Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Serwer: Ja pse SHBA dhe BE s’i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Serwer: Ja pse SHBA dhe BE s’i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë
Bote

Serwer: Ja pse SHBA dhe BE s’i publikojnë rezultatet e hetimeve për sulmin në Banjskë

Published: December 16, 2023
Shpërndaje

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka risjellë në vëmendje sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke përmendur edhe faktin që rezultatet e paralajmëruara të hetimeve ende nuk janë publikuar.

Serwer ka thënë: “Ky është një nga ato momente në Ballkan kur ajo që nuk thuhet është më e rëndësishme se ajo që thuhet. Amerikanët dhe evropianët deri më tani nuk kanë arritur të publikojnë rezultatet e hetimeve të tyre të paralajmëruara për kryengritjen e dështuar serbe të 24 shtatorit në veri të Kosovës”.

“Me atë rast, Serbia dërgoi një grup të armatosur mirë në pritë ndaj Policisë së Kosovës, duke vrarë një oficer. Serbët gjithashtu u përpoqën të tërheqin policinë në një përleshje zjarri në një kompleks manastiri. Autorët synonin që ky incident të jepte një justifikim për ndërhyrjen ushtarake serbe. Me sa duket qëllimi ishte kapja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në Peacefare.

- Publicitet -

Serwer më tej ka thënë se nuk asnjë dyshim për atë që ka ndodhur dhe pse, por ka shtuar se pyetja e vetme e vërtetë është se kush e ka autorizuar këtë komplot terrorist. “Ishte presidenti serb Vuçiç ose jo. Nuk kam asnjë provë për këtë çështje. Por, ne e dimë se Vuçiq zakonisht i merr të gjitha vendimet e rëndësishme në Beograd”. Serwer po ashtu ka thënë se që nga “komploti i dështuar” në Banjskë, Vuçiç iu është bashkuar forcave antidemokratike në rajon, duke takuar Dodikun, Orbanin, Lukashenkon, Aliyevin e Azerbejxhanit, dhe autokratët Putin e Xi.

“Ai gjithashtu synon të ndjekë shembullin e Aliyev për të rikthyer Nagorno-Karabakun me forcë. Kur ta lejojnë rrethanat gjeopolitike, ai do të bëjë të njëjtën gjë me Kosovën”. Profesori amerikan ka folur për arsyet se pse po heshtet për këto veprime të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Këtu ka përmendur zgjedhjet që pritet të mbahen në Serbi, unitetin që kërkohet në Bashkimin Evropian për të marrë qëndrim ndaj një çështje dhe përpjekjen e Uashingtonit për ta drejtuar Serbinë kah Perëndimit.

“Disa diplomatë do t’ia atribuojnë heshtjen preokupimit në Uashington dhe Bruksel me luftën në Gaza. Kjo sigurisht meriton prioritet dhe ngadalëson vendimet e nivelit të lartë për çështje të tjera. Por, Departamenti i Shtetit dhe aparati i politikës së jashtme të BE-së merren me problemet në mbarë botën, jo vetëm çështjet kryesore të sotme”.

“Me shumë gjasa ata kanë hezituar për shkak të zgjedhjeve parlamentare serbe këtë të dielë, të cilat nuk do të sjellin surpriza të mëdha. Presidenti Vuçiç nuk do të kishte thirrur zgjedhje të hershme nëse do të mendonte se do t’i humbiste ato. Ka prova të shumta se ai po përdor dominimin e qeverisë në media, institucionet shtetërore, patronazhin dhe madhështinë për të siguruar një rezultat miqësor. Por, askush në Uashington apo Bruksel në këtë pikë nuk duhet të dëshirojë ta ndihmojë atë”, ka shkruar më tej ai.

“BE-ja ka një tjetër pengesë. Kërkon konsensus për çdo reagim serioz. Shumica e vendeve anëtare të saj mund të jenë gati të bëjnë diçka. Por, Hungaria dhe ndoshta tani, Sllovakia do të jenë të përgatitura për të bllokuar konsensusin mbi sanksionet ndaj Serbisë.

Mund të shpresoj gjithashtu që Departamenti i Shtetit po rivlerëson politikën e tij në Ballkan dhe ka nevojë për pak më shumë kohë për ta bërë atë siç duhet. Ajo ka zyrtarë të përkushtuar ndaj nocionit se ai ia ka dalë që ta bëjë Serbinë të përqafojë Perëndimin. Ndonjëherë është më e lehtë në shtet të ndryshosh personelin sesa mendjen, por kërkon kohë”, ka thënë ai.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Mediat e huaja jehonë protestës, “Reuters”: Mijëra qytetarë kërkojnë ndryshimin e qeverisë. FT: Shqiptarët i bashkohen revolucionit
  • Tjetër tragjedi në bregdet, mbytet një fëmijë 11 vjeç në Durrës
  • Efekti domino, qindra mijëra protestues në Serbi kërkojnë zgjedhje të reja
  • VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh

Komentet e Fundit

  1. Nuk do të kuptojë! on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  2. xxx on VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  3. REDAKSIA on VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Detari on VIDEO: Shpërthen revolta edhe në Kakome, banorët shembin rrethimin që u ndalonte daljen në plazh prej më shumë se 20 vitesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?