Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Serbia të nxjerrë përgjegjësit”, BE përshëndet aktakuzën e prokurorisë së Kosovës për sulmin në Banjskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Serbia të nxjerrë përgjegjësit”, BE përshëndet aktakuzën e prokurorisë së Kosovës për sulmin në Banjskë
AktualitetKosovë

“Serbia të nxjerrë përgjegjësit”, BE përshëndet aktakuzën e prokurorisë së Kosovës për sulmin në Banjskë

Published: September 12, 2024
Shpërndaje

Bashkimi Europian e përshëndeti vendimin e Prokurorisë së Kosovës për të ngritur aktakuzë ndaj dhjetëra të dyshuarve për organizimin e sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, u shpreh se personat përgjegjës për ngjarjen e 24 shtatorit, ku mbeti i vrarë një polic kosovar, do të përballen me pasoja pasi gjyqësori në Kosovë të shpallë aktvendimin ndaj tyre.

“BE-ja i ka bërë vazhdimisht thirrje Serbisë që të gjithë personat e përfshirët në këtë sulm brutal të nxirren para drejtësisë. Ngritja e aktakuzës do të thotë se procedurat gjyqësore tani do të mund të nisin dhe ne presim të shohim përfundimin e këtij procesi”, thotë Stano.

- Publicitet -
I pyetur nëse Banjska ishte temë e takimit që ambasadori i BE-së në Beograd pati sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, Stano u përgjigj se BE-ja ia ka përcjellë Serbisë vazhdimisht të njëjtën kërkesë, që ajo të bashkëpunojë plotësisht me hetimet.

“Nuk kemi nevojë për takime të veçanta që të përcjellim qëndrimet e BE-së. Ato dihen dhe janë përsëritur disa herë. Presim që Serbia të bashkëpunojë në hetime për këtë rast dhe, po ashtu, t’i bëjë përgjegjës personat e përfshirë. Këtë ua kemi përcjellë disa herë autoriteteve të Serbisë”, shton ai.

Burime diplomatike brenda bllokut europian rrëfejnë se disa shtete kanë ngritur zërin e janë ankuar për faktin që Beogradi nuk ka bërë asgjë për t’i nxjerrë këta persona para drejtësisë për sulmin e Banjskës, edhe pse dihet fare mirë se ata ndodhen në territorin e Serbisë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën
  • VIDEO: Berisha shikon rrahjen e Ramës në 97-ën

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  2. prehistoriku on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  3. Edi on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  4. Anonymous on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  5. Vl on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?