqiptarët janë në Maqedoni numerikisht plotësisht superiorë ndaj sllavo-maqedonasve.
Kosova ka 3.250.000 shqiptarë edhe me emigrantët ka gjithsej 4.800.000 shqiptarë
Numri i shqiptarëve në Kosovë u deklarua në regjistrimin e popullsisë në 2011 qellimisht vetëm 1,6 milionë dhe duket qartë që është një mashtrim i qellimshëm sepse ky numër është i njëjtë me numrin që deklaroi Serbia me Millosheviçin në regjistrimin e 1991 në Kosovë. Në fakt në 1991 në Kosovë banonin afërsisht 2.200.000 shqiptarë dhe afërsisht 350.000 shqiptarë ishin emigrantë. Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës në 1991 ishin gjithsej afërsisht 2.550.000. Në të vërtetë në 2011 ishin rreth 2.750.000 shqiptarë banorë rezidentë në Kosovë.
Edhe qeveritë e Kosovës tani pas 2011 ashtu po vazhdojnë të deklarojnë vetëm 1,6 milionë shqiptarë sa deklaroi edhe Millosheviçi në 1991. Kjo është shumë qesharake. Ky mashtrim u bë që numri i shqiptarëve në Kosovë të duket sa më i ulët dhe Kosova të duket sa më multietnike. Me këtë mashtrim kërkohet të arrihet që shqiptarët të mos dinë se sa shumë që janë edhe t’i konsiderojnë shqiptarët e Kosovës numerikisht të pakët në krahasim me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Kjo është mënyra që influencon që shqiptarët e Kosovës të mos kënë iniciativë për veprime politike kombëtare shqiptare.
Numri i lindjeve të shqiptarëve në Kosovë është afërsisht 60.000 në vit. Lindshmëria është 2% e popullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6%. Në 2002 në Kosovë banonin 2,4 milionë shqiptarë. Dihet që në kohën e pushtimit serb në të gjitha regjistrimet e popullsisë në 1921, 1931, 1948, 1953, 1961, 1971, 1981 e 1991 numri i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë.
Aktualisht në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Në Kosovë qeveritë gjithmonë kanë gënjyer për numrin e lindjeve dhe numrin e nxënësve. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Kosovë janë 510.000 nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Kosovë banojnë 3.250.000 shqiptarë. Numri i emigrantëve shqiptarë nga Kosova është rreth 1.550.000 në vendet e Europës, SHBA, Kanada dhe Australi. Kosova ka me emigrantët shqiptarë gjithsej afërsisht 4.800.000 shqiptarë.
Shqiptarët e Kosovës e kanë pasur numrin mesatar të lindjeve për grua pra fertilitetin 5,6 fëmijë në 1981, 4,4 fëmijë në 1991, 3,8 fëmijë në 2001 edhe 2,6 fëmijë në 2011. Nga 2011 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,6 fëmijë. Lindshmëria ishte 3,8 % e popullsisë në 1981, 3,2 % në 1991, 2,8 % në 2001 edhe 2,0 % në 2011. Nga 2011 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 2,0 % në vit.
Në Kosovë janë vetëm 50 mijë serbë edhe jo 100 mijë serbë si gënjehet me deklaratat zyrtare. Kurse para 1999 në Kosovë ishin vetëm 100 mijë serbë edhe jo 200 mijë serbë si deklarohej nga Serbia. Gjithëmonë Serbia e ka deklaruar 2-fish më të madh numrin e serbëve në Kosovë. Shqiptarët para 1999 ishin shumica e popullsisë në Veriun e Kosovës.
Shqiptarët përbëjnë me 3,25 milionë gjithsej 97 % të të gjithë popullsisë së Kosovës. Kurse minoritetet janë gjithsej vetëm 100 mijë. Minoritetet përbëhen nga 50 mijë serbë, 25 mijë boshnjakë edhe 25 mijë romë. Vetëm 1,5 % e të gjithë popullsisë së Kosovës janë serbët edhe jo 6 % si gënjehet me deklaratat zyrtare.
Shqiptarët në Kosovë janë 3.25 milionë edhe në Luginën e Preshevës janë 180 mijë. Shqiptarët e Kosovës edhe të Preshevës janë më shumë se sa serbët e Serbisë edhe të Vojvodinës bashkë. Kurse me emigrantët janë akoma më shumë se Kosova ka 1,55 milionë emigrantë pra gjithsej Kosova ka 4,8 milionë shqiptarë edhe Lugina e Preshevës ka 250 mijë shqiptarë me emigrantët. Pra gjithsej Kosova e Lugina kanë 5.050.000 shqiptarë kurse Serbia me Vojvodinën kanë vetëm 3.800.000 serbë me emigrantët. Pa emigrantët Serbia e Vojvodina kanë vetëm 3.400.000 serbë sepse kanë 400 mijë emigrantë serbë.
Në kohën e luftës së UÇK-së në 1998 e 1999 ishin 2,2 milionë shqiptarë në Kosovë edhe 1 milionë shqiptarë nga Kosova ishin emigrantë. Kurse Lugina e Preshevës ka pasur 120 mijë shqiparë edhe 50 mijë emigrantë shqiparë pra gjithsej Lugina e Preshevës ka pasur 170 mijë shqiparë. Prandaj Kosova e Lugina kishin atëherë 3,4 milionë shqiptarë me emigrantët. Kurse serbët e Serbisë e të Vojvodinës 3,8 milionë ishin atëherë me emigrantët sepse serbët kanë që në vitet 1980-ta që nuk shtohen më se e kanë numrin e lindjeve për grua mesatarisht 1,6 edhe kjo është e pamjaftueshme për shtim të popullsisë.
Kjo domethënë që shqiptarët e Kosovës e Luginës ishin numerikisht gati të barabartë me serbët e Serbisë e të Vojvodinës. Nëse shqiptarët do e kishin ditur këtë të vërtetë të madhe do i ishin bashkuar më shumë shqiptarë UÇK-së edhe jo vetëm 20 mijë por më shumë se 100 mijë. Do kishte qënë e lehtë që UÇK të kishte madje edhe më shumë ushtarë se sa ushtria e paramilitarët serbë. Me aq shumë ushtarë UÇK do e kishte çliruar shumë shpejt vet Kosovën edhe madje pa ndihmën e NATOs. Ashtu do ishte arritur që shqiptarët të vazhdonin të qendronin në Veri të Kosovës edhe komunat e Veriut do drejtoheshin nga shqiptarët sepse shqiptarët do vazhdonin të ishin shumica e popullsisë në komunat e Veriut.
I vari carcafet Lija Dushkut.
Nuk mbeti me vend te shkruash dy fjale per kete shkrim te mencur te Juristit Zef Mazi.
Nuk te le copa mishit,
Eshte bere si ata dordolecet qe hyjne ne fushen e lojes.
Po o Zef.
Sui Generis per “Kosoven” Osmane te Serbise.
Serbia luftoi kunder Osmaninjve perpara Anglezeve ne te gjithe boten.
Per te ashtuquajturit “Indiane” Aftho-htone nuk ka Rezolute o Zef “Vorio Epiroti”?
Po per Palestinezet nuk ka Rezolute?
Apo nuk jane Njerez ata?
Rezolutat duhet te quhen Interesa 1244.
Nuk e shikoni se cfare i beren ish Nova Rusise (sot Ukrahine) me nje vegel te tyre te quajture Zhele-nsky?
Kush e filloi Pucin kunder Presidentit te zgjedhur nga populli i ashtuquajture Ukrahinas Janukovicin?
Si mund te mashtrohen keto bagetite qe gjoja Ukrahina “Kishte te drejte” te futej ne Nato dhe te vendoste ne kufij te Rusise Meme Armet e Berthamore!
Po gjithe keto shekuj investime,martesa,Interesa,Tradita te zhduken ne emer te Natos?
Edhe ukraina ne Rusine meme greke jane o debil? Mema grekeve eshte Rusia?
Shih mos gjen ndonje Spiro,ndonje Jorgo ne Kine,,
Ju te gjithe komentues flisni kot. Bota komandohet 100 % nga elita e Londres e New Yokut pra Illuminati edhe te gjitha veprimtarite politike e ekonomike i bejne keta te elites pra Illuminati.
Kush ishte “komunist” o demo Mavria ishte pjese e nje Doktrine me qender Rusine.
Edhe Ruset jane pjese e Doktrines Greke Orthodhokse me ish qendren ne Kostantinopolis (sot Stamboll).
Bile Polisi Kostantinopolis quhej (dhe keshtu do duhej te quhet) ishte ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
You si Arnaute dhe bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj qe luftuat per Babe Sulltanin.
Ironia eshte se mbani veten si “Pasardhes” te Ilyreve!
Per cfare Ilyresh e kini lafne o demo?