Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë
Kosovë

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Published: November 30, 2023
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, njoftoi se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanovcin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës. Gashiq deklaroi se policia “po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë trafikuesit e njerëzve”, njoftoi Ministria e Brendshme serbe më 30 nëntor.

“Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat për të parandaluar kalimin e parregullt të emigrantëve në vendin tonë. Ne do të qëndrojmë në këtë zonë, por edhe në veri të vendit, derisa ta zgjidhim plotësisht këtë problem”, tha Gashiq në qendrën rajonale të policisë kufitare në drejtim të Bullgarisë.

- Publicitet -

Policia serbe në fund të tetorit të vitit 2023 i intensifikoi veprimet pas të shtënave në qytetin Horgosh në kufi me Hungarinë, ku mbetën të vrarë tre emigrantë dhe u plagos një tjetër.

Kjo ngjarje ndodhi pas njoftimeve pothuajse të përditshme të policisë për kryerjen e kontrolleve në lokacione të ndryshme, për sekuestrim të armëve dhe municioneve dhe për “zhvendosjen” e qindra personave nga kampet jozyrtare drejt Qendrave të Pritjes të Komisariatit të Serbisë për Refugjatët.

Raportimet për dhunë dhe konflikte të armatosura mes grupeve të trafikuesve në veri të Serbisë janë bërë më të shpeshta që nga vera e vitit 2022 dhe aktivistët kanë paralajmëruar se refugjatët janë viktima si të kontrabandistëve, ashtu edhe të bastisjeve të policisë dhe organizatave të ekstremit të djathtë.

Serbia ndodhet në të ashtuquajturën “Rrugën Ballkanike”, e cila, pavarësisht rrethojave, kamerave të vëzhgimit dhe patrullave të përbashkëta kufitare, është rruga e dytë më aktive e refugjatëve, sipas raporteve të Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare (FRONTEX).

Sipas vlerësimeve të Qendrës joqeveritare për Ndihmën e Emigrantëve dhe Azilkërkuesve, aktualisht në Serbi janë rreth 5.000 refugjatë. Sipas raportit të Komisariatit shtetëror për Refugjatët nga shtatori, në 16 kampe shtetërore janë strehuar rreth 2.300 persona, kryesisht nga Afganistani, Siria, Maroku dhe Pakistani.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?