Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serveri ishte jashtë funksionit, “avullojnë” biletat e Shqipëri – Ishujt Faroe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Serveri ishte jashtë funksionit, “avullojnë” biletat e Shqipëri – Ishujt Faroe
AktualitetSport

Serveri ishte jashtë funksionit, “avullojnë” biletat e Shqipëri – Ishujt Faroe

Published: November 3, 2023
Shpërndaje

Shqipëri – Ishujt Faroe luhet të hënën e 20 nëntorit në “Air Albania” duke nisur nga 20:45.

Sfida është e fundit për kualifikueset e Euro 2024 (grupi E) dhe kuqezinjtë e Sylvinhos presin vetëm zyrtarizimin për në finalet e “Gjermani 2024”.

Mbrëmjen e së enjtes në orën 20:00 FSHF nxori në shitje biletat, të cilat “avulluan” në më pak se dy orë. Interesi ishte i lartë për këtë duel, që vjen pas atij me Moldavinë në transfertë (17 nëntor) ku me gjasë tanët do marrin zyrtarisht një biletë për më tej.

- Publicitet -

Menjëherë sapo biletat dolën online, interesi i lartë i tifozëve bëri që serveri të binte, me faqen që kishte më shumë se 4800 tifozë në pritje.

Pas orës 22:00 të kësaj të enjteje, asnjë biletë nuk kishtë më në treg.

Vlen të theksohet se çmimet e biletave për sektorët pas porte dhe në tribunën karshi varionin nga 3000-8000 lekë. Çmime të larta kur mendon se kundërshtari përballë është i renditur i fundit në grup.

“Air Albania” ka 22.500 ulëse dhe tifozët miq do jenë të paktë në numër. FSHF nuk nxori në treg asnjë biletë në tribunën qëndrore apo atë VIP, çka pritet që ato të dhurohen nga organi i futbollit për sponsorët dhe të ftuarit.

Në grupin E, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione te protesta para Kuvendit, kryebashkiaku i Memaliajt përplaset me Policinë, hidhet tymuese drejt efektivëve
  • Protestë para Kuvendit, policia ndryshon planin e masave të sigurisë
  • Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  • Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 7 persona, mes tyre edhe të mitur
  • 1,1 miliardë euro investime publike të pashpenzuara në 8 muaj, nga hekurudhat tek armatimet

Komentet e Fundit

  1. Asd on VIDEO: Banorët i dalin përpara në zyrat e KAYO-s, Rama i pyet nëse kanë ndonjë kërkesë, ky është reagimi që merr
  2. Yrhan dibra on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  3. Ethem Lalaj on ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij
  4. Gjergj on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. Kol Balla on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?